Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zgjatja e maturitetit maksimal të borxhit është në parim një sinjal i forcimit të besueshmërisë së huamarrësit. Në vitet e fundit, treguesit e borxhit publik janë përmirësuar, falë ecurisë së mirë të ekonomisë pas pandemisë, forcimit të lekut në kursin e këmbimit valutor dhe një politike fiskale më konservatore, me deficite buxhetore më të ulëta.
TIRANË- Qeveria shqiptare do të emetojë për herë të parë në vitin 2025 obligacione me maturim 20 vjeçar. Ministria e Financave ka planifikuar të zhvillojë ankandin e parë për testimin e tregut në janar të vitit 2025, ndërsa në muajin mars është parashikuar edhe një rihapje e ankandit të muajit janar. Shuma e planifikuar për emetim në të dy ankandet është gjithsej 2.5 miliardë lekë.
Obligacionet 20 vjeçare do të jenë instrumenti më afatgjatë i emetuar nga qeveria shqiptare. Deri më sot, titujt më afatgjatë janë obligacionet 15-vjeçare, që u emetuan për herë të parë në nëntor të vitit 2021. Afërsisht tre vjet më vonë, Ministria e Financave ka vendosur të hedhë hapin e radhës në zgjatjen e maturitetit maksimal të instrumenteve të borxhit të brendshëm.
Zgjatja e maturitetit maksimal të borxhit është në parim një sinjal i forcimit të besueshmërisë së huamarrësit. Në vitet e fundit, treguesit e borxhit publik janë përmirësuar, falë ecurisë së mirë të ekonomisë pas pandemisë, forcimit të lekut në kursin e këmbimit valutor dhe një politike fiskale më konservatore, me deficite buxhetore më të ulëta.
Pasi arriti një nivel rekord prej më shumë se 74% të PBB-së në vitin 2021, borxhi publik ka ardhur në rënie të shpejtë gjatë viteve në vazhdim dhe në fund të vitit 2023 zbriti në 57.5% të PBB-së. Sipas vlerësimeve paraprake të Ministrisë së Financave në fund të 9-mujorit 2024 borxhi publik ishte sa 55.45% e PBB-së.
Ulja e borxhit bëri që agjencitë kryesore të vlerësimit të kreditit, S&P Global Ratings dhe Moody’s, gjatë këtij viti ta përmirësonin notën e borxhit Sovran të vendit.
Në dekadën e fundit, Ministria e Financave ka ndjekur një strategji të zgjatjes graduale të maturitetit të borxhit publik, me qëllim kryesor uljen e rrezikut të rifinancimit, por edhe përfitimin nga cikli i normave të ulëta të interesit.
Në fundin e muajit shtator 2024, maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm u rrit në 928 ditë, nga rreth 630 ditë që kishte qenë një dekadë më parë.
Paralelisht, një strategji e tillë është ndjekur edhe me Eurobondet që emetohen në tregjet ndërkombëtare. Eurobondi i emetuar në vitin 2021 arriti maturitetin më afatgjatë deri më sot për këto instrumente, me një horizont kohor 10-vjeçar.
Përmirësimi i treguesve të borxhit publik dhe i vlerësimit të borxhit Sovran, por edhe kthimet e kënaqshme në raport me rrezikun e investimit, kanë bërë që për herë këtë vit në tregun e brendshëm të obligacioneve të investojnë edhe investitorë institucionalë nga jashtë vendit. Deri tani, këta investitorë janë orientuar kryesisht në instrumentet me maturim afatmesëm, si obligacionet 3-vjeçare dhe 5-vjeçare.
Nga këndvështrimi i investitorëve, emetimi i obligacioneve 20-vjeçare krijon mundësi për të rritur më tej kthimet nga investimi në letrat e borxhit të qeverisë. Këto instrumente mund t’u shërbejnë sidomos investitorëve institucionalë, si për shembull fondeve private të pensionit.
Nga ana tjetër, shtimi i instrumenteve të borxhit me maturim më afatgjatë krijon më shumë premisa për të zhvilluar tregun dytësor të titujve, për t’i bërë këta tituj më likuidë./ MONITOR
Foto ilustruese TIRANË- Në kushtet e tkurrjes së prodhimit në disa sektorë dhe reduktimit të popullsisë nga emigrimi, ar...
foto ilustruese TIRANË- Çmimi i shitjes së kafesë në bursat e huaja po shënon nivele rekord. Për shkak të pë...
Foto Ilustruese Të dhënat e reja tregojnë se një përqindje çuditërisht e lartë e programeve master, janë th...
ETF “Reflektim mbi të kaluarën, duke parashikuar të ardhmen”. Kjo ishte kryefjala e 30-vjetorit të themelimit të Fonda...
Foto Ilustruese TIRANË- Një treg që po njeh një rritje të madhe në botë, me potencial të lartë zhvillimi, &eum...
TIRANË- Përdorimi i toksinës Botoks në botë dhe në Shqipëri po rritet me ritme dyshifrore nga viti në vit për q&e...
Foto ilustruese TIRANA- Nga 1 prilli 2023, paga minimale u rrit nga 34 mijë lekë në 40 mijë lekë, apo me 17,6%. Pas rritjes së...
Foto ilustruese TIRANË- Pavarësisht rritjen e ekonomikë mbi mesataren dhe reduktimin e popullsisë, ende një pjesë e madhe e p...
Foto ilustruese TIRANË- Banka Qendrore Europiane (BQE) ka ulur normën e depozitave për herë të katërt këtë vit, me ...
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i fondeve të investimit u rrit më tej në tremujorin e tretë të vitit. Sipas të dhënave zyr...