Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
E KONFIRMUAR! DASH: Eleminimi i presidentit ukrainas është objektivi i Putin
25 Shkurt 2022, 06:58Nga DOSJA
UKRAINË– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbetet “objektiv kryesor për agresionin rus”, tha mbrëmjen e kaluar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, në mes të pushtimit rus të Ukrainës.
Në një lidhje me CNN “The Situation Room”, Price tha se Zelensky “në shumë mënyra përfaqëson aspiratat dhe ambiciet demokratike të Ukrainës. Pra, sigurisht, ai do të mbetet një objektiv kryesor për agresionin rus”, ka thënë ai.
Presidenti ukrainas dhe ekipi i tij “do të marrin vendime në orët në vijim, në ditët në vijim, bazuar në atë që është në interesin më të mirë të tyre, çfarë është në interesin më të mirë të popullit ukrainas, çfarë është në interesin më të mirë të shtetit ukrainas”, ka shtuar Price.
Të njëjtën gjë konfirmoi edhe në orët e para të mëngjesit Zelensky. Ai tha: “Sipas informacioneve tona, armiku më shënoi si objektivin nr. 1, familjen time si objektivin nr. 2. Ata duan të shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke shkatërruar kreun e shtetit. Ne kemi informacione se grupet e sabotimit të armikut kanë hyrë në Kiev”.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i siguroi qytetarët e vendit se institucionet e sigurisë, duke filluar nga Policia e Kosovës me të gjitha njës...
KIEV-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky premtoi se do të qëndronte në Kiev edhe pse ushtriua ruse ka marrë urdhër për eleminimin e tij dhe të familjes së ti...
UKRAINË– Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u ka bërë lutje aleatëve perëndimorë për të ndihmuar Ukrainën dhe për të ndaluar sulmin brutal të ...
Nga Marta ShokaloIsha zgjuar natën kur mora një mesazh nga një koleg për fjalimin e Vladimir Putin që shpallte një pushtim. Më pas filluan menjëherë shpërthimet...
KIEV- 57 të vrarë e 169 të plagosur, ky është bilanci i luftës që sapo ka nisur! Presidenti rus Vladimir Putin lëshoi raketat gjatë orëve të para të mëngjesit d...
UKRAINË- Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, mund të bjerë në duart e rusëve “brenda disa orësh”, ka thënë një zyrtar i lartë i inteligjencës perëndimore. The In...
UKRAINË– “Një perde e re e hekurt po bie në të gjithë Evropën”, kështu tha presidenti i i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në deklaratën e tij më të fun...