Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sektori bankar disbursoi kredi të reja për sektorin e ndërtimit në vlerën e 48.6 miliardë lekëve, në rritje me 22.7% krahasuar me një vit më parë.
TIRANA- Kredia për sektorin e ndërtimit u rrit për të katërtin vit radhazi në 2024 dhe arriti nivelin më të lartë historik. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sektori bankar disbursoi kredi të reja për sektorin e ndërtimit në vlerën e 48.6 miliardë lekëve, në rritje me 22.7% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, rritja me një bazë të gjerë e kredisë për biznesin vitin e kaluar ka bërë që pesha e ndërtimit ndaj totalit të kredisë së re për sipërmarrjen të bjerë.
Kredia e re për ndërtimin përbënte 16.8% të gjithë kredisë së re për bizneset të dhënë nga sektori bankar vitin e kaluar, në rënie nga niveli prej 18.2% i një viti më parë. Ndërtimi ishte sektori i dytë më i kredituar në ekonominë shqiptare, pas tregtisë. Teprica e kredisë për ndërtimin në fund të dhjetorit arriti në 77.9 miliardë lekë, në rritje me 7% krahasuar me një vit më parë.
Kredia për ndërtimin ka shënuar një cikël të ri rritjeje pas pandemisë, i nxitur nga zhvillimet në sektorin e pasurive të paluajtshme, sidomos në kryeqytet dhe bregdet. Mbështetur në të dhënat e INSTAT, vitin e kaluar vlera e lejeve të ndërtimit për ndërtesa, përfshi rikonstruksionet, ishte rreth 91.8 miliardë lekë, në rritje me 13.4% krahasuar me një vit më parë. Rritja e investimeve në ndërtim është mbështetur nga kërkesa e lartë, e lidhur veçanërisht me blerjet nga jorezidentët dhe me zgjerimin e kapaciteteve akomoduese për turistët e huaj.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në mesin e vitit të kaluar indeksi Fischer i çmimeve të banesave shënoi një rritje vjetore me 16.9%. Rritja e çmimeve duket se nxitur edhe sektorin bankar të mbështesë investimet në këtë sektor. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e portofolit nuk lidhet me financimin e ndërtesave, por me atë të projekteve të investimeve në infrastrukturë. Falë një performance financiare mjaft pozitive në vitet e fundit, sektori bankar e ka shtuar oreksin për rrezik dhe po shfaqet i gatshëm edhe për ekspozime të mëdha në huatë korporative.
Rritja e shpejtë e kredisë, nga ana tjetër, po e shqetëson Bankën e Shqipërisë. Vitin e kaluar, Guvernatori, Gent Sejko, vendosi edhe aplikimin për herë të parë të një shtese kundërckilike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar. Një shtesë prej 0.25 pikë përqindje u vendos së pari në qershor 2024, ndërsa në fund të dhjetorit u vendos një rritje e mëtejshme, duke e çuar shtesën kundërciklike në nivelin 0.5%./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË - Të gjitha aktivitetet prodhuese në vend shënuar rënie të shitjeve, përveç ndërtimit...
Foto ilustruese TIRANA- Shitjet në sektorin e shërbimeve kaë vijuar me tendencë pozitive në tremujorin e katërt të vitit...
Foto ilustruese TIRANË - Normat e interesit të depozitave me afat në lekë e mbyllën në rënie vitin e kaluar. Sipas stati...
Foto ilustruese TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë miratoi të hënën ligjin “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit&rdqu...
Foto ilustruese TIRANË- Duke përjashtuar naftën pjesa tjetër e eksporteve shqiptare ka pësuar rënie rekord në dy mujorin...
Gent Sejko TIRANA- Banka e Shqipërisë vlerëson se sistemi kombëtar i pagesave në monedhën europiane u ka kursyer klientë...
Foto ilustruese TIRANË - Paga mesatare në sektorin financiar u rrit me pothuajse 12% në fund të vitit të kaluar. Sipas të dh...
Foto ilustruese TIRANË - Kërkesa e konsumatorëve për produktet e bulmetit ka vijuar me rritje gjatë 2025-s, e ndikuar nga ulja e &...
Foto ilustruese EUROPA- Në dhjetor të vitit 1703, pas një fitoreje të mahnitshme të flotës angleze dhe holandeze kundër ...
Foto ilustruese EUROPA- Pasi arriti kulmin në vitin 2022 me 11% në bazë vjetore, inflacioni në vendet e pasura ka rënë vazhdi...