LIVE UPDATES
Editorial

Edmond, një histori moderne e heroit klasik

15 Tetor 2021, 12:08 Nga DOSJA
Edmond, një histori moderne e heroit klasik

Është fundi i shekullit XIX. Një poet francez, Edmond Rostand, ndjek i dëshpëruar dështimin e pjesës së tij të fundit, përpara se të shkojë duarbosh dhe i pashpresë në shtëpi, ku e presin gruaja, fëmijët dhe faturat. Nuk di të bëj asgjë përveçse të shkruajë, nuk ka asnjë mundësi jetese përveç një pjesë të sukseshme, nuk ka asnjë pikë mbështetjeje përveç Sarah Bernhardt, aktores së njohur që e vlerëson edhe pas dështimit.

Të dorëzuar në shterpësinë që jep dështimi, e gjen sërish Edmondin, Sarah e suksesshme. Ajo e famshme, e shkathët, praktike, ka gjithmonë një zgjidhje, një projekt. Ka një aktor të fashmëm Kokëlen (Constant Coquelin), ka një skenë bosh, duhet vetëm një pjesë e mirë për tu ngjitur me sukses. Edmondi zgjohet nga gjumi 2- vjeçar i dështimit, niset me nxitim të vërë në jetë suksesin e tij, i entuziazmuar, i trembur, optimist.

Pas takimit me Kokëlen, gjithçka është më e qartë, dmth e pamundur. Për dy javë duhet të shkruajë shfaqjen e jetës, më të suksesshmen, më vendimtaren për karrierën dhe jetën. Është shansi i fundit për të dalë nga mjerimi i gjithanshëm. Për dy javë duhet të rigjejë vetëbesimin, subjektin dhe mbi të gjitha muzën.

Ose fati mund t’ja kthejë në të kundërt, rendin e gjërave. Mund ta fillojë nga muza.

Ndodh pikërisht atëherë kur nuk ka kohë, kur ndërsa luan bastin e jetës, Leo miku i tij, aktor mediokër e tërheq në takimin me Zhanën, garderobisten e teatrit ku punonte që donte ta bënte të vetën. Kishte vetëm një problem, garderobistja romantike nuk kërkonte Leon, ajo donte një djalë po aq romantik, nuk donte teatrin realist që i kishte zënë vendin idealistit vitet e fundit, dramat dhe komeditë prozaike që u kishin zënë vendin atyre në vargje, autorë të pandjeshëm që u kishin zënë vendin atyre të mirëve, ajo donte pikërisht Edmondin, pa e ditur që ishte ai.

Gardërobistja që po i merrte kohën e çmuar, u bë papritur frymëzuesja e tij. Edmondi vendos të ndihmojë mikun e tij për të arritur Zhanën. Nuk ka kohë, por nuk mund ta lërë Leon vetëm, ose nuk mund të mos e ritakojë vetë muzën e sapogjetur. Nuk ka kohë as për ta kuptuar nëse po e bënte për Leon apo për veten, nëse ra në dashuri me Zhanën apo ishte muza e tij. Dëshpërimi për ta ritakuar kishte fituar mbi panikun e kohës së mangët, ishte më i fortë se thirrjet e Kokëlenit dhe lutjet e gruas.

Me imazhin e Leos dhe fjalët e tij, në ballkonin e teatrit, nis romanca e Edmondit me Zhanën. Ajo shikonte Leon dhe dëgjonte Edmondin, shikonte pamjen ideale dhe dëgjonte poetin e preferuar. Ashtu si Roksana shikonte Kristianin dhe dëgjonte Siranoin. Pastaj letrat e Siranoit dhe përgjigjet e Kostanës që nuk kishin Kristianin në mes. Në fakt më parë ishte Edmondi që i shkruante Zhanës, ndërsa Leo habitej me focën që dashuria e saj merrte, kur ai mungonte.
Sirano dë Berzhwrak (Cyrano de Bergerac), një nga veprat më të njohura në glob, në 124 – vjetorin e saj, merr si shpërblim këtë komedi brilante, që Aleksis Mikalik, ka krijuar për të shpjeguar cfarë ndodhi në dhjetor 1897, kur komedia heroike u shfaq për herë të parë, për të mos u larguar nga skena për 300 ditë resht. Çfarë e shtyu Edmond Rostant të shkruante kryeveprën e tij dhe të Teatrit Francez, një nga pjesët më të luajtura në teatër, më të përkthyera në letërsi, më të përshtatura në filma. Një nga fabulat më të bukura të dashurisë, ku i shëmtuari hundëmadh, nuk mund ta bëjë për vete bukuroshen romantike me pamjen e tij dhe duhet të vuajë deri në fund të jetës që ajo ta kuptojë dashurinë.

Shikon Edmondin për ta kuptuar Siranoin, brenda Edmondit hyn dhe del heroi romantik, fisniku hundëmadh dhe nuk di kë të zgjedhësh, Edmondin apo Siranoin. Me dy skena, me një skenografi moderne, aktorët më të mirë të teatrit, që shfaqen në 2 ose më shumë role në shfaqje, na kalojnë nga Edmondi te Siranoi, na bëjmë të qajmë dhe të qeshim, në një ngjarje që vrapon.

Regjia e Andia Xhungës dhe Indrit Çobanit të jep ankthin e Edmondit që vrapon për të shpëtuar jetën e tij brenda afatit 2- javor, pastaj dëshirën që ai të ndalojë, të mendojë për Zhanën dhe të shkruajë për të, pastaj magjinë e shndërrimit të historisë tek Siranoi dhe Roksana. Atë që nuk e ka Edmondi e jep Siranoi, atë që nuk e shpjegon Siranoi në skenën e mbyllur, e gjen tek Edmondi sapo hapet skena. Në fund, ata janë bërë një personazh, Edmond dhe Sirano, Zhana dhe Roksana, Leo dhe Kristiani. Nuk mund të duash më shumë personazhet e Mishalik, se ata të Rostan, as e kundërta. Nuk mund ta shohësh dot personazhin 124 – vjeçar të Rostan, pa personazhin e sapokrijuar të Mishalik.

Siranoi i rishpikur në variantin modern, rikthimi i letërsisë idealiste dhe romantike me humorin modern, skenat e rënda klasike që mund të rrinë brenda skenave moderne të krijuara në çast, teatri Klasik që mund të rri brenda teatrit modern. Të gjitha këto i përjeton brenda një shfaqjeje të vetme. Sigurisht duke qeshur.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial editorial andia xhunga edmond rostant indrit çobani andia xhunga edmond rostant indrit çobani

Sondazh

Poll
Editorial 15 Tetor 2021, 11:48

Për një opozitë post-berishiste

Dy elementet bazë të opozitarizmit berishist janë denoncimi hiperbolik dhe agresiviteti, që nga ai verbal deri tek ai fizik. Denoncimet e Berishës ndaj kundërsh...

Editorial 14 Tetor 2021, 11:04

Dinjitetin nga qesharakja e ndan vetëm një hap

Unë, ashtu si dhe pjesa më e madhe e njerëzve në botë, kam përçmim për Hitlerin, përçmim ky i cili pjesën më të madhe të kohës kalon në urrejtje, ...

Editorial 12 Tetor 2021, 08:07

Nevoja e pavarësisë energjetike

Nga Blendi KajsiuTIRANE– Në një dalje publike të pro gramuar për të qetësuar Kryeministrin dhe çoroditur qytetarët, Rama na paralajmëroi për një kr...

Editorial 10 Tetor 2021, 08:02

Gjarpëri në ato grika, kollaj s’të qasej e liga

Kryeministri ynë, në një hark kohor shumë të shkurtër na është shfaqur herë si baba Vanga kur del për të na njoftojë katastrofën energjetike dhe krizën e jashtë...

Editorial 7 Tetor 2021, 07:41

Unë nuk bindem

Në Shqipëri jemi duke parë shkatërrimin e institucioneve demokratike dhe nëpërmjet tij edhe shkatërrimin e parimeve demokrtike. Shumë njerëz mendojnë se kjo vje...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë