LIVE UPDATES
Ekonomi

Bizneset nuk po përshtaten dot me brezin e të rinjve

Por nëse shohim pak më afër ka një ngërç; kjo lëvizje e Visa synon të arrijë grupin e të rinjve, gjeneratën Z, të lindurit midis 1997-2012. “Gen Z kërkon kontroll”,  shpjegon Charlotte Hogg, shefe e Visa Europe , që thotë se kompania po kërkon të kuptojë se si këto të rinj mendojnë dhe sillen.

11 Shkurt 2023, 16:26 Nga k.m.
Bizneset nuk po përshtaten dot me brezin e të rinjve
Foto ilustruese

Muajt e fundit, kompania e pagesave Visa ka filluar t’i japë punonjësve një shërbim të ri: një mjet digjital që i lejon ata të kufizojnë shpenzimet në një mënyrë të personalizuar, për shembull duke kufizuar faturën në bar-kafe në një kufi të paracaktuar çdo javë. Asgjë e çuditshme në dukje. Me inflacionin që po kushtëzon buxhetet e familjeve dhe borxhet e kartave të kreditit në rekorde, konsumatorët kanë arsye për të kushtëzuar veten.

Por nëse shohim pak më afër ka një ngërç; kjo lëvizje e Visa synon të arrijë grupin e të rinjve, gjeneratën Z, të lindurit midis 1997-2012. “Gen Z kërkon kontroll”,  shpjegon Charlotte Hogg, shefe e Visa Europe , që thotë se kompania po kërkon të kuptojë se si këto të rinj mendojnë dhe sillen.

Meqë shumica e liderëve të biznesit janë “baby boomers” apo “Gen X”, të lindur nga 1946-1964 në 1965-1980, respektivisht, ndihen të hutuar nga Gen Z dhe supozojnë se janë identikë me "mijëvjeçarët" (milenialët ose ata të lindur midis 1981 dhe 1996).

Ky supozim nuk është i gabuar. Një studim i fundit nga kompania e konsulencës Oliver Wyman, që ka gjurmuar 150.000 të rinj Gen Z në më shumë se dy vite, tregon se ky brez interesohet për çështjet sociale dhe mjedisore më shumë se paraardhësit e tyre dhe presin që eksperienca digjitale të ndërthuret me atë reale. Të ngjashëm me milenialët.

Por Gen Z ka një incidencë më të lartë të çështjeve të shëndetit mendor të vetë-raportuar se sa mijëvjeçarët, ndërsa anëtarët e saj preferojnë të marrin informacionin e tyre nga kolegët në internet dhe jo nga figurat autoritare.

Qartazi kjo tregon se Gen Z-të janë rezidentë “digjitalë” të formuar nga goditjet e krizave financiare, pandemia e Covid dhe lufta në Ukrainë.

Por çështja që definon Gen Z-të është një tjetër; personalizimi. Një grup i zhytur në digjitalizim dhe telefona inteligjentë e konsideron krejtësisht normale dhe të dëshirueshme të personalizojë gjithçka – nga muzika, media, ushqimi dhe pushimet e tyre e deri te politika, identitetet gjinore dhe praktikat e tyre të punës.

Unë e quaj epoka e “Gen P”, ku zgjedhjet personale janë rregulli suprem. Një studim i Ëorkplace Intelligence dhe Amazon tregon se nëse Gen Z-të nuk e personalizojnë dot vendin e punës, ata heqin dorë.  

Personalizimi për to është normale. Kompanitë financiare po mundohen t’i ndjeki këto trende. Firma e brokerimit Robinhood i ka lejuar atyre të personalizojnë investimet, duke u fokusuar më shumë tek kriptot, para e personalizuar.

Është ende e paqartë se si do të ndodhë përshtatja, por meqë triliona dollarë do t’i kalojnë atyre në vitet e ardhshme, investitorët nuk i injorojnë dot ndryshimet konsumatore.

Çfarëdo që mendoni për vlerat e Gen Z dhe milenialëve, ky nuk është më tregu i gjyshërve tuaj. Bëhuni gati për ngritjen e Gen P./Gazeta ‘SI’

bizneset ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj