Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Jetëgjatësia në lindje tregon numrin e viteve që një fëmijë i sapolindur pritet të jetojë. Në vitin 2021 jetëgjatësia e pritur u vlerësua 74,4 vjeç për meshkujt dhe 78,7 vjeç për femrat.
Përgjatë dy viteve 2020-2021 pandemia Covid-19 e ka cenuar rëndë shëndetin e popullatës dhe përmbysi gjithashtu edhe progresin që vendi ynë kishte bërë në drejtim të rritjes së jetëgjatësisë.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se jetëgjatësia në vitin 2021 arriti në 76.5 vite nga 79 vite që ishte në vitin 2019 para pandemisë. Nga viti 2019 në vitin 2021 jetëgjatësia e shqiptarëve është shkurtuar me 2.5 vite një nga normat më të larta në Europë.
Jetëgjatësia në lindje tregon numrin e viteve që një fëmijë i sapolindur pritet të jetojë. Në vitin 2021 jetëgjatësia e pritur u vlerësua 74,4 vjeç për meshkujt dhe 78,7 vjeç për femrat.
Jetëgjatësia në lindje ka ardhur përgjithësisht duke u rritur nga viti 2011 deri në vitin 2019, me gra që kanë prirje për të jetuar më gjatë, por jetëgjatësia në lindje ka shënuar ulje në vitet 2020-2021, e ndikuar nga rritja e numrit të vdekjeve prej efekteve të pandemisë Covid-19.
Femrat shqiptare të lindura në vitin 2021 pritet të jetojnë 4,3 vite më shumë sesa meshkujt shqiptarë të lindur në të njëjtin vit.
Shqiptarët e viteve 1950 jetonin mesatarisht vetëm 54.4 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndërsa që nga ajo kohë deri në vitin 2020, jetëgjatësia u rrit me 42%.
Të dhënat historike mbi jetëgjatësinë në 70 vitet e fundit, tregojnë se përmirësimi më i madh ndodhi në dy dekadat e 1950-1970, ky tregues u rrit me 18 vite ose 33%.
Nga 54.4 vjeç më 1950 jetëgjatësia mesatare në vitin 1970 arriti në 72.3 vite. Që nga ajo kohë treguesi i jetëgjatësisë në vendin tonë është rritur me ritme të ulëta. Në vitin e parë të tranzicionit jetëgjatësia në vend ishte 75.4 vite dhe në vitin 2020 llogaritet në 77.3 vite me një përmirësim me rritje rreth dy vite.
Popullsia në Shqipëri ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit. Kjo vjen, veçanërisht, për shkak të ndryshimeve në sistemin ekonomik, duke kaluar nga ekonomia e centralizuar në një sistem të tregut të hapur i cili ka dhënë efektin e tij në lindje, vdekje, migracion, dhe sigurisht ka një ndikim në të ardhmen e popullsisë shqiptare.
Statistikat e popullsisë dhe ato mbi jetëgjatësinë janë shumë të rëndësishme për planifikime të tjera. Është me rëndësi të dimë se sa banorë jetojnë aktualisht në vend dhe sa do të ketë në të ardhmen, në mënyrë që të mund të merren vendime më të mira në lidhje me ndërtimin e shkollave, spitaleve dhe rrugëve.
Është gjithashtu e rëndësishme të dihet sa e moshuar është dhe do të jetë popullsia në vitet në vazhdim, në mënyrë që të planifikohen, për shembull pensionet apo kujdesi shëndetësor./MONITOR
“Kombinimi i amnistisë fiskale dhe penale ndoshta është i tepërt”, deklaroi sot H.E.Mr. Reinout Vos – Ambasador i Mbret&...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar dhe ka nxjerrë për konsultim publik projektrrregulloren “Për Kriteret e Transpar...
Sektori i mikrofinancës ka reaguar sot ndaj shqetësimit të ngritur javën e kaluar nga Presidenti i Republikës, për nevojën ...
Inflacioni në Bashkimin Europian arriti në 9.6% në qershor 2022, sipas vlerësimeve përfundimtare të Eurostat të publikuara ...
Telefoni Çdo përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht rreth 6500 Lekë për shërbime të komunikimeve celulare. Sipas t&...
Importet e zarzavateve kanë shënuar një rritje jo të zakontë ne 6-mujorin e parë të vitit 2021 duke sinjalizuar se, konsumi...
Cilido qoftë lloji i sulmit që hacker-at kanë përdorur për të sulmuar sistemet e qeverisë Shqiptare, e rëndësishm...
Çmimet e larta të lëndëve të para po ulin volumin e tregtisë me jashtë. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojn&e...
Nga fillimi i korrikut e në vazhdim Bursa e Hungarisë, një referencë edhe për vendin tonë, ka nisur një rritje të pand...
Shtrenjtohet sërish nga fermerët qumështi për fabrikat e përpunimit. Pas 15 korrikut qumështi i lopës është rritu...