LIVE UPDATES
Ekonomi

Lulëzimi i biznesit të shëndetit/ Shqiptarët shpenzuan 130 milionë euro më shumë në dy vite pandemi

Në pjesën e parë të vitit 2021, vala e pandemisë arriti kulmin e saj, e reflektuar kjo dhe me numrin e lartë të vdekjeve. Sipas INSTAT, në tremujorin e parë 2021, humbjet e jetës arritën në rekordin e 10.2 mijë personave, me rritje 61% në krahasim me mesataren e së njëjtës periudhë të 2016-2019.

1 Tetor 2022, 07:07 Nga A.B
Lulëzimi i biznesit të shëndetit/ Shqiptarët shpenzuan 130
Mjeke

Ndryshe nga ekonomia, që u rimëkëmb me shpejtësi në vitin 2021, situata shëndetësore vijoi të ishte e rënduar, sidomos në pjesën e parë të vitit, teksa qeveria hoqi dorë nga masat shtrënguese, pas efekteve që ato dhanë në rënien ekonomike.

Në pjesën e parë të vitit 2021, vala e pandemisë arriti kulmin e saj, e reflektuar kjo dhe me numrin e lartë të vdekjeve. Sipas INSTAT, në tremujorin e parë 2021, humbjet e jetës arritën në rekordin e 10.2 mijë personave, me rritje 61% në krahasim me mesataren e së njëjtës periudhë të 2016-2019.

Edhe në tremujorin e dytë, vdekjet u rritën me 21% në krahasim me mesataren 2016-2019.

Për gjithë vitin 2021, fatalitetet arritën një nivel rekord në historinë e Shqipërisë, me 30.6 mijë persona, me rritje 40% në raport me mesataren e 2016-2019.

Rritja e mundimshme e spitaleve private

Si rrjedhojë e tejmbushjes së spitaleve publike, por edhe besimit të ulët në sistemin publik të shërbimit shëndetësor, shumë individë u kuruan në spitale private, që shënuan një rritje të fortë të të ardhurave në vitin 2021.

“Spitali Amerikan” (American Hospital) është më i madhi në vend. Në vitin 2021 qarkulloi 7.5 miliardë lekë, me rritje 21% me bazë vjetore. Ndonëse të ardhurat u rritën ndjeshëm, spitali thelloi humbjet në 143 milionë lekë. “Viti 2021 ka vazhduar të jetë tepër i vështirë, ashtu sikurse 2020-a, për grupin e Spitaleve Amerikane, për shkak të pandemisë.

Vazhdimi i konsolidimit të zgjerimit të ndërmarrë, si dhe objektivi për rritjen e mëtejshme, u bë edhe më i vështirë, për shkak të rënies së mundësisë së pagesave të familjeve dhe fokusin e shpenzimeve të tyre për trajtimin e infektimit nga COVID-19.

Rritja e çmimeve dhe shpenzimet e rritura në medikamente ndikuan ndjeshëm në mirëqenien e tyre.

Nevoja për trajtimin e kurimin e pacientëve post-COVID-19, u kthye në një nga përparësitë tona dhe kjo devijoji një pjesë të investimeve të parashikuara për departamente të ndryshme, drejt investimit në aparaturat e nevojshme për kapërcimin e kësaj pandemie dhe përballjen e saj, në mënyrën më dinjitoze dhe brenda protokolleve të krijuara në situata emergjente”, thuhet në raportin vjetor.

Në vitin 2021, spitali realizoi 15 mijë ndërhyrje operacionale, 8 mijë trajtime mjekësore dhe 109 mijë seanca dialize (kjo e fundit rimbursohet nga shteti).

“International Hospital” (ish-Hygeia), po pjesë e grupit të Spitalit Amerikan, raportoi 3.2 miliardë lekë, me rritje vjetore 18%, ndërsa vijoi të ishte me humbje. “Një vit pas shpërthimit të pandemisë, biznesi i ‘International Hospital’ është rikuperuar dhe normalisht po gjeneron të ardhura dhe rezultate pozitive”, thuhet në raportin vjetor.

Spitalet e tjera nuk renditen në listën e 200 më të mëdhave. Të dhënat zyrtare të bilanceve të pesë spitaleve private, “American Hospital”, “International Hospital” (ish-Hygeia), “Salus”, “German Hospital International”, “Spitali Europian”, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se të ardhurat e kombinuara të tyre ishin rreth 12.3 miliardë lekë (103 milionë euro), duke arritur nivelin më të lartë rekord që kur spitalet e para filluan të hyjnë në tregun shqiptar më shumë se një dekadë më parë.

Në krahasim me vitin e mëparshëm, rritja e të ardhurave është 25.5%, më e larta e regjistruar vitet e fundit, ose rreth 20 milionë euro më shumë. Në 2020-n, kur pandemia u forcua në muajt e fundit të vitit, rritja vjetore e të ardhurave ishte 10.7%.

Spitali “Salus” raportoi 767 milionë lekë të ardhura, me rritje 7%. “German Hospital International” kishte xhiro prej 653 milionë lekësh, me rritje 41%, ndërsa “Spitali Europian” më se i dyfishoi të ardhurat, në 411 milionë lekë.

Sa shumë para për analiza

Në vitin 2020, zgjerimi i aktivitetit të laboratorëve mjekësorë ishte i fortë, pas shpenzimeve të larta për kryerjen e tamponëve, apo të analizave të mëpasshme për të parë ecurinë e sëmundjes.

Në vitin 2021, rritja ishte edhe më e lartë, e ndikuar jo vetëm nga kryerja e analizave për identifikimin e sëmundjes e më pas kurimin e saj, por dhe kushtit të pothuajse gjithë shteteve që nuk lejonin hyrjen në kufijtë e tyre të personave që nuk kishin kryer tampon, apo test të shpejtë.

Kjo i ndihmoi laboratorët që të ishin biznesi më i suksesshëm dhe me rritjen më të fortë në vitin 2021. Sipas INSTAT, në vitin 2021 u regjistruan 4.2 milionë dalje të shtetasve shqiptarë, një pjesë e madhe e të cilëve në vendet e BE-së.

“Intermedica Center” dyfishoi të ardhurat në gati 2 miliardë lekë.

“Genius lab”, në vitin e plotë të tretë të aktivitetit, katërfishoi të ardhurat, në 2 miliardë lekë, duke hyrë për herë të parë në listën e “Monitor 200”, sipas të ardhurave. Norma e fitimit ishte gati 70%.

Laboratorë të tjerë si “Biocheck”, “Pegasus Med”, “Noval Diagnostic”, “Swiss Medical Center”, shumëfishuan aktivitetin, ndonëse nga një bazë e ulët. Më i madhi pas tyre ishte “Biocheck”, me 264 milionë lekë të faturuara, më se katër herë më shumë se viti i mëparshëm.

Në total, qarkullimi vjetor i laboratorëve kryesorë u pesëfishua në rreth 4.6 miliardë lekë, ose 3 miliardë lekë (gati 25 milionë euro) më shumë sesa vitin e mëparshëm.

Për të dytin vit radhazi, i fortë ishte zgjerimi i të ardhurave edhe nga shoqëria “GTS-Gazra Teknike Shqiptare”, me aktivitet në prodhimin, shitjen dhe tregtimin e gazrave teknike, terapeutike, që rriti qarkullimin me 15%, në 2 miliardë lekë, duke vijuar për të dytin vit radhazi në renditjen e “Monitor 200”, e nxitur nga kërkesa për oksigjen në spitale COVID-19 dhe përdorimi i bombolave nga të sëmurët që u vetëkuruan në shtëpi.

Farmaceutika me rritje më të ngadaltë

Importet e medikamenteve arritën rekordin e 31.6 miliardë lekëve sipas INSTAT, me zgjerim 25% në raport me vitin e mëparshëm. Nga shtesa prej 6.4 miliardë lekësh në vlerë, gjysma erdhi si rrjedhojë e importit të vaksinave që u përdorën për të krijuar imunitet ndaj COVID-19.


Burimi: INSTAT

Kërkesa nga sektori publik është ngadalësuar në vitin 2021, pas kalimit të valës së madhe të pandemisë.

Ndërsa popullata ka rritur përdorimin e medikamenteve si për përballimin e pasojave direkte në muajt e parë të vitit, ashtu edhe pasojat indirekte afatgjata që ka lënë pandemia në shëndetin e atyre që e kanë kaluar.

Plakja e vazhdueshme e popullsisë është një tjetër faktor i vazhdueshëm që nxit përdorimin e barnave.

Pjesa më e madhe e operatorëve të tregtimit me shumicë të produkteve farmaceutike kanë raportuar rritje në vitin 2021.

“Rejsi Farma” raportoi të ardhura prej rreth 4.2 miliardë lekësh, me rritje rreth 6%.

Delta Pharma” u zgjerua me 14%, në 4.4 miliardë lekë.

“Pharma One” rriti të ardhurat me 10%, në 3.6 miliardë lekë.

“Intermed” raportoi një xhiro vjetore prej 3.9 miliardë lekësh, ose 15% më shumë se një vit më parë.

Me rënie prej 4.2%, në 2.4 miliardë lekë, rezultoi “Megapharma”. Sipas raportit vjetor, tendenca vjen si rezultat i rënies së shitjeve në sektorin publik. “2020-a ka qenë viti i pandemisë dhe kërkesa për medikamente është rritur në sektorin publik.

Ndërsa në vitin 2021 kemi një rënie të kërkesës nga ky sektor, në të kundërt, kompania ka parë rritje të të ardhurave nga shitja e produkteve kozmetike.

130 milionë euro më shumë për shëndetin në dy vite pandemi

Të dhënat e përpunuara nga “Monitor”, nga bilancet e spitaleve private, klinikat kryesore të analizave, importeve të medikamenteve (përjashtuar shpenzimet për vaksinat) dhe kompanisë më të madhe të sigurimit të oksigjenit tregojnë se të ardhurat e 19 shoqërive në fushën e shëndetit (spitale private, depo farmaceutike, laboratorë analizash dhe tregtim i oksigjenit), tregojnë se shpenzimet për shëndetësinë ishin 70 milionë euro më shumë, nga 50 milionë euro që ishte shtesa vjetore e llogaritur me të njëjtën metodologji në 2020-n.

Indirekt, kjo tregon një pjesë të shpenzimeve shtesë nga xhepi për të përballuar pandeminë, që për dy vjet është rreth 130 milionë euro.

Kostoja totale, sidomos ajo e shërbimeve private (nga mjekë e infermierë në shtëpi) dhe e kurimit jashtë vendit është e pamundur të llogaritet.

Sipas INSTAT, që llogarit indeksin e vlerës në tregtinë me pakicë të produkteve farmaceutike e mjekësore, nga tetori 2020 deri në mars 2021, shpenzimet mujore për produkte farmaceutike e mjekësore u rritën mesatarisht me 24-28%, në raport me muajt përkatës të vitit normal 2019./MONITOR

biznesi shendet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj