Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve të sektorit bankar në fund të muajit maj kishte vlerën e 1.9 trilionë lekëve, rreth 8 miliardë lekë më pak krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Megjithatë, me bazë vjetore bilanci i sektorit bankar ka vijuar të rritet, me 4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Forcimi i lekut dhe stanjacioni i depozitave e kanë frenuar rritjen e sektorit bankar në pjesën e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve të sektorit bankar në fund të muajit maj kishte vlerën e 1.9 trilionë lekëve, rreth 8 miliardë lekë më pak krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Megjithatë, me bazë vjetore bilanci i sektorit bankar ka vijuar të rritet, me 4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Mes fundit të vitit 2022 dhe fundit të muajit maj, kursi i këmbimit Euro-Lek ka pësuar rënie me 4%, duke ndikuar në uljen e vlerës së aktiveve në monedhën europiane të sektorit bankar.
Tendencë të ngjashme në rënie ka shënuar edhe Dollari Amerikan.
Aktivet në valutë të huaj janë mbizotërues në strukturën e aseteve të sektorit bankar, me më shumë se 53% të totalit.
Portofoli bruto i kredisë (pa zbritur provigjionet për kreditë me probleme) në fund të muajit maj kishte vlerën e 744.3 miliardë lekëve. Kjo shifër përfaqëson rënie prej 1.1% krahasuar me fundin e vitit 2022, por megjithatë vlera e portofolit ngelet në rritje me 1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë kanë treguar se në segmente të veçanta kreditimi i ekonomisë po vazhdon të rritet, pavarësisht kushteve më të shtrënguara monetare. Megjithatë, në tërësi, ngadalësimi i kredisë së re dhe efekti negativ i kursit të këmbimit e kanë frenuar ndjeshëm rritjen e portofolit të kredisë.
Nga ana tjetër, kjo reflekton edhe një zhvendosje të fokusit drejt investimeve me rrezik më të ulët, kryesisht tek letrat me vlerë. Sipas Bankës së Shqipërisë, portofoli i letrave me vlerë të sektorit bankar në fund të muajit maj arriti në 724.4 miliardë lekë, në rritje me 3.7% që nga fillimi i vitit dhe me 10.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e normave të interesit ka bërë që bankat tregtare të rrisin ndjeshëm investimet në letra me vlerë, si në instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare, ashtu edhe në ato emetuesve jorezidentë.
Vala inflacioniste e vitit të kaluar solli një frenim në ritmet e rritjes së depozitave bankare. Depozitat u rritën kryesisht në Euro, ndërsa ato në Lekë prej më shumë se një viti kanë ecuri stanjative. Inflacioni i lartë e tkurri aftësinë e familjeve për të kursyer, ndërkohë që një ndikim pati edhe konkurrenca nga yield-et e larta të bonove dhe obligacioneve qeveritare.
Ndërkohë, segmenti i depozitave në Euro ka vazhduar të rritet, por është ndikuar negativisht nga efekti i kursit të këmbimit. Duke qenë se depozitat janë burimi kryesor i financimit të aktivitetit ndërmjetësues të sektorit bankar shqiptar, rënia e tyre ka frenuar potencialet e rritjes së sektorit. Në fund të muajit maj, totali i depozitave bankare kishte vlerën e 1.513 trilionë lekëve, në rënie me rreth 5 miliardë lekë që nga fillimi i vitit./MONITOR
Kredia për shtëpi po rritet edhe këtë vit, pavarësisht rritjes së normave të interesit. Sipas statistikave nga Banka e Shq...
Shtimi i ndërtimeve në kryeqytet së bashku me shtrenjtimin e çmimeve të apartamenteve i kanë sjellë indirekt përmes ...
Foto ilustruese Shqipëria vazhdon të jetë vendi me pagën më të ulët minimale në Europë (pa Kosovën) edhe ...
Shqipëria duhet që të hedhë disa hapa që lidhen me sigurinë e saj energjetike, klimën dhe rritjen ekonomike. Komisioni Eko...
Fluksi i aplikimeve për azil ka rënë ndjeshëm në muajt e parë të këtij viti, në tendencë të kundër...
Temperaturat ekstreme me të cilat po përballen disa vende këtë verë, përfshirë këtu vendin tonë sjellin edhe nj&e...
Çrregullimet mendore po përparojnë më shpejtësi në popullatën shqiptare, por fenomeni pësoi rritje të shpejt&eu...
Foto ilustruese Edhe pse monedhat e huaja e kanë nisur javën me një rritje të lehtë kundrejt lekut, ato sërish janë zhvl...
inflacioni TIRANE- Inflacioni bazë ra për të katërtin muaj radhazi në qershor, por ngelet ende ndjeshëm sipër nivelit t...
Dogana Një sistem i ri i doganave i kontrollit të riskut do analizoje rrezikun para nisjes se mallrave dhe do të ulë kohën e zhdog...