Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re konsumatore e dhënë gjatë vitit 2024 arriti në 47.2 miliardë lekë ose rreth 470 milionë eurove (llogaritur me kursin mesatar të 2024). Kjo shumë përfshin kreditë konsumatore me këste dhe paradhëniet bankare apo overdraftet e individëve.
TIRANA- Huamarrja e shqiptarëve për qëllime konsumi arriti një nivel rekord vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re konsumatore e dhënë gjatë vitit 2024 arriti në 47.2 miliardë lekë ose rreth 470 milionë eurove (llogaritur me kursin mesatar të 2024). Kjo shumë përfshin kreditë konsumatore me këste dhe paradhëniet bankare apo overdraftet e individëve. Krahasuar me vitin 2023, kredia konsumatore ka shënuar një rritje mjaft të lartë, me 25% më shumë.
Huadhënia konsumatore është e përqendruar në pjesën dërrmuese në monedhën vendase. Më shumë se 89% e kredisë së re konsumatore të dhënë vitin e kaluar ka qenë në lekë. Rritja e kredisë paraqitet mjaft e lartë si në segmentin e mallrave të qëndrueshme, ashtu edhe në atë për mallra jo të qëndrueshme.
Mallrat e qëndrueshme në përgjithësi përkufizohen si produkte që kanë një jetëgjatësi më të madhe se tre vjet. Kredia konsumatore për këtë qëllim përfshin kryesisht financimin e blerjes së pajisjeve elektronike, elektroshtëpiake, mobiljeve, automjeteve, etj.
Në fund të vitit të kaluar, portofoli total i kredisë konsumatore arriti vlerën e 64.2 miliardë lekëve ose rreth 654 milionë eurove. Me bazë vjetore, portofoli i kredisë konsumatore është zgjeruar me 15%. Për shkak se kredia konsumatore ka afate më të shkurtra maturimi, edhe amortizimi i portofolit është relativisht i shpejtë, çka bën që zakonisht zmadhimi i portofolit të jetë më i ngadaltë krahasuar me rritjen e kredisë së re.
Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, kredia konsumatore në Shqipëri dominohet nga financimet për mallra jo të qëndrueshme, që përbëjnë 58% të portofolit total, e ndjekur nga kredia për mallra të qëndrueshme me 32%. Pjesa e mbetur, prej rreth 10% konsiston në overdrafte të tërhequra nga individët.
Rritja e kredisë konsumatore po konfirmon ecurinë pozitive të kreditimit të individëve, e mbështetur nga ecuria e mirë e ekonomisë dhe nga normat relativisht të ulëta të interesit. E gjithë kredia e re për individët vitin e kaluar arriti vlerën prej 106.7 miliardë lekësh, me një rritje prej më shumë se 16% krahasuar me një vit më parë.
Analizat e Bankës së Shqipërisë kanë treguar se kredia konsumatore zakonisht ka një natyrë prociklike, duke qenë se është një kredi që mbështet konsumin dhe ndjek rritjen e tij. Përveç kontributit të turizmit, duket se konsumi privat në ekonomi po mbështetet edhe nga cikli në rritje i kreditimit të konsumatorëve vendas nga sektori bankar.
Gjithashtu, ecuria e mirë e tregut të punës, karakterizuar nga norma papunësie pranë niveleve më të ulëta historike dhe rritja dyshifrore e pagave, në vetvete përbëjnë premisa pozitive për të mbështetur rritjen e kredisë konsumatore në ekonomi./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Investimet në rrjetin energjetik të transmetimit dhe shpërndarjes janë objekt i dy kontratave të fund...
Foto ilustruese TIRANA- Metodologjia e Eurostat referoi një vlerë më të lartë të inflacionit në muajin shkurt 2025 n&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për muajin shkurt 2025 reflekton ecurinë e të mir...
Gent Sejko TIRANA- Guvernatori Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mbajti sot fjalën në forumin e biznesit “E ardhmj...
Foto ilustruese TIRANË - Inflacioni bazë pësoi rënie për të dytin muaj radhazi në shkurt. Sipas të dhënave ng...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria shqiptarë ka planifikuar të marrë hua 100 miliardë lekë në tregun e brendshëm financiar ...
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i qirave po “shpërthen” nga flukset e turistëve të huaj, por të ardhurat zyrtare nga qirat&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Kredia për sektorin e ndërtimit u rrit për të katërtin vit radhazi në 2024 dhe arriti nivelin më...
Foto ilustruese TIRANË - Të gjitha aktivitetet prodhuese në vend shënuar rënie të shitjeve, përveç ndërtimit...
Foto ilustruese TIRANA- Shitjet në sektorin e shërbimeve kaë vijuar me tendencë pozitive në tremujorin e katërt të vitit...