LIVE UPDATES
Editorial

Edhe foltorja e Berishës e kapur nga oligarkët?

28 Tetor 2021, 05:14 Nga DOSJA
Edhe foltorja e Berishës e kapur nga oligarkët?

Në një nga foltoret e Berishës e dëgjova të kërkojë ndjesë në emër të PD-së për faktin se ajo i ka braktisur protestuesit e Astirit dhe jo vetëm kaq, por, me urdhër të Ramës, nuk e ka zgjedhur në listën e deputetëve Klevis Balliun, i vetmi deputet i PD-së që shkonte përditë në ato protesta. Përgjegjësinë për këtë ai ia veshi Lulzim Bashës. Në këtë pohim ka një gjysmë të vërtetë, por duke qenë i ndërtuar në stilin e kulturës së vjetër të manipulimit të njerëzve nëpërmjet të vërtetave selektive, ai nuk ngjit, përkundrazi u shtohet zhgënjimeve që përjetojmë përditë nga politika.

E them këtë, pasi kriza që ka hapur konflikti Berisha – Basha në PD mendoj se duhet shfrytëzuar për të hapur një moment reflektimi të sinqertë me njerëzit mbi problemet e thella të akumuluara jo vetëm tek opozita, por edhe më gjerë në sistemin e mbrapshtë politiko-ekonomik që kemi ngritur. Dhe marrja me gjysmën e “harruar” nga Berisha në historinë e Astirit do të ishte shumë e rëndësishme për këtë. Në pohimin e tij, Berisha ka “harruar” se drama e njerëzve të Astirit – metaforë e dramës që po përjetojnë të gjithë shqiptarët – nuk u gatua vetëm nga Edi Rama dhe Damian Gjiknuri i PS-së, por se ajo ishte pasojë e një megaoperacioni korruptiv ku protagonist ishte oligarku Ulaj, i mirënjohur si mik dhe megapërfitues në kohën e Berishës 2 dhe, po ashtu, se mosshkuarja e njerëzve të PD-së tek Astiri, ashtu sikurse edhe mosfutja në listë e Klevis Balliut duhet t’u faturohet pikërisht lidhjeve të vjetra Berisha – Basha me të dhe jo Ramës. Nuk po zgjatem me historinë që e dinë të gjithë, së bashku me ata që duartrokasin Reformën në Drejtësi, por po e përdor si hyrje për analizën time.

Duke shkruar gjatë viteve të fundit mbi gjendjen e opozitës dhe raportin e saj me sistemin dhe shqiptarët, përpara se të ngulmoja në idenë “më mirë tri banda se një bandë” – që ka mbetur si shprehja më e cituar – kam kaluar nëpër dy faza më optimiste. Ka qenë një fazë kur kam mbështetur ardhjen e Ramës në pushtet në 2013 jo pse kisha besim se ai do të sillte ndryshim, por me idenë se shqiptarët duhet ta provonin Ramën sa më parë që të bindeshin përfundimisht se edhe ky është pjesë e sistemit në mënyrë që të shpejtonin krijimin e një opozite antisistem. Me këtë ide, më 2015 kam mbështetur lëvizjen qytetare me në krye kandidatin e tyre Bojaxhi për Bashkinë e Tiranës si dhe më pas “Libran” e Ben Blushit.

Duke parë dështimin e Bojaxhiut dhe Blushit, në një fazë të dytë i jam kthyer opozitës së vjetër me idenë (pragmatiste) se për të ardhur në pushteti PD ishte “e dënuar” të godiste edhe sistemin bashkë me Ramën, pasi tashmë ato ishin bërë dy anë të së njëjtës medalje.

Në fakt, opozita provoi të bënte disa akte që u interpretuan si dalje nga sistemi, siç ishte çadra me sloganin “për republikën e re” apo kur la Parlamentin. Por këtu më duhet të sqaroj se me sistem nuk kam parasysh institucionet formale, por “institucionet” informale që qëndrojnë prapa kësaj fasade, që ndryshe i quajmë kapësit e shtetit. Kurse opozita e çadrës dhe e braktisjes së Parlamentit e përqendroi sulmin e vet tek Edi Rama, pa kryer goditje serioze ndaj anës tjetër të medaljes, për shembull pa mbështetur fuqimisht njerëzit e Astirit apo protestuesit e Kukësit, pikërisht për shkak të miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj të vjetër të sistemit.

Më në fund, duke parë se partia e Ramës po bëhej gjithnjë e më e rrezikshme pasi grumbulloi rreth vetës të gjithë oligarkët e sistemit dhe mediat e tyre duke rrezikuar asgjësimin e çdo hapësire të mbetur demokratike, kalova në një fazë të tretë kur fillova t’i mëshoj idesë, aspak entuziazmuese, por si alternativa më realiste e mbetur: “më mirë tri banda se një bandë”.

* * *

I përmenda këto tri faza si episode të serialit “Zbritja e Shqipërisë në spiralen ‘krimi ndjell krimin’”, për të marrë në analizë lëvizjen e Sali Berishës, i cili po kërkon kthimin e PD-së në kohët e mëhershme. Pyetja është: në cilin episod të serialit synon të na kthejë Berisha dhe a mund ai ta kthejë filmin mbrapsht apo do të kemi një episod të ri dhe cili mund të jetë ky?

Duke ndjekur foltoren e Berishës, ku bie në sy reduktimi i diskurit te Basha tradhtar si dhe “harrimi” i tradhtisë së “miqve” oligarkë dhe mediave të tyre që i ka rritur, fuqizuar dhe pasuruar kur ishte në pushtet, më rezulton se Berisha kërkon ta na kthejë tek episodi “Më mirë tri banda se një bandë” ose “kthim në pluralizmin oligarkik” duke i vënë titullin “Rikthim në pluralizëm”. Vazhdoj të mbetem i idesë se kjo do të ishte më pozitive sesa gjendja ku ndodhemi. Do t’i uroja sukses Berishës madje, por problemi është se kthimi te ky episod duket thuajse i pamundur dhe një ndër arsyet kryesore lidhet me “tradhtarët”, për të cilët Berisha hesht. Ashtu si PD-ja e Lulzim Bashës, unë i shoh edhe ata si “pengje” të Ramës, në fakt të këtij narkofashizmi ekonomik që e kanë ndërtuar vetë ku partia shtet, oligarkët dhe krimi i organizuar janë bërë të pasfidueshëm, pasi, përveç të tjerave, kanë me vete edhe mbështetjen amerikane.

Në këto kushte, që të kishte sukses, Berisha do të duhej të kthehej në një serial të mëhershëm, të kohës kur u premtonte shqiptarëve se do ta çlironte Shqipërinë nga “baronët e drogës”, “Klani i Zemunit”, “Dukët e krimit”, se do t’u vinte “ruspat” abuzimeve të tyre, se do të godiste mediat e ngritura me “pluhur të bardhë”, se TVSH do t’i kthente fuqinë në shërbim të interesit publik etj. si këto. Mirëpo, siç e tregoi edhe gjysmë e vërteta e Astirit që e përmenda në krye të shkrimit, ai nuk e bën dot këtë jo vetëm për shkak të lidhjeve të vjetra, por edhe sepse nuk do ta besonte kush pa futur në diskurin e foltoreve të tij edhe akuzën ndaj vetë Berishës si “tradhtari” që, kur e kishte në dorë, nuk i mbajti premtimet.

Kuptohet se dialogu i sinqertë me njerëzit mbi këtë çështje mungon krejtësisht edhe në kampin tjetër: atë të Lulzim Bashës dhe të vetëve, të cilëve duket se po mjaftohen me manipulimin e njerëzit nëpërmjet televizioneve dhe fotografive që botojnë me Yuri Kim si dhe me disa propozime ndryshimesh kushtetuese.

Bëhet edhe më dëshpëruese situata kur sheh apatinë apo mungesën e plotë në skenë të aktorëve të tjerë antisistem.

Prandaj, për të qenë realist, them se seriali “Zbritja e Shqipërisë në spiralen ‘krimi ndjell krimin’” me shumë gjasa do të ecë përpara sipas premtimit të skenaristit: “nuk keni parë gjë akoma”. Pa marrë përsipër të bëj profetin, them se episodi i ri do të na tregojë se si Rama, pasi t’ia shkulë të gjithë dhëmbët opozitës me darën e fuqishme që ka në dorë, njëri krah i së cilës janë amerikanët dhe tjetri “tradhtarët”, për të cilët Berisha nuk flet – të dy të interesuar për statuskuonë në emër të interesave të veta – do të vazhdojë të na befasojë me gjëra edhe më “të çuditshme” se ato që kemi parë deri tani, me pasoja edhe më dramatike.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial editorial fatos lubonja sali berisha fatos lubonja sali berisha

Sondazh

Poll
Editorial 27 Tetor 2021, 13:18

Bitcoin, paraja e së ardhmes?

Nga Meri Lika (burimi kryesor CNN)Në datën 7 shtator, Salvadori u bë vendi i parë në botë i cili filloi përdorimin e kriptomonedhës Bitcoin. Për të nisur përdor...

Editorial 25 Tetor 2021, 13:43

Rasti Kavala: Sprova e re mes BE dhe Turqisë

Osman Kavala nuk është dënuar asnjëherë për ndonjë krim, e megjithatë ai qëndron në paraburgim prej katër vitesh. Kjo megjithë një vendim të Gjykatës Europiane ...

Editorial 18 Tetor 2021, 13:15

Pse Humbi Albin Kurti?

Tregimi ndër shqiptarë se çdo çudi zgjatë jo më shumë se tre ditë dhe pastaj kalohet në një tjetër ngjarje çuditëse, për ta harruar atë të ...

Editorial 18 Tetor 2021, 11:13

Vazhdimi i revolucionit të Shën Valentinit

Konluzioni i përbashkët i të gjitha analizave, menjëherë sapo dolën shifrat e para të zgjedhjeve lokale në Kosovë, ishte rezultati shumë më i ulët që mori Vetëv...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë