LIVE UPDATES
Ekonomi

Gjeneratat e biznesit, pse dominojnë aksionerët mbi 50-vjeç?

Të rinjtë e sotëm janë rritur ndryshe nga gjeneratat e mëparshme. Ata janë brezi i smartphone-ve, komunikimit direkt dhe rrjeteve sociale, që janë një pjesë thelbësore e jetës së përditshme. Teknologjia ka ndikuar mënyrën se si janë rritur, si ndërveprojnë, si punojnë, apo dhe si i fitojnë të ardhurat.

5 Janar 2025, 07:12 Nga M.B
Gjeneratat e biznesit, pse dominojnë aksionerët mbi 50-vjeç?
Foto ilustruese

TIRANA- Në renditjen e sipërmarrjeve më të mëdha në vend, sipas të ardhurave, mbizotërojnë aksionerët e grupmoshës mbi 50 vjeç, që e kanë nisur biznesin kryesisht në vitet ‘90-2000. Nga 710 aksionerë me shtetësi shqiptare që zotërojnë të paktën 10% të aksioneve në 500 shoqëritë më të mëdha në vend me kapital shqiptar sipas të ardhurave, vetëm 7.2% ishin deri në 35 vjeç, mosha që konsiderohen biologjikisht të rinj. Pse të rinjtë nuk po arrijnë të çajnë në mjedisin e sotëm të biznesit, komplikimet për të ardhmen.

Të rinjtë e sotëm janë rritur ndryshe nga gjeneratat e mëparshme. Ata janë brezi i smartphone-ve, komunikimit direkt dhe rrjeteve sociale, që janë një pjesë thelbësore e jetës së përditshme. Teknologjia ka ndikuar mënyrën se si janë rritur, si ndërveprojnë, si punojnë, apo dhe si i fitojnë të ardhurat.

Sidomos gjenerata e ashtuquajtur i “Millennials” (të lindur midis viteve 1981 dhe 1996) njihen në botë si brezi që është pasuruar më shpejt dhe ka blerë më shumë pasuri të paluajtshme, pikërisht se kanë shfrytëzuar me mençuri avantazhet që u ka dhënë teknologjia dhe alternativat e shumta të investimit.

“Knight Frank”, një institut kërkimor për pasuritë e paluajtshme, gjeti së fundmi se brezi “Millennials” ishte në rrugën e duhur për t’u bërë gjenerata më e pasur në histori.

Studimi gjeti se 75% e “Millennials” presin që pasuria e tyre të rritet në vitin 2024, kundrejt 53% të gjeneratës së bumit të lindjeve (ata të lindur midis 1946 dhe 1964), 56% në gjeneratën X (1965-1980) dhe 69% në brezin e ri Z (të lindur nga viti 1997).

Mark Zuckerberg (sot 40 vjeç), krijuesi i Facebook, më i pasuri i brezit “Millennials” në botë, sipas revistës “Forbes”, është një nga të shumtit e asaj gjenerate që shfrytëzuan mundësitë dhe konsiderohen si milionerë të bërë vetë.

Po, kjo nuk ka ndodhur te ne. Në Shqipëri, për vetë zhvillimet historike të tranzicionit, rezulton se shanset më të mëdha për t’u pasuruar nuk i kanë pasur të rinjtë e sotëm, por ata që ishin të rinj në vitet 1990-2000. “Revista Monitor” ka analizuar të dhënat e 500 kompanive më të mëdha në vend sipas të ardhurave për vitin 2023, sipas grupmoshës së aksionerëve.

Nga 710 aksionerë me shtetësi shqiptare, që zotërojnë të paktën 10% të aksioneve në 500 shoqëritë më të mëdha në vend me kapital shqiptar sipas të ardhurave, vetëm 7.2% ishin deri në 35 vjeç, mosha që konsiderohen biologjikisht të rinj.

Rreth 14.3% e aksionerëve janë të grupmoshës nga 36 deri në 45 vjeç.

12% janë të grupmoshës nga 46 deri në 50 vjeç.

Grupmosha që dominon në sipërmarrjet shqiptare është mbi 50 vjeç.

Gati 67% e aksionerëve të sipërmarrjeve VIP në vend janë mbi 51 vjeç, me grupmoshën që dominon midis 51-60 vjeç, me 40% të sipërmarrësve (27% janë mbi 60 vjeç).

Të gjithë aksionerët që janë deri në 25 vjeç i kanë ato të trashëguara nga familja e tyre, e konstatuar kjo nëpërmjet mbiemrave të njëjtë në strukturën e aksionerëve.

 Metodologjia

“Monitor” ka përpunuar të dhënat e 500 kompanive me të ardhura më të mëdha në vend, me kapital vendas sipas moshës së aksionerëve, duke evidentuar aksionerin me moshë më të re. Mosha e aksionerëve është marrë nga akti i themelimit të kompanisë, ose marrëveshjet e shitblerjes së aksioneve, që janë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

 

Pse nuk ka aksionerë të rinj

Në vitet e para të tranzicionit, ishte shumë më e lehtë të filloje një biznes, me tregun që ishte i uritur për pothuajse gjithçka.

Shumë të rinj, apo dhe individë të cilët në atë kohë mbetën të papunë nga ndryshimet strukturore të ekonomisë, kishin nuhatje dhe guxim, ose kishin punuar në ndërmarrjet e atëhershme shtetërore, gjetën si alternativë të merreshin kryesisht me tregti.

Shumë prej tyre arritën të rriteshin me shpejtësi dhe të diversifikoheshin në sektorë të ndryshëm, duke krijuar tashmë konglomerate që është e vështirë t’i konkurrosh.

Tregjet u “zunë” që në fillim, teksa modeli ekonomik i vendit nuk ka shënuar shumë ndryshime dekadat e fundit. Sipërmarrjet tregtare vijojnë të mbizotërojnë, ka pak hyrje të bizneseve të udhëhequra nga teknologjia. Në renditjen e sipërmarrjeve më të mëdha për nga qarkullimi vjetor, mbizotërojnë sipërmarrjet tregtuese e shpërndarëse, që kanalizojnë importet pranë konsumatorit lokal.

Edhe mjedisi për t’u rritur dhe për të bërë biznes nuk ka qenë aq i favorshëm, sidomos në dekadën e fundit, duke mos nxitur sipërmarrjen e lirë, konkurrencën e drejtë dhe inovacionin.

Përkundrazi, lidhjet klienteliste dhe praktikat korruptive janë faktorë shumë më të rëndësishëm në probabilitetin për të pasur sukses në një biznes. Shpesh aftësitë menaxhuese, si një faktor për rritjen, zhvlerësohen përballë lidhjeve me pushtetin.

Edhe politikat zhvilluese të qeverisë nuk kanë qenë të orientuara nga inovacioni, nxitja e sipërmarrësve të rinj.

As konkurrueshmëria e ulët e vendit nuk ndihmon në rritjen e brendshme, zgjerimin e tregjeve përmes eksportit dhe as në hyrjen e sipërmarrësve të rinj.

Renditjet globale e paraqesin vendin të pozicionuar keq në kulturën sipërmarrëse, ndërveprimi dhe diversiteti, aftësitë inovative, kërkim-zhvillimi, shpikjet, marrja përsipër e rrezikut sipërmarrës, gatishmëria për të deleguar autoritetin, dëshira për të marrë përsipër ide të rrezikshme biznesi, apo rritja e kompanive inovative.

Një fakt kryesor mbetet emigrimi. Të rinjtë e talentuar sot tentojnë të shkollohen jashtë dhe një pjesë e madhe e tyre nuk kthehen më në vendin amë, për shkak të perceptimit se mungon perspektiva për karrierë e për të gjeneruar të ardhura të kënaqshme.

Ikja e të talentuarve gërryen potencialin e sipërmarrjeve të reja inovative dhe pritet të thellojë dhe më shumë problemet strukturore të vendit, si nivelin e ulët të produktivitetit dhe konkurrueshmërisë, mungesën e vendeve të punës me vlerë të shtuar të lartë, duke demotivuar edhe më tej brezin e ri.

“Në shumë raste, një i ri shqiptar duhet të ketë më shumë guxim sesa bashkëmoshatarët e tij në vendet perëndimore për të ndërmarrë nismën për një biznes.

Përveç presionit social dhe mungesës së kulturës së dështimit si diçka normale, ka edhe sfida të mëdha praktike – si akses i kufizuar në kapital, mungesa e programeve mbështetëse dhe një klimë ekonomike, jo gjithmonë e favorshme për startup-et”, thotë Aleksandër Risilia, themeluesi i kompanisë së teknologjisë “Ritech Solutios”.

Rrethi vicioz i emigrimit

Ikja e të talentuarve gërryen potencialin e sipërmarrjeve të reja inovative dhe pritet të thellojë dhe më shumë problemet strukturore të vendit, si nivelin e ulët të produktivitetit dhe konkurrueshmërisë, mungesën e vendeve të punës me vlerë të shtuar të lartë, duke demotivuar edhe më tej brezin e ri.

Dominimi i brezit mbi 50 vjeç

Gati 70% e 500 sipërmarrësve më të mëdhenj në vend (67%) me kapital shqiptar sot u përkasin të lindurve përpara vitit 1970.

Ata janë brezi që në vitet 1990-2000, kur nisi dhe mori vrull transformimi nga socializmi në ekonominë e tregut ishin midis 22-35 vjeç. Dikush kishte lidhje nga puna në të kaluarën, dikush mbeti pa punë për shkak të reformave e nisi një biznes.

Një tjetër kapi momentin dhe futi shërbime apo produkte, për të cilat konsumatorët kishin nevojë. Tregu ishte i uritur për gjithçka. Në atë kohë kishte vend për të gjithë. Shumë i hynë tregtisë, një biznes që e shumëfishonte kthimin shpejt. Jo të gjithë mbijetuan, por bizneset dhe sipërmarrësit më të mëdhenj datojnë nga ajo periudhë.

Brezi, që i përket kryesisht gjeneratës së bumit të lindjeve dhe asaj “X” (pas vitit 1946 deri afër vitit 1980) u rritën dhe u arsimuan në pjesën më të madhe në kohën e socializmit dhe kanë filluar punën po në atë periudhë. Ata ia dolën të përshtaten shpejt dhe në fillim të viteve ’90, duke shfrytëzuar, pa dyshim, dhe mundësitë që u dha tregu, kryesisht në tregti e ndërtim. Disa nuk ia dolën, të tjerë arritën të rriteshin, të përshtateshin e diversifikoheshin, duke krijuar sot disa nga konglomeratet më të mëdha në ekonomi.

Këtij brezi i përkasin Shefqet Kastrati, i “Kastrati Group”, më i madhi në vend “sipas të ardhurave”, apo Samir Mane, i “BALFIN Group”, i dyti më i madh për të ardhurat, por i pari sipas fitimeve në vlerë. Sipërmarrës të tjerë janë Vasil Naçi dhe vëllezërit, më të mëdhenjtë e distribucionit në vend; Bashkim, Ahmet dhe Astrit Ulaj, nga sipërmarrësit më të mëdhenj në ndërtim, me “Gener 2”; Rrok Gjoka, i “Gjoka Construction”, po në ndërtim; Luan Leka, më i madhi në industrinë përpunuese nëpërmjet grupit “EHW”; vëllezërit Edmond dhe Niko Leka, në shërbimet financiare e bankare; vëllezërit Artan, Ardian e Genc Dulaku, me interesa në ndërtim e media; vëllezërit Duka, në tregtim, elektroshtëpiake e supermarkete; Vilma Nushi e “Marketing & Distribution”; Behar Male i “Tirana International Development”; Roland Joti, Plarent Kristo dhe Grigor Joti të grupit “Infosoft”, ndonëse Grigor Joti së fundmi u tërhoq nga “Infosoft”, por vijon aksioner i “Interdistribution Service”. Të mëdhenj të tjerë të karburanteve përveç “Kastrati” janë Paulin Gega i “Gega Oil”; Frident Kuqi i “Europetrol Durrës Albania”; Behar Çukaj, i “Bolv Oil”.

Siç duket dhe nga mbiemrat, në pjesën më të madhe, bizneset kanë mbetur brenda familjes. Shqipëria nuk ka një bursë, që do të mundësonte rritjen e kapitalit nga publiku. Bashkimet e sipërmarrësve të mëdhenj kanë qenë të pakta dhe shpesh nuk kanë funksionuar, si në rastin e kompanisë së katërt celulare “Plus Communication”. Shitblerjet e kompanive, nga ana tjetër, janë të pakta.

Nuk ka as bashkime kompanish të mëdha që të kenë funksionuar. Ka një mungesë kulture dhe transparence në bashkëpunimin mes sipërmarrjeve të mëdha, që ka kufizuar potencialisht mundësitë e gjenerimit të kapitalit e si rrjedhojë të zhvillimit e rritjes së konglomerateve.

Dominimi i sipërmarrjeve familjare ka ndikuar edhe në kulturën e administrimit, teksa ka pak ndarje të pronësisë nga menaxhimi, sidomos në sipërmarrjet që janë të vogla. Pronarët janë shpesh të përfshirë në drejtim, duke e pasur të vështirë të delegojnë detyrat. Gjithsesi rritja dhe diversifikimi i grupeve po i drejton shumë prej tyre të “heqin dorë” dhe t’ua lënë administrimin profesionistëve.

Për vetë specifikat e zhvillimit të vendit, bizneset në Shqipëri kanë një histori maksimumi 30-vjeçare. Themeluesit e tyre, që në pjesën më të madhe ishin shumë të rinj kur nisën biznesin, vijojnë t’i zotërojnë vetë aksionet dhe shumë pak ua kanë kaluar një pjesë fëmijëve. Ata janë ende aktivë dhe kanë afeksion për sipërmarrjen që e kanë krijuar dhe rritur vetë dhe nuk mendojnë se ka ardhur momenti për t’u shkëputur.

Në Shqipëri ka dhe një problem tjetër. Në përgjithësi, biznesi është familjar dhe ka filluar nga zero, por kontribut kanë dhënë dhe vëllezërit, kushërinjtë apo miqtë, ndonëse në letra, pronësia figuron vetëm në një person. Ndaj një kalim trashëgimie do të krijonte probleme dhe hatërmbetje mes disa personave që mund të kishin pretendime për të njëjtën pronësi.

Në dekadat në vijim, sipërmarrësit shqiptarë do të ndeshen pa dyshim me sfidat e kalimit të trashëgimisë nga brezi në brez. Disa e kanë të vështirë të bindin fëmijët që janë shkolluar e punojnë jashtë që të kthehen.

Të tjerë ia kanë dalë t’i angazhojnë gradualisht në bizneset e tyre, por sërish ngurrojnë t’u kalojnë aksionet për të mos nxitur parazitizmin (një përqasje kjo që njihet dhe në botë). Historia në botë ka treguar që skema familjare është një model pozitiv në menaxhim, por sfida më e madhe është zgjerimi i biznesit, që do të kërkonte daljen përtej skemës familjare./ Monitor

Kalimi i biznesit nga brezi në brez

Në dekadat në vijim, sipërmarrësit shqiptarë do të ndeshen pa dyshim me sfidat e kalimit të trashëgimisë nga brezi në brez. Disa e kanë të vështirë të bindin fëmijët që janë shkolluar e punojnë jashtë, që të kthehen. Të tjerë ia kanë dalë t’i angazhojnë gradualisht në bizneset e tyre, por sërish ngurrojnë t’u kalojnë aksionet për të mos nxitur parazitizmin (një përqasje kjo që njihet dhe në botë). Historia në botë ka treguar që skema familjare është një model pozitiv në menaxhim, por sfida më e madhe është zgjerimi i biznesit, që do të kërkonte daljen përtej skemës familjare.

biznes ekonomi

Sondazh

Poll
Ekonomi 4 Janar 2025, 08:31 I.A

“Moda” e hapësirave co-working

Foto Ilustruese TIRANË- Hapësirat co-working në Tiranë, si kanë ndikuar në krijimin e një “ushtrie” të ...

Ekonomi 2 Janar 2025, 09:29 I.A

2025 vjen me risi për tregun financiar

Foto Ilustruese TIRANË- Nga SEPA dhe open banking, risitë kryesore që priten në produktet dhe shërbimet financiare për 2025....

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje