LIVE UPDATES
Ekonomi

Projekt-paketa fiskale 2023: Gjoba rekord deri në 13 mijë euro për bizneset e mëdha që kapen pa fatura

Sakaq pika 3 germa A në nenin 123 i procedurave tatimore aktualisht thotë: “Për tatimpaguesin, i cili, për herë të dytë brenda vitit kalendarik, kryen një shkelje, merren edhe masat e mëposhtme:  

12 Tetor 2022, 07:20 Nga DOSJA
Projekt-paketa fiskale 2023: Gjoba rekord deri në 13 mijë euro
Foto Ilustruese

TIRANË- Nga janari 2023, tatimpaguesit e mëdhenj (subjekt i tatimit mbi fitimin) nëse kapen nga organet tatimore duke bërë furnizime pa fatura për herë të dytë do të gjobiten me 1.5 milionë lekë (rreth 13 mijë euro), ose 10 herë më shumë se në legjislacionin aktual, që deri tani ishte 150 mijë lekë. Kjo është gjoba më e lartë që është parashikuar ndonjëherë për bizneset në historinë e pas tranzicionit.

Propozimi u bë nga Ministria e Financave në projekt paketën fiskale 2023, e cila parashikon një ndryshim në ligjin e procedurave tatimore, i cili synon dhjetëfishim të gjobave për mos- lëshimin e faturave për furnizim, pagesë apo pranim të mallrave apo shërbimeve në rastet e parashikuara në germën a, të pikës 3 të nenit 123 për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin korporativ. Sipas ndryshimeve të propozuara, “për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin korporativ ishte 150,000 lekë, bëhet 1,500,000 lekë.” 

Sakaq pika 3 germa A në nenin 123 i procedurave tatimore aktualisht thotë: “Për tatimpaguesin, i cili, për herë të dytë brenda vitit kalendarik, kryen një shkelje, merren edhe masat e mëposhtme:  

gjobë prej 50 000 lekësh për tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël pa TVSH-në; 100 000 lekë, për tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël me TVSH-në; 150 000 lekë, për tatimpaguesit e tjerë të regjistruar për tatim fitimi dhe TVSH-në”. 

Në këtë nen ndryshon penaliteti për biznesin i madh i cili dhjetëfishohet. Me ketë ndryshim Ministria e Financave synon të disiplinojë bizneset për përdorimin e faturave fiskale. Ministria e Financave synon që të aplikojë gjobën e dhjetëfishuar tek bizneset e mëdha dhe nëse e përsërisin shkeljen. Sipas ligjit aktual të Procedurës Tatimore, Personi, i cili është subjekt i lëshimit të faturës ose i faturës shoqëruese, në përputhje me legjislacionin në fuqi për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit dhe për TVSH-në, kryen shkelje nëse;

-Nuk lëshon faturë për çdo furnizim të mallrave ose të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë;

-Nuk lëshon faturë për çdo pagesë të bërë përpara furnizimit të mallit ose përpara përfundimit të shërbimit

-Nuk lëshon faturë për çdo pranim të mallrave ose të ofrimit të shërbimit, nëse është subjekt i “vetëfaturimit”;

-Nuk lëshon faturë në kohën e furnizimit të mallrave ose shërbimeve ose brenda afateve kohore të parashikuara që përbëjnë përjashtim të këtij rregulli;

-Lëshon faturë që nuk përmban të gjitha elementet e përcaktuara të faturës; dh) faturën që lëshon për pagesat me para në dorë dhe, në raste të veçanta, faturën për pagesat pa para në dorë, nuk i shtyp në letër e nuk zbaton procedurën e fiskalizimit, si dhe nuk i dorëzon faturën blerësit në kohën e furnizimit;

-Shuma e parave në dorë të arkëtuara mbi maksimumin e arkës ose nëse shuma totale, në rastet e përcaktuara, nuk depozitohet në një llogari të hapur në bankë, jo më vonë se fundi i ditës së ardhshme të punës;

Nuk lëshon faturë shoqëruese për çdo lëvizje të mallrave nga një vend në tjetrin pa tjetërsim të pronësisë ndaj mallrave. Tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, të cilët nuk janë të regjistruar për TVSH-në, dhe tatimpagues të tjerë dënohen me gjobë prej 25 000 lekësh. Tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël dhe për TVSH-në, dënohen me gjobë prej 50 000 lekësh, por jo më pak se vlera e TVSH-së së munguar.

Tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit mbi fitimin dhe për TVSH-në dënohen me gjobë prej 75 000 lekësh, por jo më pak se vlera e TVSH-së së munguar.

Marrë nga Monitor.al

paketa fiskale 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet