Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve rezultoi në shkurt 2.4 për qind në shkurt, teksa indeksi i brendshëm i çmimeve të konsumit rezultoi 1.9% në të njëjtin muaj. IHCK përfaqëson një indeks të harmonizuar për të matur ndryshimin e çmimeve në të gjitha vendet Europës.
TIRANA- Metodologjia e Eurostat referoi një vlerë më të lartë të inflacionit në muajin shkurt 2025 në raport me matjet kombëtare të INSTAT. Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve rezultoi në shkurt 2.4 për qind në shkurt, teksa indeksi i brendshëm i çmimeve të konsumit rezultoi 1.9% në të njëjtin muaj. IHCK përfaqëson një indeks të harmonizuar për të matur ndryshimin e çmimeve në të gjitha vendet Europës.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 5,9% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,1%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,1% secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,9%, “Veshje dhe këpucë” me 2,3%, “Shërbimi arsimor” me 1,8%. Grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u rrit me 1,3%, “Komunikimi” me 1,1%, “Shëndeti” me 0,8%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1,1%, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,1%.
Në muajin shkurt 2025, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,3%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,8%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,4%, “Shëndeti” me 0,3%. Grupi “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje, “Argëtim dhe kulturë”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” u ulën me 0,9%, pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 0,6%.
Për muajin shkurt rritja më e madhe çmimeve ishte në Hungari me rreth 5.8 për qind e ndjekur nga Rumania, Estonia, Kroacia dhe Belgjika me mbi 4%, ndërsa në krahun tjetër u rendit Zvicra me rritjen më të ulët të çmimeve me vetëm 0.2%, Franca me 1%. Në BE inflacioni mesatar shënoi 2.7% në shkurt 2025.
Të dhënat e çmimeve IÇK dhe IHÇK llogariten bazuar në çmimet e mbledhura në të njëjtat njësi tregtare, përdorin të njëjtën klasifikim të produkteve dhe ndajnë të njëjtën metodologji të hartimit të indeksit. IÇK është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri, ndërsa IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve.
IÇK përmban 331 produkte, ndërsa IHÇK përmban 329 produkte. Në IÇK mbulohen vetëm shpenzimet e familjeve private shqiptare të kryera brenda dhe jashtë territorit të vendit. IHÇK mbulon të gjitha shpenzimet e bëra brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, përfshirë familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistëve në Shqipëri./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për muajin shkurt 2025 reflekton ecurinë e të mir...
Gent Sejko TIRANA- Guvernatori Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mbajti sot fjalën në forumin e biznesit “E ardhmj...
Foto ilustruese TIRANË - Inflacioni bazë pësoi rënie për të dytin muaj radhazi në shkurt. Sipas të dhënave ng...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria shqiptarë ka planifikuar të marrë hua 100 miliardë lekë në tregun e brendshëm financiar ...
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i qirave po “shpërthen” nga flukset e turistëve të huaj, por të ardhurat zyrtare nga qirat&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Kredia për sektorin e ndërtimit u rrit për të katërtin vit radhazi në 2024 dhe arriti nivelin më...
Foto ilustruese TIRANË - Të gjitha aktivitetet prodhuese në vend shënuar rënie të shitjeve, përveç ndërtimit...
Foto ilustruese TIRANA- Shitjet në sektorin e shërbimeve kaë vijuar me tendencë pozitive në tremujorin e katërt të vitit...
Foto ilustruese TIRANË - Normat e interesit të depozitave me afat në lekë e mbyllën në rënie vitin e kaluar. Sipas stati...
Foto ilustruese TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë miratoi të hënën ligjin “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit&rdqu...