6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Rritja e normave të interesit të depozitave është reflektim i ndryshimit të kahut të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë. Prej muajit mars deri në muajin nëntor 2022, Banka e Shqipërisë rriti normën bazë të interesit nga 0.5% në 2.75%.
Norma mesatare e interesit të depozitave në lekë u rrit përsëri në muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe preku nivelin më të lartë në të paktën shtatë vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit për të gjitha depozitat me afat në dhjetor arriti në 1.89%, në rritje për të gjashtin muaj radhazi. Krahasuar me një vit më parë, interesi i depozitave me afat në lekë është rritur me 1.22 pikë përqindje ose 182%.
Ndërsa krahasuar me muajin mars, kur Banka e Shqipërisë nisi ciklin rritës të normës bazë, interesi mesatar i depozitave me afat në lekë është rritur me 1.19 pikë përqindje ose 170%. Rritja e normave të interesit të depozitave është reflektim i ndryshimit të kahut të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë. Prej muajit mars deri në muajin nëntor 2022, Banka e Shqipërisë rriti normën bazë të interesit nga 0.5% në 2.75%.

Rritja e interesit të depozitave është ende më e ulët krahasuar me rritjen e normës bazë të interesit, edhe për shkak të karakteristikave të tregut financiar në Shqipëri, ku sektori bankar është mjaft likuid, depozitat bankare ngelen gjerësisht produkti i preferuar për të mbajtur kursimet, por edhe për shkak të zhvillimit të dobët të tregut sekondar të instrumenteve të borxhit qeveritar, që i bën titujt qeveritarë më pak konkurrues me depozitat bankare.
Megjithatë, rritja e normave të interesit të depozitave ka qenë e konsiderueshme dhe ndoshta disi më e shpejtë nga sa parashikohej prej ekspertëve. Hallka që ka nxitur këtë rritje ka qenë sidomos tregu primar i bonove dhe obligacioneve të qeverisë, ku yield-et shënuan një rritje të fortë, sidomos në periudhën mes muajve gusht dhe nëntor 2022.
Yield-i mesatar i bonove 12 mujore të thesarit në muajin nëntor arriti në 5.83%, niveli më i lartë që prej vitit 2013. Yield-et e bonove u rritën madje me ritme më të shpejtë se norma bazë e interesit, për shkak të pritshmërive të investitorëve për rritje të shpejtë të normave në të ardhmen e afërt. Pas muajit dhjetor, tregu u qetësua disi dhe rritja e yield-eve u korrigjua ndjeshëm.
Në fund të muajit janar të këtij viti, yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12 mujore zbriti në 4.86%, rreth një pikë përqindje më pak krahasuar me pikun që pati prekur në muajin nëntor 2022. Megjithatë, rritja e yield-eve i ka bërë instrumentet e borxhit të qeverisë joshëse edhe për investitorët e vegjël, duke shtuar konkurrencën me depozitat bankare për kursimet e publikut dhe ka krijuar presion mbi bankat për të rishikuar edhe normat e interesit të depozitave.
Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve arritën në 49.6 miliardë lekë, me një rritje rekord prej 216% krahasuar me një vit më parë. Por, nga ana tjetër, rritja e yield-eve ka nxitur edhe konkurrencën mes bankave për të tërhequr më shumë depozita. Në kushtet kur normat e interesit që tregun ofron për investimin e aktiveve janë rritur, veçanërisht bankat me pjesë më të vogël të tregut të depozitave kanë pasur stimuj për të rritur normat e ofruara për klientët e tyre.
Normat e interesit të depozitave vitin e kaluar janë rritur edhe për euron, por në përmasa më të vogla krahasuar me lekun. Sipas Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit të depozitave me afat në euro në dhjetor shënoi nivelin 0.83%, nga 0.29% që kishte qenë një vit më parë. Banka Qendrore Europiane po ndjek gjithashtu një politikë të rritjes së shpejtë të normave të interesit.
Norma bazë në fillim të shkurtit arriti në 3%, nga 0 që kishte qenë në mesin e vitit të kaluar. Por, reflektimi në normat e interesit të depozitave në Shqipëri është më i ngadaltë, edhe për shkak të mungesës së alternativave konkurruese të investimit financiar në monedhën europiane në tregun e brendshëm, siç janë bonot dhe obligacionet në rastin e lekut./Monitor
Foto ilustruese Në Shqipëri 21.2 për qind e energjisë që shkon për ngrohje dhe ftohje vjen nga burimet e rinovueshme. Të...
Kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit kanë lajmëruar të gjitha pikat e shitjes me pakicë se, duke nis...
Tërmetet e forta të datës 6 shkurt në Turqi sollën, edhe një herë në kujtesë, rrezikun e lartë nga fatkeq&eu...
Kërkesa e bizneseve për të pasur mundësi të punësojnë të huaj në kushtet e krizës së shkaktuar nga emig...
Çmimet e naftës shënuan rritje ditën e hënë, një përmirësim i dukshëm nga rënia prej 8% javën e ...
Përdorimi i infrastrukturës pasive nga ana e operatorëve të rrjetit bëhet kundrejt pagesës së një “qiraje”...
Foto ilustruese TIRANË- Banka Botërore ka publikuar “manualin” për zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe t...
Qeveria shqiptare do të zhvillojë këtë muaj një ankand të ri të obligacioneve me maturim 15-vjeçar. Sipas Ministris...
Sigurimi i detyrueshëm i njësive rezidenciale (shtëpi) pritet që të kthehet edhe një herë për diskutim në tryezat...
Stefan Pinguli, drejtuesi i Shoqatës së Prodhuesve Vendas, pohoi për “Monitor” se së shpejti ndryshimet në ligjin e akciz...