4 Mars 2025, 07:17
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Buxheti i shtetit ka nisur të shfaqë simptoma kronike të paaftësisë për të shpenzuar sipas programit fondet publike. Mosrealizimi sipas planit të shpenzimeve në njërën anë po ndikon pozitivisht në uljen e borxhit publik, por nga ana tjetër ekonomia e shqiptare ka nevoja për financime për shkak se ende ka hendek të lartë në infrastrukturë në krahasim me Rajonin dhe gjithashtu ka pensione dhe paga më të ulëta në raport me fqinjët.
Të dhënat fiskale të janarit 2025 tregojnë ecuri të ngjashme me tre vitet e fundit ku të ardhurat tejkalojnë shpenzimet duke bërë që balanca buxhetore të jetë suficitare. Në muajin janar suficiti buxhetor ishte 118,1 miliardë lekë (180 mln euro) niveli më i lartë se paku që nga viti 2014.
Në muajin janar, të ardhurat totale me të dhënat finale rezultuan 64.6 miliardë me rritje 18.5 % në raport me janarin 2024, por nga ana tjetër totali i shpenzimeve buxhetore arriti në vetëm 46,4 miliardë lekë, duke bërë që balanca buxhetorë të jetë pozitive më rreth 180 milionë euro.
Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm vlera e suficitit ishte 15% më e lartë se janari 2024. Edhe viti 2024 u mbyll me një mos realizim jo të zakontë të programit të shpenzimeve publike. Me ndryshimet e fundit në aktin normativ për vitin 2024 ishin planifikuar për t’u shpenzuar 771,3 miliardë lekë, por u realizuan vetëm 728.5 miliardë lekë ose 42.7 miliardë lekë më pak se plani.
Mosrealizimi më i madh erdhi në zërin e shpenzimeve korrente me 22,7 miliardë lekë më pak se plani dhe kryesisht nga plani për rritjen e pagave. Qeveria nuk ka shpenzuar 11 miliardë lekë ose 110 milionë euro nga plani i rritjes së pagave sipas programit të vitit 2024. Një shumë tjetër prej 5.6 miliardë lekësh u kursye nga ulja e interesave të borxhit, duke bërë që gjatë vitit të kaluar, nga arka e shtetit të alokoheshin për këtë zë më pak se planifikimi.
Pjesë e fondeve të pashpenzuara në vitin 2024 është edhe një shumë prej 11 miliardë lekësh (110 milionë eurosh) në formën e bonusit të pensionistëve që do të alokohet këtë pranverë. Shqipëria, si një vend në zhvillim dhe me nivel të lartë të varfërisë relative në mbi 20% të popullsisë ka nevoja të larta për financime nga fondet publike që nga arsimi, shëndetësia, infrastruktura, pagat dhe pensionet, të cilat janë më të ulëtat në BE dhe Rajon.
Pavarësisht këtyre nevojave, buxhetit të shtetit i kanë tepruar vitin e kaluar 420 milionë euro, të cilat nuk kanë arritur të shpenzohen sipas programit, raportohet në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, teksa tepricat kanë vijuar të akumulohen edhe në janar 2025.
Suficiti buxhetor ka ndihmuar qeverinë të ulë borxhin publik përtej pritshmërive. Vitin e kaluar borxhi publik ishte 54.7 për qind e PBB-së nga 59% që ishin parashikimet afatmesme. Lehtësimi i barrës së borxhit krijon më shumë hapësira për financimin e sektorëve të tjetre në të ardhmen./ Monitor
buxheti
Ekonomi
3 Mars 2025, 15:18
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Viti 2024 nuk ishte një vit i mirë për prodhimin e energjisë me një rënie prej 10.9 për qin...
Ekonomi
3 Mars 2025, 14:54
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Zhvillimet në buxhetin e shtetit vijuan të jenë pozitive në rritjen e të ardhurave në janar 202...
Ekonomi
3 Mars 2025, 14:07
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Rritja e besimit këtë muaj u përcaktua nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, tregtisë d...
Ekonomi
3 Mars 2025, 12:20
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Individët dhe kompanitë me rezidencë jashtë vendit kishin pothuajse 72 mijë llogari në sektorin...
Ekonomi
3 Mars 2025, 07:30
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ekspozimi i sektorit bankar në kredi për pasuri të paluajtshme arriti në 398 miliardë lekë, ose m&eum...
Ekonomi
3 Mars 2025, 07:22
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Qeveria shqiptare synon të thyejë rekordin historik të investimeve kapitale me fonde të brendshme në dy vi...
Ekonomi
3 Mars 2025, 07:27
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Në Tiranë vlera e pronave të konfiskuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas vendimeve t...
Ekonomi
28 Shkurt 2025, 22:59
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Pas dixhitalizimit masiv në pandeminë e Covid-19, ngadalësimi i rritjes së kërkesës globale p&e...
Ekonomi
28 Shkurt 2025, 15:16
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kapitalizimi i sektorit bankar u rrit më tej gjatë vitit të kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, ...
Ekonomi
28 Shkurt 2025, 07:26
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kreditimi i ekonomisë e nisi në rritje edhe vitin 2025. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...