LIVE UPDATES
Ekonomi

BENZ po bie nga “froni” shumëvjeçar në Shqipëri; 41% e autoveturave gjithsej janë më të vjetra se 20 vjet

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në vitin 2022 në vend kishte gjithsej 639.379 autovetura, që përbënin 80.3% të totalit të mjeteve gjithsej në vend 796.438 mjete gjithsej me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht”). Pjesa tjetër përbëhet nga “Automjetet për transport të përzier” (6,5%) dhe “Motor” (5,4%).

21 Korrik 2023, 18:40 Nga k.m.
BENZ po bie nga “froni” shumëvjeçar në
Foto ilustruese

Markat BENZ dhe Volkswagen janë më të pranishmet në rrugët e Shqipërisë. Benz ishte i pari i preferuari pas viteve ’90 për shkak të fortësisë së përshtatshme për rrugët e shkatërruara, ndërsa më pas filloi të preferohej Volkswagen si makinë ekonomike, por ndërkohë hynë dhe marka të tjera të shumëllojshme. Sipas INSTAT, gjithsej në vend qarkullonin 116.204 autovetura të tipit Mercedes Benz, me 18.17% të totalit të autoveturave. Megjithatë, kjo markë duket se po bie nga “froni”, teksa po bëhen të preferuara makinat e vogla dhe ekonomike.

Në fund të vitit 2022 kishte 115.064 autovetura të tipit Volkswagen, me 18% të totalit, duke iu afruar me shpejtësi BENZ. Madje të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se në tremujorin e parë të këtij viti Marka “Volkswagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve të reja rrugore me 20,4%, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 16,3%.

Marka e tretë më e preferuar është DAIMLER CHRYSLER (10.4%) e ndjekur nga Ford (9.6%), Opel (5.2%), Audi (5.8%), Fiat (3.9%); Toyota (4.6%), BMW (3.4%); Renault (3.4%).

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në vitin 2022 në vend kishte gjithsej 639.379 autovetura, që përbënin 80.3% të totalit të mjeteve gjithsej në vend 796.438 mjete gjithsej me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht”). Pjesa tjetër përbëhet nga “Automjetet për transport të përzier” (6,5%) dhe “Motor” (5,4%).

Në vitin 2022, numri i autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë është 232. Në vitin 2021, ky tregues ishte 212 autovetura për 1.000 banorë.

41% e autoveturave janë më të vjetra se 20 vjet

Flota e mjeteve që operojnë në Shqipëri vijon të mbetet shumë e vjetër dhe po zëvendësohet me ritme të ngadalta. Gati 41% e autoveturave që qarkullonin deri në fund të vitit 2022 kishin një moshë më të lartë sesa 20 vite. 51% kishin një moshë nga 11-20 vite; 5.5% nga 6 deri në 10 vite dhe vetëm 5 mijë makina, apo 0.8% janë të reja, me vit prodhimi prej më pak sesa dy vjet.

Megjithatë numri i mjeteve të vjetra po bie. Sipas INSTAT, Numri i autoveturave të regjistruara në vitin 2022, me vit prodhimi 2011-2022 është rritur me 27,1%, grupi 2000-2010 është rritur me 7,7% ndërsa grupi i autoveturave me vit prodhim para vitit 2000 ka pësuar rënie me 0,8%. Në vitin 2022, marka “Mercedez Benz” regjistrohet si marka më e përdorur e autoveturave të regjistruara me vit prodhimi para 2000 dhe viteve 2011-2022. Marka “Volkswagen” regjistrohet si marka më e përhapur e autoveturave me vit prodhimi 2000-2010.

Durrësi kryeson për numrin e lartë të automjeteve

Në vitin 2022, numri i autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë në qarkun Durrës është 301, i ndjekur nga qarku Lezhë me 287 autovetura për 1.000 banorë. Qarku me numrin më të vogël të autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë është qarku Korçë me 165 autovetura për 1.000 banorë.

61% e autoveturave janë manuale

Autoveturat me kambio “Manuale” zënë pjesën më të madhe (60,8%) të autoveturave gjithsej që rezultojnë me status “aktiv” ose “të çrregjistruara përkohësisht” në vitin 2022.

74% e makinave janë me naftë

Numri më i madh i autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë në vitin 2022 përdorin lëndë djegëse “Naftë” duke zënë 73,7% nga 73,6% në vitin 2021, ndjekur nga autoveturat që përdorin lëndë djegëse “Benzinë” me 16,7% ndaj numrit gjithsej të autoveturave nga 17,3% që ky grup zinte deri në vitin 2021. Numri i autoveturave që përdorin lëndë djegëse “Naftë” në vitin 2022, është rritur me 7,8% në krahasim me vitin 2021./Monitor

mercedes benz

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet