LIVE UPDATES
Ekonomi

Energjia, KESH: Si presim të ndikojnë ndryshimet klimatike në kaskadën e Drinit

Duke përdorur prodhimin mesatar vjetor të 10 viteve të fundit si referencë (4400 GWh), ky reduktim i prurjeve është i barabartë me një humbje në prodhimin mesatar vjetor në përafërsisht 220 GWh (afatshkurtër) deri në 440 GWh (afatmesëm)” nënvizon KESH.

18 Mars 2023, 07:47 Nga I.A
Energjia, KESH: Si presim të ndikojnë ndryshimet klimatike në
Foto Ilustruese

TIRANË- Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në vend, me hidrocentralet mbi kaskadën e lumit Drin, parashikon që ndryshimet klimatike të mos jenë pa ndikim në afatgjatë. Të pyetur nga “Monitor”, përfaqësues të KESH thanë se korporata ka të miratuar planin e menaxhimit të riskut të ndryshimeve klimatike, me vendim të Këshillit Mbikëqyrës, Nr. 15, datë 13.12.2018, ku janë paraqitur ndikimet që mund të sjellin kushtet e reja klimatike në kaskadë.

“Rënia e parashikuar e reshjeve dhe rritja e pritshme e humbjeve të ujit, nga evapotranspirimi i shkaktuar nga temperaturat më të larta të ajrit, do të rezultojë në uljen e prurjeve mesatare vjetore prej rreth 5% në terma afatshkurtër dhe deri në 10% në terma afatmesëm.

Duke përdorur prodhimin mesatar vjetor të 10 viteve të fundit si referencë (4400 GWh), ky reduktim i prurjeve është i barabartë me një humbje në prodhimin mesatar vjetor në përafërsisht 220 GWh (afatshkurtër) deri në 440 GWh (afatmesëm)” nënvizon KESH.

Ndryshimet klimatike janë një çështje që po trajtohet me theks të veçantë viteve të fundit dhe Shqipëria nuk është imune ndaj një problemi global. Një ndër sektorët që ndikohet nga këto zhvillime është energjia. A ka KESH sot një vlerësim të përgjithshëm për ndikimet e ndryshimeve klimatike në kaskadën e Drinit, si prodhuesi më i madh në vend?

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hartuar dhe miratuar planin e menaxhimit të riskut të ndryshimeve klimatike, me vendim të Këshillit Mbikëqyrës Nr. 15, datë 13.12.2018.

Në këtë plan janë paraqitur qartë ndikimi i ndryshimeve klimatike në basenin e lumit Drin dhe masat për t’u përshtatur ndaj këtyre ndryshimeve klimatike, duke ofruar një qasje të formalizuar dhe analitike drejt menaxhimit të kapaciteteve në operimet e KESH-it për të përballuar ndryshimet klimatike, si një gjenerator hidroenergjetik dhe furnizues i energjisë elektrike.

Në zbatim të këtij plani, KESH Sh.a., ka marrë një sërë masash konkrete, strukturore dhe jostrukturore.

Cilat janë zhvillimet apo format me të cilat këto ndryshime manifestohen në prodhimin e energjisë, apo në kaskadë në sasinë e ujit të disponueshëm, ngjarjeve që ndodhin në kushte ekstreme moti, si thatësira, apo volumet e ujit në raste prurjesh të larta?

Në Planin e Menaxhimit të Riskut ndaj Ndryshimeve Klimatike janë bërë parashikime për të ardhmen afatshkurtër (2020-2039) dhe të ardhmen afatmesme (2040-2059).

Rritja e parashikuar e temperaturës së ajrit për të ardhmen afatmesme është në nivelin 2-3.5 ° C me rritjen më të lartë të temperaturës, që pritet gjatë muajve të verës.

Për sasinë e reshjeve në basenin e lumit të Drinit parashikohet një rënie e lehtë. Për të ardhmen afatmesme, rënia e pritur është në nivelin 5%, me një reduktim të reshjeve pothuajse në të gjitha stinët.

Si rezultat i rritjes së temperaturës, gjatë sezonit të dimrit do të bjerë më pak reshje bore dhe më shumë reshje shiu, gjë që do të reduktojë ndjeshëm akumulimin e dëborës.

Rënia e parashikuar e reshjeve dhe rritja e pritshme e humbjeve të ujit, nga evapotranspirimi i shkaktuar nga temperaturat më të larta të ajrit, do të rezultojë në uljen e prurjeve mesatare vjetore prej rreth 5% në terma afatshkurtër dhe deri në 10% në terma afatmesëm.

Duke përdorur prodhimin mesatar vjetor të 10 viteve të fundit si referencë (4400 GWh), ky reduktim i prurjeve është i barabartë me një humbje në prodhimin mesatar vjetor në përafërsisht 220 GWh (afatshkurtër) deri në 440 GWh (afatmesëm).

Ndërsa vlerat mesatare vjetore të reshjeve dhe prurjeve pritet të ulen, frekuenca e ngjarjeve me reshje maksimale ka gjasa të rritet. Kjo mundësisht do të çojë në ndodhjen më të shpeshtë të prurjeve maksimale (lokale), e cila është e rëndësishme veçanërisht për operimin e rezervuarit të Komanit.

Ndryshime të tjera priten në kushtet hidrologjike për të ardhmen afatshkurtër dhe afatmesme, duke përfshirë rritjen e shkallës së erozionit dhe depozitimit të sedimenteve në rezervuare.

Cilat janë masat e marra apo planifikohen të merren për t’i minimizuar efektet e ndryshimeve klimatike dhe kushteve ekstreme të motit nga kompania?

Masat Strukturore

Sistemi i Monitorimit Hidro-meteorologjik – përfunduar
Qendra e Monitorimit dhe Dispeçerisë e Kaskadës së Drinit -prokuruar është në proces ndërtimi.
Krijimi i një Njësie Tregtare.
Menaxhimi i Sedimenteve në rezervuarët e Komanit, Fierzës dhe Vaut të Dejës.
Rehabilitimi i shkarkueseve në Fierzë, Koman dhe Vaun e Dejës– proces, pjesërisht i përfunduar.
Rritja e kapacitetit të shkarkuesve në Fierzë dhe Koman
Instalimi i Sistemeve të Pompimit për të Rezervuar ujë
Zbatimi i projektit të Skavicës – në proces.
Projektet në teknologjitë e tjera të burimeve të energjisë së rinovueshme (duke përfshirë PV lundrues) – ndërtuar PV Qyrsaq, janë në proces një sërë projekte të ngjashme.
Ndërtimi i sistemeve të Alarmit – realizuar.
Ndërtimi i modelit hidrologjik të lumit Drin – realizuar.

Masat jostrukturore

Zbatimi, monitorimi dhe përditësimi i rregullt i PMRNK – kryhet rregullisht.
Zbatimi dhe përditësimi i rregullt i planeve të gatishmërisë në rastet e emergjencave – kryhet rregullisht.
Aksesi në produktet e tregut për parashikimet e motit dhe të klimës – realizuar.
Parashikimi i prurjeve dhe optimizimi i funksionimit të rezervuarit – proces.
Udhëzimet e dispeçerisë dhe përditësimi i rregullave të operimit të rezervuarit.
Strategjia e tregtimit.
Strategjia e prodhimit.
Instrumentet financiare.
Krijimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i Ekspertizës Rregullatore.
Vendosja e proceseve të strategjisë së praktikave më të mira dhe lidhja me procesin e PMRNK.
Përmirësim dhe optimizim i mëtejshëm i aktiviteteve të Operimit dhe Mirëmbajtjes.

Marrë nga Monitor.al

kesh

Sondazh

Poll

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes