“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
E moshuara ndërroi jetë nga acari/ KMD: Diskriminim ndërprerja e energjisë
28 Janar 2022, 13:01Nga DOSJA
TIRANË– Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka reaguar pas vdekjes së 66-vjeçares Liliana Sema në fshatin Ferra të Fierit, e cila humbi jetën si pasojë e acarit. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi thekon se ndërprerja e energjisë elektrike ndaj familjeve të varfra është diskriminim. Ata i bëjnë thirrje Këshillit të Ministrave që miratojë sa më shpejt “Statusin e Klientit në Nevojë”.
Deklarata e plotë:
Ndërprerja e energjisë elektrike dhe mosfurnizimi me energji elektrike të familjeve të pamundura ekonomikisht përbën diskriminim.Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka ndërmarrë disa veprime institucionale, me vendime, rekomandime dhe duke kryer studime të cilat theksojnë se energjia elektrike është shërbim thelbësor që duhet të garantohet për çdo person në Republikën e Shqipërisë, në mënyrë që për çdokënd të garantohet një jetesë dinjitoze.Mosgarantimi i energjisë elektrike për personat dhe familjet e pamundura ekonomikisht cenon dinjitetin e tyre duke i mohuar të drejtën për shëndet, të drejtën për strehim, të drejtën për arsim, të drejtën për informim, të drejtën për të qenë qytetarë me të drejta të barabarta.KMD i bën thirrje Këshillit të Ministrave që miratojë sa më shpejt “Statusin e Klientit në Nevojë” si një e drejtë tashmë e njohur me Ligj.Gjithashtu, i bën thirrje OSHEE dhe të gjitha agjensive përbërëse të saj që të mos ndërpresin energji elektrike në asnjë moment dhe të garantojnë furnizimin me energji elektrike në çdo moment për të gjitha familjet e pamundura pa diskriminim.
DURRËS– Saimir Gjepali është arrestuar nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku ishte dënuar me më shumë se 24 vite burg për pj...
DURRËS– 34-vjecari i arrestuar si autor i dyshuar i vendosjes së tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, Arlen H...
TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar zyrtarisht në KQZ kërkesën për tu regjistruar si subjekt politik në zgjedhjet e 6 Marsit. Për zgj...
TIRANË – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Kukësit, Fahrije Gjana (Vata)...
ELBASAN – Një alarm për minë me sahat mbajti në ankth për më shumë se një orë banorët e qytetit të Elbasanit. Rreth orës 10:30, një telefonatë në Drejtori...
TIRANË– Dy persona kanë përfunduar në polici pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga është arrestuar personi me inicialet E. L., 38 vje...
ELBASAN – Oficerët e xhenios mbërritën në zonën pranë ambulancës së qytetit ku raportohet se ishte vendosur një minë me sahat.Pas sinjalizimit për alarm p...