2 Shkurt 2026, 14:15
Nga E.d
Foto ilustruse
Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e dytë të vitit 2025. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 54.8%, nga 62.2% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 70.9% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë 2024.
Për paradhëniet bankare (overdraftet) deri në 200 mijë lekë, norma efektive mesatare e interesit ra në 13.71%, nga 13.72% që ishte në gjashtëmujorin e parë dhe 13.9% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë 2024.
Për kartat e kreditit me limit deri në 200 mijë lekë, interesi mesatar ra në 20.01, nga 20.29% që ishte në gjashtëmujorin e parë 2025 dhe 20.47% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë 2024.
Për kreditë me këste me vlerë nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë, norma mesatare efektive e interesit rrit lehtë në 26.57%, nga 26.41% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë, por në rënie krahasuar me nivelin prej 27.42% të gjashtëmujorit të dytë 2025.
Për kreditë me shumë nga 600 mijë deri në 2 milionë lekë norma mesatare e interesit ra në 11.03%, nga 11.2% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 12.15% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Normat e mësipërme të interesit janë llogaritur mbi të gjitha kreditë konsumatore të dhëna nga bankat dhe institucionet financiare jo-banka, bazuara në të dhënat faktike që pasqyrohen në Regjistrin e Kredive.
Norma mesatare efektive e interesit përfshin normën nominale të interesit të kredisë, por edhe të gjitha kostot e tjera që i ngarkohen klientit, duke përfshirë edhe komisionet apo tarifat e tjera.
Rënia e normës efektive mesatare të interesit për kreditë konsumatore përputhet në përgjithësi me një tendencë në rënie të interesave në tregun financiar. Kjo rënie u përcaktua nga politika monetare më stimuluese e Bankës së Shqipërisë, nga gjendja e mirë e likuiditetit në treg, por edhe nga një konkurrencë të lartë në tregun e kredisë konsumatore.
Aplikimi i një norme maksimale efektive të interesit nga Banka e Shqipërisë duket se ka shërbyer gjithashtu si faktor që i ka zhvendosur në ulje interesat mesatare të kredive në vitet e fundit. Që prej fillimit të vitit 2022, kur nisi aplikimi i normës tavan të interesit, ky tregues ka lëvizur vazhdimisht në rënie.
Normat e ulëta të interesit po mbështesin një rritje me ritme shumë të shpejta të kredisë konsumatorë. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i kredisë konsumatore (duke përfshirë overdraftet) në fund të nëntorit 2025 arriti në 106.3 miliardë lekë, në rritje me pothuajse 22% krahasuar me një vit më parë./Monitor.al
kredi konsumatore banka e shqipërisë norma interesi
Ekonomi
2 Shkurt 2026, 14:15
E.d
Foto ilustruse
Çmimet e produkteve bazë në bare, kafeja dhe uji po rriten me shpejtësi kohët e fundit me nga 20-30% se secila. N...
Ekonomi
1 Shkurt 2026, 08:31
I.A
TIRANË- Vrulli i shumë individëve për të lënë shtëpitë e tyre me qira ditore, duke rritur stokun e njësive t...
Ekonomi
1 Shkurt 2026, 08:27
I.A
TIRANË- Vitet e fundit është shtuar numri i individëve që po investojnë në blerjen e pasurive të paluajtshme. T&e...
Ekonomi
1 Shkurt 2026, 07:59
I.A
TIRANË- Tirana është porta hyrëse e vendit dhe ndalesa e parë pothuajse për çdo vizitor. Durrësi, vetëm pak min...
Ekonomi
30 Janar 2026, 22:45
D.S
Ari
SHBA- Çmimet e arit kanë arritur nivele rekord kohët e fundit, me investitorët që po grumbulloj...
Ekonomi
30 Janar 2026, 16:42
D.S
Grafik
Pavarësisht rritjes në muajin janar, nga 40 në 50 mijë lekë, paga minimale bruto në Shqipëri ka vijuar të je...
Ekonomi
30 Janar 2026, 15:23
D.S
Foto Ilustruese
Vijojnë të jenë të shumtë individët që po plotësojnë Deklaratën Vjetore të të ...
Ekonomi
30 Janar 2026, 07:29
E.d
Foto ilustruse
Portofoli i qirasë financiare të sektorit bankar është rritur më tej gjatë vitit të kaluar. Sipas statist...
Ekonomi
30 Janar 2026, 07:22
E.d
Foto ilustruse
Administrata tatimore u ka kërkuar bizneseve që të dorëzojnë inventarët deri në fund të këtij m...
Ekonomi
28 Janar 2026, 14:45
E.d
Foto ilustruse
AAPSK ka regjistruar një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga qiradhënia gjatë vitit 2025, duke reflektuar n...