Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv u shpreh se projektligji, i përafruar me Direktivën IORP II, zgjeron format e pensioneve private, si edhe politikat e investimit të shoqërive administruese, duke diversifikuar portofolin e fondeve.
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, prezantoi para Komisionit për Ekonominë dhe Financat projektligjin e ri “Për fondet e pensionit privat”. Në fjalën e tij, Mete theksoi se drafti, i hartuar edhe me ekspertizën e Bankës Botërore, jo vetëm përafron kuadrin aktual me legjislacionin dhe direktivat evropiane, por edhe synon t’i japë një ritëm të ri zhvillimi tregut të fondeve të pensioneve private.
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv u shpreh se projektligji, i përafruar me Direktivën IORP II, zgjeron format e pensioneve private, si edhe politikat e investimit të shoqërive administruese, duke diversifikuar portofolin e fondeve.
Gjithashtu, ndryshimet prekin aspekte të menaxhimit dhe mbikëqyrjes të shoqërive administruese të fondeve të pensionit privat, si rritja e kërkesave rregullatore për transparencë dhe informacion për anëtarët e fondit, si edhe kërkesa të shtuara për administrimin e rrezikut.
“Objektivat kryesore që synohet të arrihen janë mbrojtja e interesave të anëtarëve të fondit të pensionit privat, nëpërmjet vendosjes së standardeve më të larta për mirëinformim dhe transparencë, nxitja e pjesëmarrjes në skemë nëpërmjet përfshirjes automatike, si dhe rishikimit të politikës tatimore me synim krijimin e lehtësirave fiskale, forcimi i kuadrit mbikëqyrës e rregullator, si edhe rritja e profesionalizimit në administrimin e fondeve të pensionit privat nga ana e shoqërive administruese,”-u shpreh Mete.
Projektligji i propozuar sjell përmirësime lidhur me procedurën e licencimit të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit, forcimin e rregullave të qeverisjes së shoqërive administruese, forcimin e funksionit të menaxhimit të rrezikut apo menaxhimit të kontrollit të brendshëm si dhe forcimin e rregullave për transparencën dhe komunikimin me klientin në funksion të mbrojtjes së interesave të tij dhe nxitjes së besimit për pjesëmarrje në fondin privat të pensionit.
Në fund të vitit 2022, vlera neto e aseteve në fondet e pensioneve private arriti në rreth 5.7 miliardë lekë, ose rreth 50 milionë euro, me një rritje prej rreth 1.1 miliardë lekë, ose 24.3% krahasuar me fundvitin 2021. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.12.2022 rezultoi 36,518 anëtarë duke shënuar një rritje prej rreth 8.8% krahasuar me 31.12.2021./Monitor
Foto ilustruese Depozitat me afat në lekë pësuan rënie për të nëntin vit radhazi në 2022. Sipas të dhënav...
Foto ilustruese Fabrikat e prodhimit të këpucëve në vend hynë në vitin e dytë të tkurrjes së të ardhurave...
Foto ilustruese TIRANË- Ndër të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është shteti që ofron sub...
Foto ilustruese Mirëmbajtja e sistemit të Ndihmës Ekonomike dhe shërbimit social për Ministrinë e Shëndetësisë...
Italianët kanë qenë ata që kanë kryesuar grupin e vizitorëve në muajin dhjetor 2022 në strukturat akomoduese shqiptare...
Fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe të këpucëve u tkurrën në numër dhe në punonjës gjatë vitit 2021 në...
Investimet në toka e troje të bizneseve shënuan një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2021. Të dhënat e INSTAT në A...
Ndonëse është një nga shtetet që ka një popullsi të vogël, shtetasit shqiptarë po zënë një pesh&eu...
Foto ilustruese Rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë për të luftuar inflacionin ka dhënë e...
Foto ilustruese Normalizimi i politikës monetare dhe rritja e normës bazë të interesit që nisi marsin e kaluar u transmetua në...