Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nga ana tjetër, Bordi i Mbikëqyrjes Publike thekson rëndësinë e bashkërendimit me Administratën Tatimore, duke patur në fokus riskun e shmangies nga detyrimet tatimore ose riskun e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit.
TIRANË- Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kanë lidhur së fundmi një marrëveshje bashkëpunimi, me synim shkëmbimin e informacioneve në fusha të ndryshme. Marrëveshja e firmosur nga z.Dritan Fino i BMP dhe z.Ceno Klosi nga DPT përmban disa pika dhe ka në fokus shkëmbimin e informacionit për veprimtarinë e kryer nga subjektet që mbajnë titullin “Auditues Ligjor” dhe “Kontabilist i Miratuar”, si dhe të profesioneve të tjera, të cilat bien ndesh me profesionin e kontabilistit të miratuar dhe audituesit ligjor.
Përmes këtij bashkëpunimi më të ngushtë, Administrata Tatimore pret të ketë një mënyrë më të fortë të kontrollit të cilësisë të Pasqyrave Financiare, duke kontrolluar subjektet certifikuese të tyre, dhe marrjen e masava të drejtpërdrejta ndaj shkeljeve të konstatuara, në bashkëpunim me BMP.
Nga ana tjetër, Bordi i Mbikëqyrjes Publike thekson rëndësinë e bashkërendimit me Administratën Tatimore, duke patur në fokus riskun e shmangies nga detyrimet tatimore ose riskun e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit.
Kryetari i Bordit, z.Dritan Fino thotë për “Monitor” se, “Marrëveshja me Tatimet i kushton rëndësi edhe atyre subjekteve që janë vlerësuar “dobët” ose “shumë dobët” nga kontrolli i cilësisë nga ana e BMP, me qëllim përfshirjen e tyre në bazën e riskut për ndjekjen e procedurave përkatëse për kontroll tatimor”.
Ndër të tjera marrëveshja parashikon realizimin e investigimeve të përbashkëta për të gjithë subjektet që ofrojnë shërbimet e Audituesit Ligjor ose Kontabilistit të Miratuar, por që nuk janë të pajisur me një licencë sipas legjislacionit në fuqi. Rëndësi i është kushtuar edhe bashkëpunimit me Hetimin Tatimor për ato raste që nga kontrolli i cilësisë ka rezultuar që ka indicie për fshehje të ardhurash ose evazion fiskal.
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Për më shumë se një vit, çdo shifër e re e inflacionit duket se i ka zënë në be...
Foto Ilustruese TIRANË- Linja 10 është lidhja e vetme e Kosovës për të ndarë rajonin me hekurudhë, duke e lidhur Ko...
Foto Ilustruese TIRANË- Rritja e eksporteve ka vijuar të jetë e ngadalësuar edhe në nëntor për të disatin muaj radh...
Foto Ilustruese TIRANË- Rritja e normave të interesit po përcillet më shumë tek kreditë dhe tek instrumentet e borxhit të...
Foto Ilustruese TIRANË- Çmimet e larta rezulton se po e reduktojnë konsumin në vend, duke ndikuar në uljen e importeve të s...
Foto ilustruese Rritja e eksporteve ka vijuar të jetë e ngadalësuar edhe në nëntor për të disatin muaj radhazi, teksa se...
Foto Ilustruese TIRANË- Huamarrja e qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar do të rritet në tremujorin e parë...
Foto Ilustruese TIRANË- Shqipëria ka pasur një vit të mirë turistik në 2022-n, si rrjedhojë e rritjes së hyrjes s&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Sektori i ndërtimit i është rikthyer rritjes në tremujorin e tretë të vitit, pas rënies n&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Qeveria ndryshon projeksionet e rritjes ekonomike për vitin 2022 dhe të borxhit publik për periudhën afatm...