LIVE UPDATES
Ekonomi

86% e kredisë bankare është e mbuluar me kolateral, dominojnë pasuritë e paluajtshme

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar shkalla e mbulimit të kredisë me kolateral u rrit më tej nga niveli prej 85% i vitit 2021. Lloji më i përdorur i kolateralit nga bankat vazhdojnë të jenë pasuritë e paluajtshme.

8 Gusht 2023, 16:21 Nga m.s
86% e kredisë bankare është e mbuluar me kolateral,
foto ilustruese

86% e kredisë bankare është e mbuluar me kolateral. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar shkalla e mbulimit të kredisë me kolateral u rrit më tej nga niveli prej 85% i vitit 2021. Lloji më i përdorur i kolateralit nga bankat vazhdojnë të jenë pasuritë e paluajtshme.

Pronat mbulojnë 60% të portofolit të kredisë në valutë të huaj dhe 52% të portofolit të kredisë në lekë. Përdorimi i pasurive të paluajtshme si kolateral është më i lartë te individët, ku pronat garantojnë 72% të kredive në valutë dhe 55% të kredive në lekë. Për bizneset, pasuritë e paluajtshme mbulojnë 70% të kredisë në valutë dhe 48% të kredisë në lekë.

Shkalla e lartë e garantimit të kredive me kolateral në pasuri të paluajtshme e bën sektorin bankar të ekspozuar ndaj zhvillimeve në tregun e pronave. Një rënie e mundshme e çmimeve të pronave do të krijonte rreziqe të shtuara për shëndetin e sektorit bankar në vend.

Për këtë qëllim, Banka e Shqipërisë ka përgatitur qysh vitin e kaluar projektrregulloren “Për raportimin e të dhënave, identifikimin dhe monitorimin e treguesve mbi huadhënien dhe investimet për pasuri të paluajtshme”. Sipas Bankës së Shqipërisë, ajo ka si qëllim të përmirësojë të dhënat që do të mblidhen nga bankat për ekspozimin e tyre në tregun e pasurive të paluajtshme.

Për shembull, do të mblidhen të dhëna jo vetëm për ekspozimin e tyre tek banesat, por edhe te pasuritë e paluajtshme tregtare; do të kërkohen tregues që lidhen jo vetëm me kreditë e reja por edhe për ato të stokut ekzistues; do të mblidhet informacion mbi të dhënat që banka merr nga huamarrësi lidhur me ngarkesën e tij me borxh etj. Paralelisht, projekti i mundëson Bankës së Shqipërisë që të përdorë disa prej treguesve të standardeve të huadhënies, si instrumente të politikës makroprudenciale, për të kontrolluar ecurinë e ekspozimit të bankave ndaj kredidhënies në tregun e pasurive të paluajtshme, për ato segmentet që vlerësohen me rrezik më të lartë.

Llojet e tjera të kolateralit mbulojnë 33% të kredisë në valutë dhe 27% të kredisë bankare në lekë. Këtu përfshihen edhe një pjesë relativisht e vogël e kredisë që mbulohen me kolateral në formën e parasë cash, që përbën edhe llojin më cilësor të kolateralit për bankat. Kolaterali në cash mbulon 4% të kredisë në valutë dhe 2% të kredisë në lekë.

Ndërkohë, pjesa tjetër e kredisë së kolateralizuar është e mbuluar me lloje të tjera kolaterali, ku përfshihen makineritë e pajisjet, inventarët ose llojet e tjera të kolateralit financiar përveç parasë cash, si për shembull, aksione të shoqërive tregtare apo portofole kredie, në rastin e kredive të dhëna për institucionet financiare, etj.

Ndërkohë, kredia e pambuluar me kolateral në fund të vitit kaluar përbënte 14% të totalit të portofolit të kredisë së sektorit bankar, në rënie nga niveli prej 15% i një viti më parë.

Kredia e pakolateralizuar përbën vetëm 7% të kredisë në valutë, por ka një peshë më të madhe te kredia në lekë, me 20%. Kjo ndodh kryesisht sepse kredia konsumatore e individëve, që përbën edhe pjesën më të madhe të kredisë së pambuluar me kolateral, jepet në masën dërrmuese në monedhën vendase. Tek individët kredia e pakolateralizuar përbën 38% të kredisë në lekë dhe 15% të kredisë në valutë, ndërsa tek bizneset ajo ka një peshë më të vogël, përkatësisht 4% për kredinë në valutë dhe 2% për kredinë në lekë. /Burimi i lajmit Monitor

banka e shqiperise kredi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale