LIVE UPDATES
Ekonomi

Guvernatori Sejko: Inflacioni do të vazhdojë rritjen në dimër për shkak të krizës së energjisë, leku po forcohet

Inflacioni tek ne është pak më i ulët se në rajon, për shkak se qeveria nuk ka rritur ende çmimet e energjisë, tha guvernatori, pavarësisht se po përgatitet të reagojë. Shqipëria është e varur për sigurimin e energjisë nga moti për shkak të burimeve hidro.

1 Tetor 2022, 16:18 Nga F.M
Guvernatori Sejko: Inflacioni do të vazhdojë rritjen në
Gent Sejko

TIRANË- Sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë inflacioni do të vazhdojë të rritet edhe vitin që vjen dhe do të fillojë të bjerë më pas, për të arritur në objektivin e bankës qendrore prej 3% në mes të vitit 2024. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i pranishëm në konferencën rajonale të ministrave të financave dhe guvernatorëve të rajonit, që po zhvillohet në Budva në Mal të Zi, tha se vendi, ashtu si gjithë rajoni po vuan nga inflacioni i lartë. Banka ka rritur tre herë normat e interesit deri tani, duke i çuar në 1.75% dhe kjo tendencë pritet të vazhdojë e kujdesshmë në mënyrë që rritja e interesave të mos e ndikojë negativisht ekonominë.

Inflacioni tek ne është pak më i ulët se në rajon, për shkak se qeveria nuk ka rritur ende çmimet e energjisë, tha guvernatori, pavarësisht se po përgatitet të reagojë. Shqipëria është e varur për sigurimin e energjisë nga moti për shkak të burimeve hidro.

“Ne kemi hyrë në një periudhë të inflacionit të lartë dhe po përpiqemi ta parandalojmë atë pa ndikuar negativisht ekonominë”, tha Sejko. “Po ndryshojmë politikën monetare duke rritur normat e interesit gradualisht që të mos dëmtojnë ekonominë, por nuk mund të bëjmë kompromis me stabilitetin e çmimeve”.

Guvernatori tha se ekonomia pritet të zgjerohet me ritme të kënaqshme këtë vit, në rreth 4%, ndërsa vitet në vijim rritja pritet të ngadalësohet në 2-3%.

Bazuar në shifrat e inflacionit, Banka e Shqipërisë pritet të vazhdojë me politikën shtrënguese monetare, duke harmonizuar politikën monetare me atë fiskale.

Guernatori theksoi se duhet të jemi të kujdesshëm për efektet që do të kenë normat e interesit në sektorin financiar si dhe të stabilitetit të kursit të këmbimit. Nëse kursi del nga kontrolli do të jetë me rrezik të lartë për ekonominë, pasi vendi ka ekspozim të lartë për huatë në euro, po ashtu dhe qeveria ka borxh në valutë.

“Pavarësisht rreziqeve kemi besim se sesktori financiar është shumë i qëndrueshëm, bankat kanë likuiditet, treguesit e mjaftueshmërisë së kapitalit janë në nivele të larta”.

Guvernatori e theksoi disa herë që Banka e Shqipërisë po e monitoron me kujdes situatën në mënyrë që të zvogëlojnë rrezikun, që mund t’i vijë ekonomisë nga normat e larta të interesit.

Një tjetër shqetësim është nëse kjo situatë do të ndikonte në zhvlerësimin e monedhës vendase. “Për momentin kemi forcim të monedhës së vendit për shkak të rritjes së investimeve të huaja dhe valutës që vjen nga turizmi. Por nëse ndodh e kundërta do të jetë një problem për shkak të nivelit të lartë të euroizimit të ekonomisë. Për këtë ne filluam të zbatonim disa vite më parë një program të deuoriozimit, që nuk synon që të shmangë euron, por të ulë përdorimin e saj aty ku është e panevojshme”.

Sejko tha se shpejtësia e shtrëngimit të politikës monetare do të jetë në varësi të ecurisë së normave të inflacionit. Inflacioni pritet të vazhdojë të rritet gjatë dimrit për shkak të krizës së energjisë, por ende nuk është në nivele dyshifrore.

Guvernatori i Bosnjës: Kriza e tanishme më e vështira që nga 1970 për bankat

Qe nga viti 1970 bankat qendrore nuk janë përballur me një krizë të tillë inflacioni, tha Senad Softiç, Guvernatori i Bankës Qendrore të Bosnjë  Hercegovinës.

Bankat qendrore nuk mund ta zgjidhin këtë problem të vetme, pasi nuk mund të zgjidhim problemet e furnizimit me mallra të tilla si nafta dhe energjia, por ne mund të ndihmojmë me një mënyrë tjetër. Vendet e vogla të tilla si në Rajon duhet të përshtaten, pas ende kemi mandat ta bëjmë politika monetare, tha ai. Banka Qendrore ka mjet kryesor normën e interesit. Në Bosnje ka likuiditet në treg dhe tani është momenti të tërheqim një pjesë të këtij likuiditeti. Ekonomia e Bosnjës nuk do të ketë recesion këtë vit, por rritja nuk do të jetë më shumë se 2.8%.

Ne Bosnje 8 vitet e fundit kemi operuar me interesa negative, por situata këtë vit ndryshoi shumë shpejt. Ne po rrisim gatishmërinë për të menaxhuar situatën e re që po krijojnë normat më të rritura të interesit. Por ne e kemi të vështire të menaxhojmë efektin që mallrat e importit kanë në inflacionin tonë të brendshëm.

Guvernatori i Kroacisë: Anëtarësimi në Unionin Monetar, varka jonë e shpëtimit

Me 1 janar 2021 Kroacia bëhet anëtare në Unionin Monetar, çka do të thotë se vendi ynë nuk do të këtë sovranitet monetar, ndërkohë që  inflacioni tashmë është i pranishëm në Kroaci, tha Michael Faulend, Këshilltar i Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kroacisë Ai tha se, kriza na ka gjetur në prag të hyrjes në Eurozonë. Por para kësaj krize ne kishim përjetuar problemet që krijoi një tërmet që goditi Kroacinë dhe pandemia gjithashtu. Ne mars 2020 Kroacia kishte turbulenca të mëdha në tregun valutor. “Por gjatë kësaj kohe në ishim të asistuar nga Banka Qendrore Europiane dhe kjo ka shërbyer si një efekt psikologjik i mire që e ndikoi pozitivisht kursin e këmbimit. Prandaj me krizën e tanishme nuk kemi përjetuar probleme me kursin e këmbimit” shtoi ai.

Hyrja në euro do të rrisë me tej inflacionin në Kroaci. Faulend  këshilloi se, bankat qendrore të vendeve të vogla shpesh duhet të veprojmë me rrethanat e brendshme. “Tani me futjen në euro në mund të lundrojmë më anijen e madhe të Europës dhe jo më varkën e vogël kroate afër bregut. Hyrja në eurozonë na siguron më shumë stabilitet” shtoi ai.

Guvernatorja e Serbisë: Kemi mësuar nga krizat e kaluara, do të tregojmë kujdes

Kemi mësuar nga krizat e kaluara dhe besoj se do të tregohemi te kujdesshëm, tha Jorgovanka Tabakoviç, Guvernatore e Bankës Qendrore së Serbisë. Bankat tani janë më të rregulluara dhe kanë forcuar bazën rregullatore për të përballuar më mirë krizat e paparashikuara. Rajoni ynë po përballet me flluska të kapitalit, pasi ne secilin vend ka rritje me nga 20% të kapitalit.

“Ne do të aplikojmë politika të balancuara për të mbajtur çmimet në kontroll, por edhe për të mos penguar rrjedhjen e likuiditetit. Digjitalizimi duhet të avancohet me tej, Covid-19 në ndihmoi shumë dhe investimet në digjitalizimin e bankave duhet të vijojnë. Ky proces ndikoi në uljen e kostove operacionale”, tha ajo.

Guvernatorja e Maqedonisë  së Veriut: Maqedonia është më shumë e ekspozuar nga rreziqeve të jashtme

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut ka probleme strukturore të ngjashme me ato të rajonit, por ne jemi një ekonomi shumë e hapur ndaj vendeve të tjera si ekonomi, ndryshe nga vendet Ballkanit Perëndimor, prandaj ne kemi aplikuar një regjim ndryshe të kursit të këmbimit, me kurs te fiksuar dhe nuk kemi targetuar inflacionin për shkak të strukturës së brendshme të ekonomisë tonë, Anita Angelovska, Guvernatore e Bankës Qendrore të Maqedonisë. Gjatë pandemisë vumë një urë bashkëpunimi me Bankën Qendrore Europiane për të siguruar likuiditet në euro nëpërmjet euros, çka ishte shumë e rëndësishme për ne për të përballuar efektet që krijoi pandemia. Është shumë e rëndësishme që BE të mbështesë ekonomitë e vogla për të përballuar me lehtë krizat.

Marrë nga Monitor.al

gent sejko

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje