LIVE UPDATES
Insights

Eduard Duralliu, nipi i Faik Konicës/ Ben Blushi: Për të jetuar shet rroba te Uzina Dinamo

6 Prill 2022, 12:23 Nga DOSJA
Eduard Duralliu, nipi i Faik Konicës/ Ben Blushi: Për të jetuar

Nga Ben Blushi

Eduard Duralliun e takova rastësisht dje në mbrëmje në rrugën e Kavajës. Më pëlqeu mjekrra e tij e bollshme dhe pamja prej një njeriu në paqe me veten dhe me botën përreth. Ai ecte qetësisht në trotuar, duke i qeshur njerëzve të panjohur dhe të njëjtën gjë bëri edhe me mua kur i kërkova ta fotografoja. Kur kishte vajtur në shtëpi, dje në darkë, i kishte treguar gruas që Ben Blushi i kishte kërkuar një fotografi. A e njef mire?, e kishte pyetur gruaja. Ai ka një nishan në faqe. Nëse nuk e ka, nuk është ai. U takuam sot në ora 11.00 paradite përballë xhamisë së rrugës së Kavajës. Eduardi kishte ardhur 10 minuta më parë, unë shkova 3 minuta më vonë.

E paske nishanin, më tha. Do ti them gruas. Pasi e fotografova më tregoi historinë e tij, të cilën po e tregoj. Eduard Duralliu ka lindur para 63 vitesh si Eduard Ndoji. Babai i tij Gjin Ndoji ishte nga Mirdita. Të atin e Gjinit dhe gjyshin e Eduardit e kishin akuzuar si bashkëpuntor në organizimin e lëvizjes antikomuniste të Postribës të vitit 1946. Gjyshin ia kishin pushkatur dhe të njëjtin fat pati edhe babai Gjin Ndoji, që u pushkatua edhe ai në vitin 1962. Si agjent. Nëna e Eduardit quhej Pranvera Konica dhe ishte mbesa e Faik Koncës, pra vajza e vëllait. Ajo e lindi Eduardin në Krujë, por për shkak të persekutimit të familjes, ky jetoi shumë pak me prindërit dhe deri sa u bë burrë, nuk i njohu as nënën as babain. Eduardi përfundoi në një jetimore. Para se të pushkatohej Gjin Ndoji i la amanet djalin e vetëm një shokut të tij, një mjeku nga Tirana, Barjam Duralliut. Ky e birësoi Eduardin dhe i dha mbiemrin e tij. Kështu Eduard Ndoji u rrit si Eduard Duralliu dhe sot ka ende atë mbiemër.

Disa muaj para se të vdiste, në vitin 2000 Barjam Duralliu i tregoi Eduardit historinë e vërtetë të familjes dhe të prindërve biologjikë. Kështu Eduardi shkoi të kërkonte nënën, mbesën e Faik Konicës, Pranverën. Pranvera Konica kishte studiuar në Francë. Para persekutimit dhe pushkatimit të burrit kishte qenë mësuese në Shkodër. Kur Eduardi e gjeti kishte degraduar nga vuajtjet, alkooli dhe sëmundjet. Kishte qenë pastruese në banjot publike të Tiranës, aty ku sot është monumenti i Ushtarit të Panjohur shumë afër bustit të Sulejman Bargjinit, themeluesit të Tiranës. Ato banjo publike sot nuk janë më. Vetë Eduardi ka bërë gjithsej 9 vite burg me dy raunde. Herën e dytë u burgos kur punonte në Uzinën Nish Kimike të Tiranës.

Si në një film të realizmit socialist ku luan Ndriçim Xhepa, në Nish Kimike u prishën termoçiftet. Eduardi u akuzua për sabotim dhe shkoi në burgun e Burrelit. Më vonë u akuzua edhe për arratisje dhe kështu përfundoi dy herë në burg. Në vitin 1991 më në fund arratiset në Jugosllavi. Që aty shkon në Belgjikë dhe martohet me një bullgare. Që nga ajo kohë është martuar dhe dy herë të tjera. Gjithsej tre herë. Me një greke dhe pastaj sot e kësaj dite me një shqiptare.
Ka gjithsej 6 fëmijë. Dy djem dhe katër vajza nga tre martesa. Eduardi flet nga pak disa gjuhë. Më mirë di serbishten, pak greqisht, pak italisht. Po frengjisht?, e pyeta, si flet?. Gjysmo-gjysmo, më tha nipi i Faik Konicës duke qeshur.

Kur po më priste para Xhamisë së Rrugës së Kavajës, po dëgjonte në Youtube një hoxhë nga Srebrenica. Ai predikonte serbisht. Po këtë çe do, i thashë. Është hoxhë, me tha, është vëllau jonë musliman. Deri në vitin 2006, Eduard Duralliu ishte katolik. Në burgun e Burrelit vetëm unë mbaja kryq, më tha. Pse u bëre mysliman, e pyeta. Më bindi një shok i burgut, tha Eduardi. Tani kam gjetur paqe. Ça ndryshimi ka, i thashë unë.

Feja katolike është e pastër, tha. Ortodoksja është shumë strikte, por ata nuk e pranojnë kollaj ndryshmin. Kurse Islami është shumë i hapur. Të pranon ashtu si je. I varfër, i pasur, i bardhë i zi. Jam shumë i qetë si musliman. Nga 6 fëmijët një djalë është katolik. Jeton në Portugali. Një vajzë është ortodokse. Jeton në Greqi. Katër fëmijët e tjerë janë muslimanë. Tre vajzat që jetojnë me të në Tiranë mbajnë shami. Njëra prej tyre e ka bërë gjysh. 

Për të jetuar Eduard Duralliu shet rroba te Uzina Dinamo. 

Jam mire, më tha. Pimë një kafe, i thashë. Jo tha, jam me Ramazan. Kur të mbarojë muaji takohemi. Do të them dhe histori të tjera.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog ben blushi eduard duralliu ben blushi eduard duralliu

Sondazh

Poll
Insights 31 Mars 2022, 09:56

Histori jete dhe histori teatri

Nga Josif PapagjoniMbaj mend se e kam lexuar komedinë e famshme “Sirano de Berzherak”, ndofta para 40-50 vjetëve. Në një sfond të kuq, plot dritë, kopertina e l...

Insights 28 Mars 2022, 15:40

Grushti

Nga Kostana MoravaUne dhe B, kusheriri im, jetuam bashke per nje periudhe jo te vogel kohe. B kish humbur babain dhe dhimbja qe aq e madhe sa nuk mund te jetoni...

Insights 20 Mars 2022, 10:01

Shtëpitë publike në komunizëm

Nga Ilir GjiniProstitucioni, profesioni më i vjetër në botë, çuditërisht ka ekzistuar edhe në monizëm. Duket e pabesushme që një sistem që survejonte gji...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë