LIVE UPDATES
Ekonomi

Investimet si “vrimë në ujë”: Nuk kanë sjellë asete dhe rritje ekonomike

Nga 2014-2025 janë shpenzuar 981 miliardë lekë ose 10 miliardë euro. Nëse marrim në konsideratë kostot me të cilat ndërtohet në një vend të BE-së, Shqipëria do të kishte përfunduar tërësisht infrastrukturën rrugore për të gjithë vendin dhe gjithashtu do të kishte ndërtuar disa qendra spitalore moderne.

22 Mars 2026, 08:35 Nga E.d
Investimet si “vrimë në ujë”: Nuk kanë
Foto ilustruse

Teksa të ardhurat buxhetore po mbështeten te puna, shpërndarja e tyre po favorizon shpenzimet kapitale. Vitin e kaluar, qeveria shpenzoi 1.3 miliardë euro në formën e investimeve kapitale nga rreth 1.6 miliardë euro të planifikuara.

Nga 2014-2025 janë shpenzuar 981 miliardë lekë ose 10 miliardë euro. Nëse marrim në konsideratë kostot me të cilat ndërtohet në një vend të BE-së, Shqipëria do të kishte përfunduar tërësisht infrastrukturën rrugore për të gjithë vendin dhe gjithashtu do të kishte ndërtuar disa qendra spitalore moderne.

Eksperti i ekonomisë, Sherefedin Shehu, ish-zëvendësministër i Financave, vlerëson se ulja e efektivitetit të shpenzimeve publike në Shqipëri ka qenë një zhvillim i pritshëm, duke e lidhur këtë me dobësimin gradual të mekanizmave të menaxhimit financiar në administratë.

Sipas tij, një rol ka luajtur ulja e funksionit të Ministrisë së Financave në kontrollin e investimeve publike, si dhe neglizhimi i ciklit të plotë të menaxhimit të shpenzimeve, që nga planifikimi deri te monitorimi dhe vlerësimi i projekteve.

Kjo situatë, sipas z. Shehu, është shoqëruar edhe me një rënie të transparencës dhe të llogaridhënies fiskale në procesin e investimeve.

Ai thekson se këto zhvillime kanë bërë që përparësitë strategjike të infrastrukturës të zëvendësohen gjithnjë e më shpesh nga projekte me natyrë politike ose nga partneritete klienteliste, të cilat sipas tij, kanë çuar në rritjen e ndjeshme të kostove.

“Shqipëria sot është vendi ku kostoja e investimeve publike është më e lartë, edhe kur krahasohet me projekte moderne të realizuara në vendet e Bashkimit Europian”, shprehet z. Shehu.

Sipas tij, një pjesë e projekteve të mëdha janë kontraktuar përmes propozimeve të pakërkuara nga kompani të paracaktuara, duke përmendur si shembuj projekte si Rruga e Arbërit, Aeroporti i Vlorës apo ndërtimin e shkollave.

Në raste të tjera, shton ai, projektet janë ritenderuar me kosto më të larta, si në rastin e tunelit të Llogorasë, ndërsa ka edhe projekte të financuara pa u realizuar, siç ndodhi me inceneratorët.

Në këtë kontekst, z. Shehu paralajmëron se kostot e buxhetit publik mund të rriten edhe më tej në vitet në vijim. Sipas tij, abuzimet në fazat e buxhetimit, kontraktimit dhe zbatimit të projekteve kanë prodhuar kosto shtesë, të cilat në disa raste mund të dyfishohen, sidomos kur infrastruktura e ndërtuar me probleme kërkon ndërhyrje të reja për rindërtim ose rehabilitim.

Investimet nuk kanë prodhuar asete dhe rritje ekonomike

Qeveria ka çuar sistematikisht këto vitet e fundit mbi 17% të buxhetit për investime publike, por ato janë fragmentuar dhe copëzuar pa dhënë efekt në rritjen ekonomike.

Një pjesë e madhe e investimeve publike, sidomos pas pandemisë, ka shkuar për rindërtimin e pasojave të tërmetit në lagje të tëra si Thumana, Kombinati dhe 5 Maji, ku janë ndërtuar apartamente falas. Janë shpenzuar shuma të mëdha për segmente si Unaza e Madhe, Rruga e Arbërit dhe Kardhiq-Delvinë.

Problemi është se te ne, kostoja për kilometër ka dalë shpesh më e lartë se në vendet e BE-së për shkak të PPP-ve dhe vonesave në shpronësime.

Gjithashtu janë hapur mbi 200 kantiere kanalizimesh në mbarë vendin, por nuk e kanë sjellë ujin 24 orë në rubinetet e qytetarëve. Një pjesë e mirë e investimeve publike ka shkuar në ushtri kryesisht për bazën e Kuçovës, blerjen e helikopterëve”. Investimet në infrastrukturë janë bërë pa cilësi dhe kryesisht janë shtrirë në periferi duke lënë qendrën e vendit pa infrastrukturë.

Nga një studim i fundit i ekspertes bullgare Desislava Stoilova, “The Nexus between Public Investment and Economic Growth”, rezulton se Shqipëria shpenzon shifra rekord për investime publike, por pa prodhuar rritjen e pritshme ekonomike.

Ndërsa qeveria çon për investime kapitale shifra që shpesh i kalojnë 5-6% të PBB-së, znj. Stoilova vëren një fenomen shqetësues që ajo e quan investim pa ndikim.

Sipas analizës së saj mbi nëntë vendet e rajonit të Europës Juglindore, volumi i lartë i parave të derdhura në projekte publike në Shqipëri rezulton statistikisht i parëndësishëm në raport me rritjen reale ekonomike.

Ajo nënvizon se Shqipëria vuan nga një hendek eficience kronike. Me të njëjtat fonde që Shqipëria përdor për një projekt, vendet fqinje arrijnë të ndërtojnë infrastrukturë më cilësore dhe të ofrojnë shërbime më dinjitoze.

Ky disnivel, sipas kërkuesve, është produkt i drejtpërdrejtë i mungesës së transparencës dhe administrimit të dobët, duke lënë të kuptohet se rruga nga buxheti te realizimi është e mbushur me keqadministrim të fondeve. Ajo që znj. Stoilova e cilëson si alarm është neglizhenca ndaj asaj që konsiderohet motori i vërtetë i një kombi, njerëzit.

Ndërsa betoni gllabëron pjesën e luanit të fondeve publike, investimet në edukim dhe shëndetësi mbeten në nivele mbijetese. Studimi paralajmëron se pa një riorientim drejt kapitalit njerëzor, rritja ekonomike e Shqipërisë do të mbetet një iluzion statistikor që nuk preket kurrë nga qytetarët.

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, vlerëson se një pjesë e konsiderueshme e fondeve që janë paraqitur si investime publike në Shqipëri në fakt nuk kanë funksionuar si të tilla, pasi nuk kanë prodhuar asete që gjenerojnë të ardhura në ekonomi. Sipas tij, dallimi thelbësor mes shpenzimeve dhe investimeve qëndron pikërisht tek efekti që ato krijojnë në kohë.

“Ndryshimi mes shpenzimeve dhe investimeve është se investimet krijojnë asete që prodhojnë të ardhura në të ardhmen, ndërsa shpenzimet janë para që përdoren për një shërbim apo produkt që konsumohet dhe nuk gjeneron kthim financiar”, shprehet z. Soko.

Ai thekson se shumë nga fondet që janë alokuar ndër vite si investime publike nuk kanë prodhuar këtë efekt.

“Paratë e dedikuara për investime deri më sot, në fakt është e vështirë t’i klasifikosh si investime, sepse ato nuk kanë sjellë kthim mbrapsht, por thjesht janë shpenzuar, janë konsumuar”, thotë ai. Sipas z. Soko, kjo do të thotë se për të krijuar asetet që duhet të ishin ndërtuar dhe që do të prodhonin të ardhura në kohë, ekonomisë do t’i duhet të shpenzojë sërish fonde publike në të ardhmen.

Si shpenzon rajoni

Për vitin 2025, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë miratuar buxhete që pasqyrojnë një përpjekje të përbashkët për të rritur investimet publike, të nxitura kryesisht nga nevoja për infrastrukturë dhe mbështetja e Planit të Rritjes së BE-së. Buxheti i Kosovës për vitin 2025 është caktuar në 3.6 miliardë euro.

Nga kjo shumë, rreth 930 milionë euro (rreth 26% e buxhetit total) janë alokuar për investime kapitale. Ky është një nga nivelet më të larta në rajon për sa i përket përqindjes së buxhetit që shkon drejtpërdrejt për asete fizike, me fokus te hekurudhat, rrugët rajonale dhe sistemet e ujësjellësit.

Kosova ka mbyllur ndërtimin e autostradave të tipit A me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, teksa po përfundon autostradën e Gjilanit dhe është në mes të punës për zgjerimin e Mitrovicës. Kosova ka një buxhet 2.2 herë më të vogël se Shqipëria.

Maqedonia e Veriut, me një buxhet total gati 20% më i ulët se ai i Shqipërisë, ka hyrë në një fazë intensive të punimeve në Korridoret e mëdha rrugore 8 dhe 10. Në vitin 2025, buxheti total i Maqedonisë së Veriut ishte rreth 6.5 miliardë euro, ku rreth 50.5 miliardë denarë, ose rreth 820 milionë euro shkuan për investime kapitale.

Qeveria atje ka planifikuar një nivel rekord investimesh kapitale, me qëllim adresimin e sfidave infrastrukturore, veçanërisht në Korridorin 8 dhe 10, për të cilët ka kontraktuar kompaninë amerikane “Bechtel Enka”, e cila tani është në punime intensive.

Serbia mbetet investitori më i madh në vlerë absolute. Buxheti i saj për vitin 2025 kishte shpenzime totale prej rreth 22.7 miliardë eurosh (2,660 miliardë dinarë). Një pjesë masive e këtij buxheti më shumë se 4 miliardë euro shkon për projekte kapitale, duke përfshirë ekspozitën EXPO 2027, autostrada të reja dhe modernizimin e ushtrisë.

Serbia shpenzon rreth 7% të PBB-së së saj për investime publike, niveli më i lartë në Ballkanin Perëndimor. Në infrastrukturë, ajo po ndërton hekurudhat e shpejtësisë së lartë. Mali i Zi, i cili ka një buxhet më të vogël prej 2.2 miliardë eurosh, ka alokuar rreth 280 milionë euro posaçërisht për projekte kapitale. Fokusimi kryesor mbetet autostrada Bar-Boljare dhe përmirësimi i infrastrukturës që mbështet turizmin, i cili është shtylla e tyre ekonomike./Monitor.al

ekonomi investime asete

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet