LIVE UPDATES
Ekonomi

BSH mbyll blerjet e valutës për 2022 me 15.4 milionë euro, por kursi i Euros bie sërish

Sipas kursit zyrtar të këmbimit, të premten Euro u këmbye me 114.48 lekë, me një tjetër rënie të lehtë krahasuar me një ditë më parë dhe duke shënuar njëkohësisht një rekord të ri historik. Që nga fillimi i muajit dhjetor, Euro ka pësuar një rënie me 1.7% në kursin e këmbimit me Lekun, ndërsa prej fillimit të vitit rënia ka arritur në pothuajse 5%.

20 Dhjetor 2022, 07:33 Nga DOSJA
BSH mbyll blerjet e valutës për 2022 me 15.4 milionë euro, por
Foto Ilustruese

TIRANË- Banka e Shqipërisë organizoi të premten ankandin e fundit të blerjes së valutës për vitin 2022. Shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes 5 dhe 8 milionë eurove dhe Banka e Shqipërisë vendosi të blejë të plotë vlerën e sipërme të intervalit prej tetë milionë eurosh.

Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs që ishte në intervalin mes 114.49 dhe 114.85 lekëve. Kursi mesatar i ponderuar i blerjeve në raundin e parë ishte 114.57 lekë. Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë shtesë prej 7.4 milionë eurosh, me kursin mesatar prej 114.57 lekësh. Megjithëse në ankand u ble një shumë e konsiderueshme prej gjithsej 15.4 milionë eurosh, as në këtë rast, ankandi i planifikuar i Bankës së Shqipërisë nuk ka ndikuar në forcimin e Euros në kursin e këmbimit valutor.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit, të premten Euro u këmbye me 114.48 lekë, me një tjetër rënie të lehtë krahasuar me një ditë më parë dhe duke shënuar njëkohësisht një rekord të ri historik. Që nga fillimi i muajit dhjetor, Euro ka pësuar një rënie me 1.7% në kursin e këmbimit me Lekun, ndërsa prej fillimit të vitit rënia ka arritur në pothuajse 5%.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se rënia e kursit të monedhës europiane i detyrohet ofertës së lartë të saj në tregun e brendshëm. Në muajin dhjetor, kjo ofertë rritet më tej, për shkak të zhvillimeve sezonale të lidhura me turizmin dhe kthimin e emigrantëve. Ndërkohë, në javët e fundit kërkesa për Euro në treg ka rënë ndjeshëm pas përmirësimit të situatës së prodhimit të energjisë në vend dhe uljes së nevojës për importe nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Një situatë e tillë i ka dobësuar akoma më shumë pozitat e Euros në kursin e këmbimit.

Gjatë vitit të ardhshëm, pritet që Banka e Shqipërisë pritet të rrisë blerjet në tregun e brendshëm valutor. Sipas kalendarit të ankandeve, vlera e parashikuar e blerjeve të euros parashikohet në intervalin midis 160 dhe 220 milionë eurove.

Kjo shumë përfaqëson një rritje të konsiderueshme në raport me shifrat e pritshme të këtij viti, kur shuma e blerë në tregun e brendshëm valutor vlerësohet të ketë qenë pranë nivelit të 145 milionë eurove. Në fund të muajit tetor, rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë kishte vlerën e 4.96 miliardë eurove, në rritje me 17.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Madhësia e rezervës valutore të Shqipërisë përgjithësisht vlerësohet nga institucionet e specializuara si mjaft e kënaqshme për mbulimin e nevojave të ekonomisë për valutë. Një nga kriteret kryesore në përcaktimin e vlerës minimale të nevojshme të rezervës valutore është arritja e një vlerë të mjaftueshme për të mbuluar të paktën katër muaj importe, ndërsa sipas vlerësimeve të fundit të Bankës së Shqipërisë aktualisht rezerva valutore e vendit mbulon rreth 7.3 muaj importe, duke qenë dukshëm sipër objektivave të saj minimale.

Marrë nga Monitor.al

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet