23 Dhjetor 2024, 07:14
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Më datën 18 dhjetor, nga buxheti publik nëpërmjet thesarit u dhanë 15.9 miliardë lekë ose rreth 160 milionë euro pagesa. Kjo shumë ishte mesatarisht 8 herë më e lartë se pagesat e së njëjtës datë në 11 muajt e tjerë të vitit 2024 (shiko grafikun e mëposhtëm).
Më datën 18 tetor 2024 ishin çelur vetëm 0,9 miliardë lekë pagesa dhe më datën 18 nëntor, 3 miliardë lekë. Përqendrimi i shpenzimeve buxhetore është shndërruar në rutinë vitet e fundit, ku pothuajse një e treta e buxhetit përqendrohet në dy muajt e fundit të vitit.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në dy muajt e fundit të vitit pritet të alokohet 33% e buxhetit vjetor. Nga janari në tetor janë shpenzuar gjithsej 517 miliardë lekë, teksa plani vjetor është 771 miliardë lekë, sipas të dhënave zyrtare. Në dy muajt e fundit të vitit mbeten për tu shpenzuar edhe 254 miliardë lekë (2,5 miliardë euro, ose 33 % e buxhetit total).
Një tabelë e detajuar me ecurinë e investimeve vjetore 2024 tregon se, alokimin më të dobët në investimet kapitale e kanë ato në arsim ku në përfundim të vitit nuk është shpenzuar as një e treta e fondeve në nivelin parauniversitar. Duke qenë se kjo pjesë e investimeve është përgjegjësi e pushtetit lokal, nuk arrijnë të realizohen sipas programit, duke lënë shkollat në kushte te mjerueshme.
Gjithashtu investimet në pushtetin vendor kanë ecuri shumë të dobët. Vitin e kaluar u realizua vetëm gjysma e programit dhe këtë vit ecuria është shumë e dobët. Paaftësia për të shpenzuar në kohë po krijon teprica likuiditeti në llogaritë e qeverisë. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një inspektim në Ministrinë e Financave verifikoi mangësi dhe paaftësi të stafit në menaxhimin e likuiditetit.
Përqendrimi i shpenzimeve në fund të vitit tregon për mungesë efektiviteti në përdorimin e taksave. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka verifikuar se gati 20 për qind e buxhetit 2023 është alokuar në dy muajt e parë të vitit 2024. Përveç mangësive në hartimin e projekteve dhe zbatimin e tyre sipas planifikimit, punonjësit e prokurimeve po hezitojnë të firmosin nga frika në përfshirjen e hetimeve të SPAK.
Qeveria merr borxh për të financuar shpenzimet buxhetore që nuk mbulohen nga të ardhurat, por vitet e fundit në llogaritë e buxhetit ka gjithnjë likuiditet, i cili nuk po menaxhohet në mënyrën e duhur vë në dukje Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të ushtruar në Ministrinë e Financave.
KLSH vëren se menaxhimi i likuiditetit konstatohet se mbart problematika edhe si pasojë e disa faktorëve. Ministria e Financave ka mungesa e strukturave të specializuara për miradministrimin e mjeteve monetare të qeverisjes së përgjithshme.
Janë konstatuar mungesa të instrumenteve operacionalë, të cilët aplikohen në mënyrë të njëanshme nga Banka e Shqipërisë dhe me kushte ekskluzive. Një arsye tjetër është akumulimi i mjeteve monetare përgjatë pjesës së fundit të vitit buxhetor. Ndryshimi i shpeshtë i buxhetit me akte normative dhe mos detajimi në kohë i planit buxhetor po krijon likuiditete.
Është verifikuar se mjetet monetare në euro paraqiten me teprica të konsiderueshme likuiditeti dhe nuk është shfrytëzuar mundësia e investimit të tyre në depozitë për të përfituar të ardhura nga interesi, në të njëjtën kohë kur mbajtja e këtyre valutave shoqërohet me kosto./ Monitor
financat
Ekonomi
21 Dhjetor 2024, 07:20
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Si e gjejnë dhe e ngrenë në detyrë stafin punëdhënësit më të mirë britanik&e...
Ekonomi
20 Dhjetor 2024, 17:07
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka miratuar mbrëmjen e djeshme Aktin Normativ, për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit p...
Ekonomi
20 Dhjetor 2024, 15:00
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Projektet për zhvillimin e integruar urban dhe turizmin të mbështetura nga Banka Botërore kanë arritu...
Ekonomi
20 Dhjetor 2024, 07:31
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës njoftoi sot se, në kuadër të angazhimit për mbrojtjen e konkurrencës d...
Ekonomi
19 Dhjetor 2024, 14:04
N.F
Sejko
TIRANË- Pavarësisht ritmeve të rritjes së kredidhënies, kredia për sektorin privat është relativisht e ul&eum...
Ekonomi
19 Dhjetor 2024, 07:17
r.ll
banka
TIRANË- Banka e Shqipërisë do të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshë...
Ekonomi
19 Dhjetor 2024, 07:21
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ndërhyrjet në banesa në funksion të eficiencës së energjisë dhe të mbështetura ng...
Ekonomi
18 Dhjetor 2024, 19:17
M.B
Gent Sejko
TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti sot të pandryshuar normën bazë t&eum...
Ekonomi
18 Dhjetor 2024, 07:34
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Aktivitetet e fabrikave të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve pësuan rënie të fortë k&...
Ekonomi
18 Dhjetor 2024, 07:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore e ka vitin e fundit të aplikimit në 2025. Bashkia e Tiran&eu...