Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave, shuma planifikuar e huamarrjes do të ulet me 5.2% krahasuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
TIRANA- Qeveria shqiptarë ka planifikuar të marrë hua 100 miliardë lekë në tregun e brendshëm financiar gjatë tremujorit të dytë të vitit. Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave, shuma planifikuar e huamarrjes do të ulet me 5.2% krahasuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjithashtu, huamarrja e brendshme pritet të jetë më e ulët krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, me rreth 24.5% më pak.
Kjo shumë përfshin huamarrjen e re dhe rifinancimin e instrumenteve të maturuara gjatë periudhës. Kërkesa më e pakët e qeverisë për huamarrje krahasuar pritet të mbajë të kufizuara presionet për rritjen e yield-eve në tregun e brendshëm financiar. Në tremujorin e parë të vitit, yield-et kanë vijuar tendencën rënëse që i kishte karakterizuar gjatë vitit të kaluar.
Yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore në ankandin e mesit të muajit mars ra në 2.73%, nga 2.77% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Kjo është hera e dytë që yield-i i bonove 12-mujore bie poshtë normës bazë të interesit. I njëjti nivel ishte shënuar edhe në dhjetor të vitit të kaluar. Ulja e huamarrjes së brendshme gjatë këtij viti lidhet në një masë të madhe me emetimin e Eurobondit të radhës në tregjet ndërkombëtare.
Në muajin shkurt, qeveria shqiptare realizoi emetimin e Eurobondit 10-vjeçar në Bursën e Londrës. Shteti shqiptar emetoi Eurobonde për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh, me një yield prej 5%. Kërkesa për Eurobondet shqiptare e paraqitur nga investitorët ka qenë shumë e lartë dhe arriti shumën totale të 3.7 miliardë eurove. Eurobondi prej 650 milionë eurosh do të shërbejë pjesërisht për të mbuluar deficitin buxhetor të parashikuar për vitin 2025 dhe pjesërisht për të rifinancuar Eurobondin e emetuar në 2018.
Nga Eurobondi 7-vjeçar prej 500 milionë eurosh i vitit 2018, një pjesë prej 133.3 milionë eurosh u shlye para afatit, nëpërmjet një procesi buyback (blerje mbrapsht), të vitit 2023. Shuma e mbetur prej 366.7 milionë eurosh, do të shlyhet në maturim, në vjeshtën e këtij viti, me fondet e siguruara nga Eurobondi i këtij viti. Pjesa e mbetur, prej 283.3 milionë eurosh, do të shkojë për të mbuluar deficitin buxhetor të këtij viti.
Sipas projektbuxhetit të vitit 2025, vlera e përgjithshme e huamarrjes së re të parashikuar për t’u financuar në tregun e brendshëm është 50 miliardë lekë, vlerë e njëjtë me atë të parashikuar në buxhetin e këtij viti.
Vlera totale e titujve që do të emetohen në tregun e brendshëm gjatë vitit 2025 pritet të jetë rreth 356.4 miliardë lekë, në rënie me afërsisht 6% krahasuar me vitin 2024. Instrumenti me emetime më të shpeshta dhe me shumë më të lartë do të jenë bonot e thesarit 12-mujore, që do të përbëjnë rreth 51% të vlerës totale të emetimeve. /Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i qirave po “shpërthen” nga flukset e turistëve të huaj, por të ardhurat zyrtare nga qirat&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Kredia për sektorin e ndërtimit u rrit për të katërtin vit radhazi në 2024 dhe arriti nivelin më...
Foto ilustruese TIRANË - Të gjitha aktivitetet prodhuese në vend shënuar rënie të shitjeve, përveç ndërtimit...
Foto ilustruese TIRANA- Shitjet në sektorin e shërbimeve kaë vijuar me tendencë pozitive në tremujorin e katërt të vitit...
Foto ilustruese TIRANË - Normat e interesit të depozitave me afat në lekë e mbyllën në rënie vitin e kaluar. Sipas stati...
Foto ilustruese TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë miratoi të hënën ligjin “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit&rdqu...
Foto ilustruese TIRANË- Duke përjashtuar naftën pjesa tjetër e eksporteve shqiptare ka pësuar rënie rekord në dy mujorin...
Gent Sejko TIRANA- Banka e Shqipërisë vlerëson se sistemi kombëtar i pagesave në monedhën europiane u ka kursyer klientë...
Foto ilustruese TIRANË - Paga mesatare në sektorin financiar u rrit me pothuajse 12% në fund të vitit të kaluar. Sipas të dh...
Foto ilustruese TIRANË - Kërkesa e konsumatorëve për produktet e bulmetit ka vijuar me rritje gjatë 2025-s, e ndikuar nga ulja e &...