“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
VD-LUFTA! Sulmohet Ukraina, 57 viktima, 169 të plagosur, SHBA dënon Rusinë (Zhvillimet)
24 Shkurt 2022, 06:12Nga DOSJA
KIEV- 57 të vrarë e 169 të plagosur, ky është bilanci i luftës që sapo ka nisur! Presidenti rus Vladimir Putin lëshoi raketat gjatë orëve të para të mëngjesit duke shkaktuar viktimat dhe të plagosurit e parë në Ukrainë, mes tyre edhe civilë. Ndërsa paralajmëroi se pushtimi i të gjithë vendit ishte plani i tyre. Javët e ushtrimit të diplomacisë intensive dhe vendosja e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë nuk arritën ta pengonin Putinin, i cili kishte grumbulluar rreth 150,000-200,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës. Mesa duket Rusia nuk e ka “gëlltitur” dot zgjerimin e NATO-s drejt lindjes duke pretenduar se anëtarësimi i Ukrainës në aleancën ushtarake Atlantike të udhëhequr nga SHBA ishte i papranueshëm.
Pushtimi duket sikur u paralajmërua të hënën kur Putin njohu dy rajone separatiste si të pavarura dhe urdhëroi vendosjen e atyre që ai i quajti “paqeruajtës” në territorin e tyre. Një lëvizje që Perëndimi e quajti fillimin e një pushtimi. Si përgjigje, vendet perëndimore dhe Japonia kanë vendosur sanksione ndaj bankave dhe individëve rusë. Ndërsa Gjermania ndërpreu marrëveshjen për “Nordstream2”.
Situata u përshkallëzia kur të mërkurën, separatistët i bënë një lutje Moskës për ndihmë për të ndaluar agresionin e supozuar ukrainas – pretendime që Shtetet e Bashkuara i hodhën poshtë si propagandë ruse. Teksa dukej se Rusia po përgatitej të sulmonte, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i bëri një fjalim emocional kombit, duke i kërkuar edhe homologut të tij rus që të mos niste asgjë; sipas tij lufta do të ishte “një fatkeqësi e madhe” për të gjithë botën. Nuk vleu për asgjë! Sot Putin dha urdhër për zjarr duke nisur kështu edhe pushtimin. Mediat ukrainase raportuan se qendrat e komandës ushtarake në Kiev dhe qytetin e Kharkiv në verilindje ishin goditur nga raketa ndërsa trupat ruse kishin zbritur në qytetet portuale jugore të Odesa dhe Mariupol. Deri më tani numërohen dhjetra të vdekur dhe të plagosur, ndërsa pritet që bilanci të shtohet.
Ndërkohë që trupat ruse kanë nisur që të futen në Ukrainë nga Bjellorusia, ndërsa një tjetër sulm po nis nga Krimea e aneksuar. Ukraina ka mbyllur të gjitha aeroportet për fluturimet civile, duke i cilësuar si shumë të rrezikshme, ndërsa Rusia pezulloi fluturimet e brendshme në aeroportet pranë kufirit të saj me Ukrainën deri më 2 mars. Separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje thanë se kishin pushtuar dy qytete.
Nisja e luftës që pritet të përshkallëzohet nga momenti në moment ka sjellë reagime të ashpra nga liderët botërore. Presidenti amerikan Joe Biden, i cili ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në Ukrainë, tha se Putin kishte zgjedhur një luftë të pamenduar që do të sillte “humbje katastrofike të jetëve njerëzore.” Po ashtu, shtoi se do të fliste me udhëheqësit e G7 dhe premtoi se Rusia do të mbahet “përgjegjëse” për të gjitha veprimet e ndërmarra. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi “sulmin e pamatur dhe të paprovokuar” të Rusisë dhe tha se aleatët e NATO-s do të takohen për të folur lidhur me pasojat. Shefi i OKB-së, Antonio Guterres i kërkoi Rusisë “në emër të njerëzimit” të tërhiqet nga ajo që mund të ishte “lufta më e keqe që nga fillimi i shekullit me pasoja jo vetëm shkatërruese për Ukrainën, por me një ndikim ne as nuk mund të parashikohet”. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Rusia do përballet me “izolim të paprecedentë” për sulmin e saj ndaj Ukrainës dhe do të goditet me “sanksionet më të ashpra” që BE ka vendosur ndonjëherë. Megjithatë asgjë nuk e ka detyruar Putinin të bëjë hapa pas.
UKRAINË- Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, mund të bjerë në duart e rusëve “brenda disa orësh”, ka thënë një zyrtar i lartë i inteligjencës perëndimore. The In...
UKRAINË– “Një perde e re e hekurt po bie në të gjithë Evropën”, kështu tha presidenti i i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në deklaratën e tij më të fun...
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka urdhëruar dislokimin e 7,000 trupave amerikane në Evropë. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur një zy...
UKRAINË– Banorë të panumërt të Kievit po flenë në stacionet e metrosë nëntokësore ndërsa afrohet mesnata në Ukrainë. Njerëzit, disa prej të cilëve ka...
SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se të gjitha provat sugjerojnë se Rusia synon të rrethojë dhe kërcënojë Kievin. CNN shkruan se sipas Blink...
UKRAINË- Ai ishte komiku nga televizionit ukrainas që në mënyrë të pabesueshme u bë president. Por Volodymyr Zelensky tani po drejton një komb të sulmuar, ...
UKRAINË– Më shumë se 1700 qytetarë janë arrestuar pas protestave kundër luftës në dhjetëra qytete në Rusi. CNN shkruan se më shumë se 900 u arrestuan...
UKRAINË- Nga Rusia me epsh. Ushtarët rusë të gatshëm për të pushtuar Ukrainën kanë bombarduar gratë në anën tjetër të kufirit me mesazhe në Tinder. NYPost ...