Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në vitin 2024, rreth 41% e bizneseve shqiptare shpreheshin se “priren të pajtohen” ose ishin “plotësisht dakord” me pohimin se është e zakonshme të paguhen pagesa apo dhurata shtesë për të mbaruar punët me zyrtarët. Në vitin 2025, kjo përqindje shkon në 50%, me rritje 9 pikë përqindje brenda vetëm një viti të bizneseve që e konsiderojnë ryshfetin si praktikë të zakonshme.
Ryshfeti që bizneset paguajnë ndaj administratës publike është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025 sipas të dhënave të fundit nga Barometri i Ballkanit, të cilat tregojnë përkeqësim të perceptimit të bizneseve në Shqipëri lidhur me pagesat e parregullta, pavarësisht se pjesa më e madhe e shërbimeve po kalon online.
Në vitin 2024, rreth 41% e bizneseve shqiptare shpreheshin se “priren të pajtohen” ose ishin “plotësisht dakord” me pohimin se është e zakonshme të paguhen pagesa apo dhurata shtesë për të mbaruar punët me zyrtarët. Në vitin 2025, kjo përqindje shkon në 50%, me rritje 9 pikë përqindje brenda vetëm një viti të bizneseve që e konsiderojnë ryshfetin si praktikë të zakonshme.
Në vitin 2024, një pjesë më e madhe e bizneseve shprehnin hapur “jo-dakord” me këtë pohim, ndërsa në 2025 pesha e atyre që “nuk janë aspak dakord” apo që “kanë tendencë të mos jenë dakord” bie, duke treguar se rezistenca ndaj normalizimit të ryshfetit po dobësohet. ( shiko grafikun e mëposhtëm).
Anketa e Barometrit 2025 tregon se klima e perceptuar e korrupsionit në marrëdhëniet mes biznesit dhe administratës në Shqipëri është përkeqësuar, pasi gjithnjë e më shumë biznese që e shohin pagesën e ryshfetit si pjesë të zakonshme të funksionimit të sistemit.
Në krahasim me rajonin, Shqipëria shfaq një përkeqësim më të theksuar të ryshfetit nga 2024 në 2025. Në nivel rajonal, përqindja e bizneseve që “priren të pajtohen” ose janë “plotësisht dakord” se ryshfeti është i zakonshëm rritet nga rreth 41% në vitin 2024 në 47% në 2025, pra një rritje prej afërsisht 6 pikë përqindje. Në Shqipëri, kjo rritje është më e fortë me 9 pikë përqindje.
Bosnja kryeson Rajonin me 67 % të bizneseve që perceptojnë ryshfetin si mekanizëm në punët me administratën, pastaj Mali zi me 59 % dhe Shqipëria me 50%. Nivelin më i ulët perceptohet në Serbi me 30%.
Ndryshe nga rajoni, ku rritja e perceptimit të ryshfetit shoqërohet me një shpërndarje më të balancuar të qëndrimeve, në Shqipëri vihet re një zhvendosje më e fortë drejt pranimit të kësaj praktike.
Rritja më e fortë e perceptimit për ryshfetin në Shqipëri po shkaktohet edhe barra administrative dhe paqartësia rregullatore. Procedurat e gjata, ndryshimet e shpeshta ligjore dhe interpretimi i pa-unifikuar i rregullave krijojnë hapësirë për negocim informal, ku pagesat e parregullta shihen si mënyrë për të përshpejtuar apo siguruar zgjidhje.
Bizneset që operojnë në mënyrë formale shpesh ndihen më të ekspozuara ndaj inspektimeve dhe gjobave, ndërsa informaliteti tolerohet në mënyrë selektive./MONITOR
Foto ilustruese Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të procesit të integrimit europian, ku cilësia e reformave, koo...
Foto ilustruse Hamit Boja, fermer nga fshati Galigat i Gramshit, një zonë e njohur për prodhimin e perimeve, zotëron një parcel&eu...
Foto ilustruse Agron Çakalli, drejtues i Federatës Bujqësore të Elbasanit, thekson se fermerët duhet të mbështeten gja...
Foto ilustruse Porta e Paqes Qiellore në Pekin nuk ishte aspak e qetë më 3 shtator, kur Xi Jinping, Kim Jong Un, Vladimir Putin dhe të ...
Foto ilustruse Në paketën fiskale që shoqëron buxhetin e vitit 2026, qeveria shqiptare ka propozuar disa masa të reja që syno...
Foto ilustruese Disa analistë janë të mendimit se një nga faktorët kryesorë që nxisin rritjen e çmimeve për ...
Foto ilustruese Çmimet e larta janë çështja më shqetësuese ekonomike e shqiptarëve sipas rezultateve të Baromet...
Foto ilustruese Ekonomia e vendit u zgjerua me 3.5 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, por të dhënat e fundit n...
Bashkimi Europian do të vijojë të financojë programet IPA në Shqipëri, duke vënë në dispozicion 100 mln euro p&eu...
Foto ilustruese Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po vijojnë të kenë një tendenc&e...