LIVE UPDATES
Ekonomi

Informaliteti, plaga e pashëruar e pijeve alkoolike

Prodhuesit paralajmërojnë rritje tjetër të pijeve alkoolike nga janari 2023 e ndikuar nga kostot e larta. Prej tre vitesh, Shqipëria, për shkak të çmimit të lartë të energjisë dhe gazit nuk prodhon alkool nga drithërat për distilimin e pijeve. Importet dominojnë tregun, ndërsa informaliteti i lartë i shitjes së rakisë dhe konjakut vendas po dëmton markat shqiptare.

24 Shtator 2022, 14:34 Nga k.m.
Informaliteti, plaga e pashëruar e pijeve alkoolike
Foto ilustruese

Prej 3 vitesh, në Shqipëri, njësia e prodhimit të alkoolit të misrit për distilimin e pijeve të forta alkoolike ka reshtur së funksionari, pasi fabrika më e madhe për prodhimin e pijeve alkoolike “Aquila Liquori” e ka mbyllur këtë repart. Si rrjedhojë, industria e prodhimit të alkoolit nga misri që përdoret për pijet e tjera të forta alkoolike, si konjak, uiski, ponç apo fërnet nuk funksionon mw për shkak të paleverdishmërisë nga kostot e larta të lëndëve djegëse dhe transportit të drithit.

Misri transportohej nga kompania nga Vojvodina e Serbisë, ndërsa për vënien në punë të repartit të distilimit përdorej gaz i lëngshëm. Edhe për këtë kompani, një ndër furnizuesit kryesorë të alkoolit për kantinat e vogla të pijeve është më e leverdishme të furnizohet me alkool nga Bullgaria, sesa ta prodhojë vetë.

Prodhuesit vendas të pijeve alkoolike pohuan se 60% të kostos e zënë lëndët djegëse, si: energjia elektrike, gazi i lëngshëm, mazuti, çmimi i të cilave është shtrenjtuar. Edhe kantinat më të vogla të pijeve alkoolike, që kanë të trashëguar teknologjinë e distilimit nga procesi i privatizimit të ndërmarrjeve që ndodhi pas viteve ’90, shtojnë se kostoja e lartë për energjinë, lëndët e tjera djegëse, si dhe taksat e larta e kanë bërë të paleverdishëm prodhimin e alkoolit. Ata theksojnë se është më e leverdishme të furnizohen me alkool misri nga Serbia dhe Bullgaria, sesa ta prodhojnë në vend.

“Deri para fillimit të pandemisë, e siguronim alkoolin e misrit në Shqipëri, por për shkak të mbylljes së prodhimit nga kompania ‘Aquila Liquori’ tashmë furnizohemi nga Maqedonia e Veriut me alkool për distilimin e pijeve.

Në fabrikën tonë disponojmë teknologjinë për ta prodhuar alkoolin, por është e paleverdishme, për shkak të kostos së shtrenjtë nga çmimi i lartë i energjisë dhe burokracitë administrative të kontrolleve të AKU, doganave, por edhe taksave të larta.

Po ashtu në tregtimin e pijeve alkoolike vijon të ketë informalitet të lartë, ku markat kryesore vendase falsifikohen”, pohon Klejsi Asllani, administrator i kantinës së pijeve “Asllani” në Shkozet të Durrësit.

Sipas të dhënave të Doganave, sasia e pijeve të forta alkoolike të prodhuara në Shqipëri deri në 2018 ka qenë më e lartë se ajo e importuar. Për periudhën 2019-2021, importet kanë zëvendësuar prodhimin vendas. Në 2018-n, prodhimi vendas zinte 52,5% të konsumit të pijeve alkoolike. Në vitin 2019, pesha e prodhimit vendas në konsum u zvogëlua, pasi u rrit pesha e importeve. Prodhimi zinte 42% të konsumit. Në 2020-n, pesha e konsumit ishte 39% dhe në vitin 2021 ra në 35%.

Alkooli në Shqipëri është prodhuar që në kohëra të lashta, në mënyrë artizanale, nga distilimi i rrushit dhe më vonë nga lëndët sheqermbajtëse. Në rrugë industriale, prodhimi i alkoolit etilik të koncentruar filloi në vitin 1922, kur u ngrit një fabrikë e vogël në Shkodër.

Më vonë u ngritën edhe 3 fabrika të vogla në Elbasan, Korçë dhe Vlorë, që përdornin si lëndë të parë misër. Prodhimi i gjerë industrial i alkoolit etilik nisi më 1960 me ngritjen e fabrikës së alkoolit pranë Kombinatit të Sheqerit në Maliq, me lëndë të parë melasë dhe miell misri.

Në kantinën e pijeve alkoolike “Gjergj Kastriot Skënderbeu” vijon të prodhohet alkool nga rrushi për distilimin e pijeve të forta. Përfaqësues të kantinës pohojnë se pavarësisht se është shtrenjtuar çmimi i energjisë dhe karburantit, janë disi të lehtësuar nga kostot e transportit, pasi përdorin rrushin e kultivuar nga vreshtat e kompanisë, me sipërfaqe 44 hektarë.

“Kostoja e alkoolit të prodhuar në vend që përdoret për distilimin e pijeve të tjera alkoolike është më e shtrenjtë se jashtë, për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike dhe karburantit. Nëse kostoja e prodhimit për 1 litër alkool në fabrikë arrin 300 lekë, në shtete si Serbia apo Bullgaria, ne furnizohemi me çmim 250 deri 280 lekë për litër.

Jemi të detyruar të kryejmë edhe furnizim nga importi, pasi është e pamundur që kërkesa e tregut të plotësohet vetëm me alkoolin e prodhuar në fabrikë”, pohon drejtori i kantinës “Gjergj Kastriot Skendërbeu”, – Denis Zhilla.

Me rritjen e lartë të kostove nga materialet e importit, taksat dhe tregut të lartë informal të shitjes, shumë kantina të pijeve alkoolike këtë vit po zhvillojnë aktivitetin me fitime të reduktuara. Konsumi për pijet alkoolike në vend vijon të jetë i lartë, por prodhuesit ngrenë shqetësimin se pjesa më e madhe e tij shitet në informalitet.

Rritja e kostove të prodhimit

Për periudhën janar-korrik, sipas të dhënave të doganave, prodhimi vendas u rrit rreth 9% më shumë krahasuar me vjet. Në bazë vjetore, rritja e prodhimit në vitin 2021 u rrit 43,5% më shumë se në vitin 2020.

Shqetësim i prodhuesve në vitin 2022 është kostoja e lartë nga materialet e importit. Për kantinën më të madhe të prodhimit të pijeve alkoolike në vend, kostoja më e lartë mbetet nga shtrenjtimi i çmimit të energjisë dhe naftës. “Prej dy vitesh, kostot e prodhimit kanë shënuar tendencë të fortë rritëse, e ndikuar veçanërisht nga çmimi i energjisë, nafta dhe materialet e ambalazhimit, siç janë shishet e qelqit, tapat dhe etiketat. Çmimi i energjisë nga 15 lekë me TVSH ka arritur në 41 lekë me TVSH, gati 3 herë më i lartë”, pohon drejtori i kantinës “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, Denis Zhilla.

Edhe Klejsi Asllani, administratori i kantinës së pijeve “Asllani” në Shkozet, ngre shqetësimin se aktiviteti i tij është prekur nga rritja e kostove. Rritja e lartë është shënuar tek ambalazhimi i shisheve të qelqit, tapat, etiketat dhe karburanti.

“Këtë vit, kostot e prodhimit janë rritur 50% më shumë krahasuar me vjet. Nëse vjet, një shishe qelqi për konjakun e blinim 55 lekë me TVSH, çmimi këtë vit ka arritur në 100 lekë me TVSH (81% rritje), tapat e shisheve nga 20 lekë copa, këtë vit kushtojnë 35 lekë (rritja 75%), ndërsa çmimi i etiketave të pijeve është dyfishuar nga 20 lekë copa në 40 lekë.

Shtrenjtimi i lartë i çmimit të karburanteve, po dëmton shumë biznesin, pasi ka rritur kostot e transportit të produkteve. Me këto kosto të larta dhe me mungesën e mbështetjes nga shteti, këtë vit po punojmë pa marzhe fitimi, por jemi të detyruar të vijojmë aktivitetin, për shkak të detyrimeve financiare”.

Një sfidë financiare për bizneset që operojnë në industrinë e pijeve për shumë vite ka qenë norma e akcizës. Përfaqësuesi i kantinës “Asllani” në Shkozet shton se te kostot e shtuara të prodhimet ka ndikuar edhe akciza e lartë.

Prodhuesit kërkojnë të rivlerësohet norma e TVSH-së, pasi taksat për pijet alkoolike janë të larta. “Nëse para 5 vitesh, për një shishe konjak të prodhuar në vend paguanim 155 lekë akcizë, këtë vit paguajmë 185 lekë. Akciza e alkoolit ka shënuar rritje çdo vit. Të paktën të rishikohet niveli i TVSH-së, pasi mbetet shumë i lartë”, pohon ai.

Informaliteti i lartë i sektorit

Tradita e prodhimit në kantinat shqiptare për pijet e forta alkoolike mbetet ajo e rakisë së rrushit, konjakut, ponçit dhe fërneti. Në kantinat e mëdha, prodhohet edhe uiski që eksportohet më tepër jashtë Shqipërisë.

Prodhimi i rakisë në Shqipëri, që konsiderohet pija alkoolike tradicionale, mendohet të jetë shumë i madh, në kushtet kur një pjesë e konsiderueshme prodhohet nga familjarë apo në punishte të palicencuara. Pavarësisht se për këtë pije, preferenca është e lartë edhe nga shtetas të huaj, në bare dhe lokale shitja e rakisë në informalitet është shumë e lartë.

Prodhuesit ngrenë shqetësimin se informaliteti i lartë po ndikon në uljen e shitjeve të produkteve të tyre dhe nga instancat shtetërore nuk merret asnjë masë. Situata po dëmton rëndë kompanitë e licencuara, pasi ka shumë raste të zbuluara të falsifikimit të logos. Kompanitë kërkojnë zgjidhjen njëherë e mirë të kësaj të kësaj problematike, e kthyer në gangrenë të veprimtarisë së tyre.

Rrahman Gjeta, nga kantina e pijeve Librazhd, kur flet për informalitetin e lartë të sektorit, bën krahasimin e konsumit të lartë me sasinë e shitur në kantinë. “Nëse në zonën e Librazhdit konsumohen 200 litra raki në muaj, në kantinë shiten vetëm dy shishe raki.

Prej vitesh, në tregun shqiptar, vijon të mbetet i pazgjidhur problemi i informalitetit të tregut. Rakia shitet 90% në treg informal, ndërsa informaliteti në pijet e tjera alkoolike arrin në nivelet 60-70%”, pohon ai.

Në tregtimin e pijeve alkoolike të palicencuara, për shkak të mungesës së kontrollit, është shqetësuese edhe shëndeti i konsumatorit, duke shkaktuar probleme të rënda shëndetësore.

Denis Zhilla, nga kantina “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, thotë se këtë vit është rritur shumë informaliteti i pijeve alkoolike dhe falsifikimit të markës shqiptare. “Në pandemi dhe veçanërisht në periudhën e karantinës, kur njerëzit u izoluan, bashkë me të për një moment u ‘izolua’ edhe informaliteti.

Me hapjen e ekonomisë, dukuria vijoi dhe nuk ka ndalur edhe këtë vit. Nga institucionet shtetërore duhet të ketë kontrolle më të forta në zbatim të ligjit të së drejtës së pronësisë.

Në Shqipëri, konsumi i konjakut zë 50% të peshës te pijet alkoolike. Edhe ky produkt shitet në informalitet me etiketa të falsifikuara. Por informaliteti, përveçse shkakton probleme shëndetësore te konsumatori, po dëmton shumë markat shqiptare të pijeve”, pohon ai.

Pijet alkoolike, tashmë një luks

Nga janari i këtij viti, çmimet e pijeve alkoolike vendase janë rritur 20% krahasuar me vitin 2021, për shkak të shtrenjtimit të kostove prodhuese. Përfaqësuesi i kantinës “Skënderbeu” paralajmëron se nga janari i vitit 2023 do të ketë një tjetër rritje të çmimeve të pijeve alkoolike.

Denis Zhilla thotë se rritja e çmimeve ka tkurrur 10% shitjet. Tendenca e konsumit pritet të jetë me rënie edhe për vitin e ardhshëm ku çmimet do të rriten sërish. Aktualisht nga kantinat e pijeve alkoolike, çmimi i një shishe raki rrushi 0,7 L nga 380 lekë vjet po shitet 450 lekë (rritja 18,4%); fërneti 0,7L nga 550 lekë po shitet 600 lekë (rritja 9%); konjaku nga 550 lekë ka arritur në 600 lekë (rritja 9%) dhe ponçi nga 550 lekë në 600 lekë (rritja 9%).

Në supermarkete, çmimet e shitjes janë më të larta krahasuar me kantinat prodhuese. Klejsi Asllani, prodhues i pijeve alkoolike të kantinës “Asllani”, pohon se shitjet më të larta të pijeve janë në supermarkete, por “më shumë pije alkoolike shesim për marketet dhe pikat e shumicës.

Në bare dhe restorante konsumohen më tepër pije të importit. Por edhe me shitjet e marketeve po hasim vështirësi, pasi për shkak të lehtësive në pagesë që krijojnë importuesit janë më të interesuar të blejnë pijet e huaja.

Shumë importues furnizojnë marketet, duke pranuar që pagesën e furnizimit ta marrin pas shitjes së mallit. Për prodhuesit është e pamundur të bëhet kjo shtyrje e pagesës, pasi na krijon probleme në likuiditetin e parasë për blerjen e lëndëve te para”, thotë ai.

Në periudhën janar-korrik 2022, importi i pijeve alkoolike është rritur 38,7% më shumë se vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Doganave, rritja e importit të pijeve ka qenë e fortë krahasuar edhe me periudhën para pandemisë. Në raport me 2019-n, importet janë rritur 44% më shumë. Në vitin 2021, importet janë 61% më shumë se në 2020-n.

Përfaqësuesit e Grupit AGNA thonë se zgjerimi i kërkesës ndikohet nga turizmi, pasi pijet alkoolike konsumohen më tepër në bare dhe restorante.

Në supermarkete, çmimet e shitjes janë më të larta krahasuar me kantinat prodhuese. Klejsi Asllani, prodhues i pijeve alkoolike të kantinës “Asllani”, pohon se shitjet më të larta të pijeve janë në supermarkete.

“Më shumë pije alkoolike shesim për marketet dhe pikat e shumicës. Në bare dhe restorante konsumohen kryesisht pije të importit. Por edhe me shitjet në markete po hasim vështirësi, pasi për shkak të lehtësive që krijojnë në pagesë, importuesit supermarketet janë më të interesuar të blejnë pijet e huaja.

Shumë importues furnizojnë supermarketet, duke pranuar që pagesën e furnizimit ta marrin pas shitjes së mallit. Për prodhuesit është e pamundur të bëhet kjo shtyrje e pagesës, pasi na krijon probleme në likuiditetin e parasë për blerjen e lëndëve të para”, thotë ai.

“Aquila Group”, një ndër prodhuesit më të mëdhenj të pijeve alkoolike 70-80% të xhiros së aktivitetit e ka nga eksportet.

Që prej vitit 2016, “Aquila Liquori”, si rezultat i investimeve moderne të vazhdueshme, që nga rinovimi i teknologjisë të prodhimit, të lëndëve të para të kontraktuara nga ndërmarrje të njohura italiane dhe bashkëpunimit me partnerët francezë “Tradexal”, nisi eksportin e uiskit dhe konjakut drejt vendeve të BE-së, Francë, Itali, Sllovaki, Angli, Spanjë dhe Poloni.

Synimi i kompanisë kanë qenë marrëveshje afatgjata me këto vende për të mbajtur prodhimin në kapacitet të plotë. Nevoja për të gjetur tregje të mëdha ka bërë që “Aquila Liquori” të eksportojë tashmë edhe në Kinë dhe Meksikë. Këtë vit është shënuar rritje edhe në eksportin e rakisë së rrushit.

Rritje të eksporteve këtë vit ka pasur edhe për kantinën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Denis Zhilla pohon se eksportet janë shtuar për shkak të zgjerimit të shitjeve në tregjet europiane. Kompania eksporton në Austri, Zvicër, Slloveni, Kosovë, SHBA, Australi.

Sa alkool konsumohet në Shqipëri

Në vitin 2021, sipas të dhënave të World Data, konsumi i pijeve alkoolike në Shqipëri ishte në sasinë e 6,8 litrave/vit, duke na renditur ndër shtetet e fundit në rajon dhe Europë për sasinë e litrave të pijeve alkoolike të konsumuara për individ.

Sasinë më të ulët të konsumit të pijeve alkoolike e shënon Maqedonia e Veriut me 6,4 litra/vit për person. Konsumin më të lartë e ka Gjermania, me 12,8 l/vit për person. Renditja vijon me Spanjën 12,6 litra/vit, më tej, Bullgaria 12,4 litra/vit; Rumania 12,3 litra/vit; Franca 12,2 litra/vit; Mali i Zi 12,2 litra/vit; Sllovenia 12 litra/vit; Hungaria 11 litra/vit; Greqia 10 litra /vit; Serbia 8,8 litra/vit; Italia 8 litra/vit dhe Bosnjë-Hercegovina 7,8 Litra/vit për individ.

24 kantina të pijeve shqiptare në “Open Balkan”

Rrahman Gjeta, inxhinieri i cili ka privatizuar në vitin 1998 kantinën e prodhimit të verës dhe pijeve alkoolike në Librazhd, e konsideron pjesëmarrjen në panairin e parë ndërkombëtar të verës “Wine Vision by Open Balkan” si një mundësi prezantimi të prodhimit të tij në rajon, por edhe për të lidhur kontrata për eksport.

Në fabrikën e ngritur që në periudhën komuniste, sipas teknologjisë ruse, prodhohet vera nga rrushi nga fermerët e Librazhdit. Në këtë kantinë janë të punësuar 20 banorë të zonës.

“Deri tani, si vera e prodhuar, edhe rakia e kantinës, janë shitur vetëm brenda Shqipërisë. Pjesëmarrja në këtë panair do të jetë jo vetëm një mundësi për prezantimin e verës së zonës sonë, por edhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi për eksportin e tyre në të ardhmen. Për kantinën tonë, pjesëmarrja në këtë panair është mundësi”.

Panairi i parë ndërkombëtar “Wine Vision by Open Balkan”, nismë e vendeve partnere të nismës “Open Ballkan” si Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, u mbajt nga data 1 deri më 4 shtator në Beograd. Nga Shqipëria ishin pjesëmarrëse 24 kantina të prodhimit të verës dhe pijeve alkoolike.

Pak përpara nisjes së tyre drejt Beogradit, prodhuesit shqiptarë të verës u pritën nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. Pjesëmarrjen në panairin “Vizioni i verës-Ballkani i Hapur”, Krifca u sugjeroi ta shohin si një mundësi të artë për të ndarë përvojën e tyre dhe për të zhvilluar bashkëpunimet me kompani nga e gjithë bota. Për ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, kjo është një formë promovimi e kulinarisë.

Më herët, edhe Oda Ekonomike e Serbisë vlerësoi se kjo ngjarje është një mundësi ideale për prodhuesit e verërave dhe kantinat e verës nga i gjithë rajoni që të prezantohen para publikut më të gjerë dhe në këtë mënyrë, të ofrojnë shikueshmëri edhe më të madhe në treg. Kjo është një mundësi për të gjithë ekspozuesit që të takohen, të ndajnë përvojat e tyre dhe të krijojnë një rrjet me shpërndarësit e përfaqësuesit e industrive plotësuese./Monitor

informaliteti ne shqiperi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni