LIVE UPDATES
Ekonomi

FMN tkurr ndjeshëm në rreth 2% parashikimin për rritjen e ekonomisë shqiptare në 2023, më e ulëta në rajon

Misioni ka ulur dhe pritshmërinë për rritjen e këtij viti, në 3.7%, nga 4% që është në raportin e pasqyrës globale, si rrjedhojë e ecurisë së dobët në tremujorin e dytë të vitit.

12 Tetor 2022, 07:22 Nga DOSJA
FMN tkurr ndjeshëm në rreth 2% parashikimin për rritjen e
Foto Ilustruese

TIRANË- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë vitit të ardhshëm. Rishikimi në ulje ka ndodhur dy herë brenda një kohe të shkurtër, duke e çuar në rreth 2%. Sipas “Pasqyrës Ekonomike Globale”, të publikuar sot, vendi pritej që të zgjerohej me 2.5% gjatë vitit 2023, nga 2.8% që ishte pritshmëria në raportin e prillit. Në raport përmendet që ky vlerësim është bërë përpara vizitës së misionit. Ky i fundit, që përfundoi të hënën vizitën në Shqipëri ka rishikuar sërish në ulje pritshmërinë për performancën e ekonomisë, duke e zbritur në rreth 2%.

Misioni ka ulur dhe pritshmërinë për rritjen e këtij viti, në 3.7%, nga 4% që është në raportin e pasqyrës globale, si rrjedhojë e ecurisë së dobët në tremujorin e dytë të vitit.

“Pas një rritje të lartë në vitin 2021, ekonomia shqiptare ka mbajtur një ritëm pozitiv këtë vit, pavarësisht goditjes që ekonomia globale ka marrë nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Ne parashikojmë që rritja ekonomike për vitin 2022 të jetë 3,7 për qind, mbështetur nga një aktivitet i lartë në turizëm, në pasuritë e paluajtshme dhe tek shërbimet. Rritja parashikohet të ngadalësohet në rreth 2 për qind në vitin 2023, duke pasqyruar kushte financiare më të shtrënguara, ngadalësimin në Europë, dhe tërheqjen e nevojshme të politikave mbështetëse”, thuhej në deklaratën e FMN-së.

Inflacioni, sipas pasqyrës ekonomike globale pritet të jetë mesatarisht 6.2% këtë vit, duke u ngadalësuar në 4.3% vitin e ardhshëm dhe vetëm pas 2023-it do të shkojë në objektivin e bankës së Shqipërisë prej rreth 3%.

“Inflacioni është rritur ndjeshëm dhe po bëhet me bazë gjithnjë e më të gjerë. Norma e inflacionit pritet të arrijë kulmin në muajt në vijim, duke filluar uljen vetëm në vitin 2023 dhe të kthehet në objektivin prej 3 për qind e Bankës së Shqipërisë (BSH) nga mesi i 2024, kur çmimet ndërkombëtare të mallrave të bursës të stabilizohen, politika fiskale dhe monetare të shtrëngohen dhe rritja ekonomike të ngadalësohet. Parashikimet tona të tanishme supozojnë se norma bazë e interesit do të rritet në 3-3.5 për qind në vitin 2022 dhe 4-4.5 për qind në vitin 2023”, thuhet në deklaratën e misionit të FMN-së në Shqipëri.

Rritja më e ulët në rajon

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria pritet që të ketë ritmet më të ulëta të rritjes vitin e ardhshëm, së bashku me Bosnjë Hercegovinën, të dyja me rreth 2%.. Zgjerimin më të fortë parashikohet ta ketë Kosova, me 3.5%, Maqedonia e Veriut, me 3%, Mali i Zi me 2.5 dhe Serbia me 2.7%.

Për të gjitha këto vende FMN ka rishikuar për poshtë rritjen ekonomike, si rrjedhojë e pasojave që do të sjellë ngadalësimi i ekonomisë në Europë dhe çmimet e larta. Vlerësimi më i ulët për ekonominë shqiptare lidhet me politikën shtrënguese fiskale që pritet të ndiqet në vitin 2023.

Marrë nga Monitor.al

fondi monetar nderkombetar

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj