LIVE UPDATES
Ekonomi

Të ardhurat buxhetore, rritje vjetore 12.5% në shkurt, por shpenzimet në ngërç

Tejkalimi i të ardhurave në njërën anë dhe mosrealizimi i shpenzimeve po mban në suficit arkën e shtetit në një kohë që nevojat për financime publike janë të mëdha.

20 Mars 2025, 14:17 Nga M.B
Të ardhurat buxhetore, rritje vjetore 12.5% në shkurt, por shpenzimet
Foto ilustruese

TIRANA- Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për muajin shkurt 2025 reflekton ecurinë e të mirë të mbledhjes së të ardhurave, por në krahun e shpenzimeve vijojnë dobësitë me mosrealizimin sipas planit. Tejkalimi i të ardhurave në njërën anë dhe mosrealizimi i shpenzimeve po mban në suficit arkën e shtetit në një kohë që nevojat për financime publike janë të mëdha. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave të ardhurat totale për muajin Shkurt 2025 arritën në rreth 117.3 miliardë lekë. Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e dytë të vitit 2025, arritën në rreth 93.8 miliardë lekë.

Të ardhurat totale, për muajin Shkurt 2025, arritën në rreth 117.3 miliardë lekë ose 102.4 % e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 13 miliardë lekë më shumë ose 12.5% më shumë. Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat pa kontributet, për periudhën Shkurt 2025, janë në shumën 77.7 miliardë lekë, 1.1 miliardë lekë ose 1.5% më shumë se plani për Shkurtin e vitit 2025. Krahasuar me Shkurtin 2024, janë mbledhur 8.1 miliardë lekë ose 11.6% më shumë.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 33.6 miliardë lekë, 1.7 miliardë lekë ose 5.3% më shumë se Shkurti 2024. Të ardhurat nga TVSH në import për muajin Shkurt 2025 janë 22.5 miliardë lekë, 809 milionë lekë ose 3.7% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 9.5 miliardë lekë, 913 milionë lekë ose 10.7% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, si dhe realizim 110 milionë lekë ose 1.2% më shumë se plani i akcizës i muajit Shkurt 2025. Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 406 milionë lekë, sa e njëjta periudhë e një viti më parë dhe realizim në masën 104.3% kundrejt planit. Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 1.2 miliardë lekë, një realizim në masën 91% kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për Shkurtin 2025 u realizuan në masën 44.1 miliardë lekë, 6.4 miliardë lekë ose 17% më shumë se Shkurti i vitit të kaluar. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 1.5 miliardë lekë ose 3.4% më shumë.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizua në masën 16.1 miliardë lekë, 2.3 miliardë lekë ose 17% më shumë se Shkurti 2024. Rimbursimet për periudhën Shkurt 2025 janë 2.3 miliardë lekë, një realizim +343 milionë lekë ose 17.2% më shumë se plani i periudhës. Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 6.4 miliardë lekë, 440 milionë lekë, ose 7.4% më shumë se Shkurti 2024, si dhe 182 milionë lekë ose 2.9% më shumë se plani i Shkurtit 2025 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 13.5 miliardë lekë, 3 miliardë lekë ose 29% më shumë se Shkurti 2024, si dhe 1.3 miliardë lekë ose 10.6% më shumë se plani i Shkurtit 2025. Taksat nacionale, për periudhën Shkurt 2025, u realizuan në masën 8.1 miliardë lekë, 599 milionë lekë ose 8% më shumë se Shkurti 2024, si dhe 30 milionë lekë ose 4.8% më shumë se plani për Shkurtin 2025.

Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH u realizuan në masën 30 miliardë lekë, 3.1 miliardë lekë ose 11.6% më shumë se Shkurti 2024, si dhe realizim në masën 102.4% të planit të periudhës. Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e dytë të vitit 2025, arritën në rreth 93.8 miliardë lekë me një realizim në masën 92.8 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 12 për qind më i lartë ose rreth 10.1 miliardë lekë më shumë.

Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 2 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 11.4 për qind të planit vjetor.Shpenzimet korente, për periudhën 2 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 90.7 miliardë lekë. Ky zë ka rezultuar 10 përqind më i lartë ose rreth 8.2 miliardë lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shpenzimet kapitale, për periudhën 2 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 3.1 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 1.9 miliardë lekë më shumë ose rreth 150.6 përqind më i lartë./ Monitor

ekonomi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj