LIVE UPDATES
Ekonomi

Investimet shqiptare jashtë vendit, në nivele të larta edhe për tremujorin e parë të vitit

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit arriti në 52 milion euro, një milion euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo është vlera më e lartë e investimeve shqiptare jashtë vendit për tremujorin e parë të vitit, qysh prej vitit 2008.

14 Qershor 2024, 11:16 Nga M.B
Investimet shqiptare jashtë vendit, në nivele të larta edhe
Foto ilustruese

TIRANA- Investimet shqiptare jashtë vendit shënuan nivele të larta edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit arriti në 52 milion euro, një milion euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo është vlera më e lartë e investimeve shqiptare jashtë vendit për tremujorin e parë të vitit, qysh prej vitit 2008.

Në pjesën më të madhe, investimet shqiptare janë kanalizuar në kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. Këto injektime kapitali përbënin më shumë se 69% të fluksit të ri të investimeve shqiptare jashtë vendit. Pjesa tjetër konsiston kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive me aktivitet jashtë vendit. Në vitet e fundit, investimet e huaja direkte në Shqipëri këtë vit po shënojnë vlera rekord, por, nga ana tjetër, një tendencë të ngjashme shfaqin edhe investimet shqiptare jashtë vendit.

Sidoqoftë, bilanci neto i investimeve të huaja direkte për 3-mujorin I 2024 ishte negativ, për një vlerë të përgjithshme prej 302 milionë eurosh, në rritje me 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Bilanci negativ në llogarinë e investimeve të huaja nënkupton se investimet e huaja direkte hyrëse në Shqipëri ngelen shumë më të larta krahasuar me investimet shqiptare jashtë vendit. Të dhënat statistikore për investimet e sipërmarrjeve shqiptare jashtë vendit nuk detajohen për shpërndarjen e tyre gjeografike apo sektoriale.

Për këtë arsye, ende nuk ekziston një “hartë” e mirëfilltë e investimeve shqiptare jashtë, apo në cilat prej vendeve apo sektorëve po përqendrohet rritja në vitet e fundit. Megjithatë, është fakt se disa prej grupeve më të rëndësishme shqiptare të biznesit prej vitesh janë të vendosura jashtë vendit. Në vitet e fundit, kjo prani duket se po zgjerohet, edhe si pjesë strategjisë së diversifikimit të biznesit. Disa prej grupeve të rëndësishme të biznesit në vend kanë vendosur një prani në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Kroaci, Austri, Zvicër, Kroaci apo SHBA, me aktivitet kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në shërbimet financiare.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës japin një informacion për investimet shqiptare në Kosovë, që vlerësohet se është shteti me përqendrimin më të madh të investimeve tona jashtë. Shifrat e BQK-së tregojnë se deri në fund të vitit 2023, stoku i investimeve shqiptare në Kosovë kishte vlerën e 371 milionë eurove. Me këtë shifër, Shqipëria është deri tani investitori i gjashtë më i madh në Kosovë. Ndërkohë, flukset e reja të investimeve shqiptare në Kosovë për 3-mujorin e parë të këtij viti kishin vlerën e 21.7 milionë eurove, në rritje me 29% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./ Monitor

investimet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj