Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Objektivi i blerjeve është rritur me 20 milionë euro krahasuar me vitin 2024, si në intervalin e poshtëm, ashtu edhe në atë të sipërm.
TIRANË- Banka e Shqipërisë do të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm për vitin 2025. Sipas informacioneve nga Banka Qendrore, ajo synon të blejë përmes ankandeve 270-350 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore.
Objektivi i blerjeve është rritur me 20 milionë euro krahasuar me vitin 2024, si në intervalin e poshtëm, ashtu edhe në atë të sipërm. Për vitin 2024, Banka e Shqipërisë ka një objektiv të shpallur blerjesh të valutës në intervalin midis 250 dhe 330 milionë eurove.
Gjatë vitit 2025, janë programuar gjithsej 22 ankande për blerje valute, që do të zhvillohen mes muajve shkurt dhe dhjetor. Siç ka ndodhur zakonisht në vitet e fundit, përqendrimi më i lartë i blerjeve parashikohet në sezonin veror, kur edhe oferta valutore është më e madhe. Sipas kalendarit, në muajt korrik dhe gusht do të zhvillohen përkatësisht tre ankande për blerje valute.
Shuma e planifikuar për të blerë në raundin e parë në secilin ankand do të jetë në intervalin midis pesë dhe dhjetë milionë eurove, shumë kjo e njëjtë me ankandet e vitit 2024. Megjithatë, rregulloret i lejojnë Bankës së Shqipërisë të kryejë edhe blerje në një raund të dytë, me kursin mesatar të blerjeve në raundin e parë.
Shumat e mësipërme nuk përfshijnë blerjet e mundshme për qëllime të ndërhyrjes në tregun valutor, në funksion të stabilizimit të tregut apo objektivave të politikës monetare.
Sipas informacionit zyrtar të publikuar deri tani, vetëm në gjysmën e parë të vitit 2024 Banka e Shqipërisë ka blerë gati 272 milionë euro në tregun valutor, nga të cilat 134.2 milionë euro në ankandet e planifikuara për nevojat e rezervës valutore, ndërsa edhe më shumë, 137.6 milionë euro, janë blerë me operacione të drejtpërdrejta, me qëllim për të shmangur forcimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit valutor.
Gjatë vitit 2024, vlerësohet se Banka e Shqipërisë ka realizuar blerjet më të mëdha të valutës në historinë e saj, si në formën e blerjeve të planifikuara për rritjen e rezervës valutore, ashtu edhe në blerjet direkte për të ndikuar nivelin e kursit të këmbimit Euro-Lek.
Duke filluar nga muaji maj, Banka e Shqipërisë nisi blerjet direkte, me qëllim për të shmangur forcimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit valutor. Faza e parë e blerjeve direkte zgjati deri në fillim të muajit gusht.
Pasi Banka e Shqipërisë ndërpreu blerjet direkte, kursi i euros ra gradualisht poshtë nivelit të 100 lekëve. Por, në muajin tetor, Banka e Shqipërisë ka konstatuar një forcim të presioneve rënëse mbi kursin e euros dhe ndërhyri përsëri në treg, por me blerje në vlera më të ulëta.
Kursi i këmbimit të euros këtë vit ka prekur nivelet më të ulëta historike, duke arritur pranë kufirit të 98 lekëve. /MONITOR
Foto ilustruese TIRANË- Ndërhyrjet në banesa në funksion të eficiencës së energjisë dhe të mbështetura ng...
Gent Sejko TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti sot të pandryshuar normën bazë t&eum...
foto ilustruese TIRANË- Aktivitetet e fabrikave të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve pësuan rënie të fortë k&...
foto ilustruese TIRANË- Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore e ka vitin e fundit të aplikimit në 2025. Bashkia e Tiran&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Ndonëse pagat, sidomos në sektorin shtetëror po rriten vazhdimisht, me to mund të blesh më pak produk...
foto ilustruese TIRANË- Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri shënuan sërish rritje në tremujorin e tretë...
foto ilustruese TIRANË- Qeveria shqiptare do të emetojë për herë të parë në vitin 2025 obligacione me maturim 20 vj...
Foto ilustruese TIRANË- Në kushtet e tkurrjes së prodhimit në disa sektorë dhe reduktimit të popullsisë nga emigrimi, ar...
foto ilustruese TIRANË- Çmimi i shitjes së kafesë në bursat e huaja po shënon nivele rekord. Për shkak të pë...
Foto Ilustruese Të dhënat e reja tregojnë se një përqindje çuditërisht e lartë e programeve master, janë th...