LIVE UPDATES
Ekonomi

Shiu dhe nafta “shpëtojnë” eksportet në shkurt, fasoni vijon me rënie, “përmbyten” ushqimet

Ecuri pozitive po shfaq dhe industria mbështetëse automotive. Ndërkohë, grupi më i madh dhe punëdhënësi kryesor, ai i tekstileve dhe këpucëve ka vijuar tendencën rënëse.

17 Mars 2026, 15:55 Nga E.d
Shiu dhe nafta “shpëtojnë” eksportet në shkurt,
Foto ilustruse

Eksportet i janë rikthyer tendencës rritëse në shkurt, pas shumë muajsh radhazi me rënie, të ndikuara nga konjuktura e favorshme e çmimit të naftës si dhe eksportet e energjisë si rrjedhojë e reshjeve.

Ecuri pozitive po shfaq dhe industria mbështetëse automotive. Ndërkohë, grupi më i madh dhe punëdhënësi kryesor, ai i tekstileve dhe këpucëve ka vijuar tendencën rënëse. Ecuri negative kishin dhe pije ushqime dhe duhan, të ndikuara nga përmbytjet, që dëmtuan prodhimin në sera.

Sipas INSTAT, Në Shkurt 2026 eksportet e mallrave arritën vlerën 30,9 mld lekë, duke u rritur me 2,8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 15,8%, në krahasim me Janar 2026.

Gjatë muajit Shkurt 2026, në rritjen e eksporteve prej 2,8%, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +6,3 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,7 pikë përqindje. Negativisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me -2,1 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,1 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -0,9 pikë përqindje, etj.

Për dy mujorin, tendenca vijon të mbetet negative, si rrjedhojë e rënies së shitjeve jashtë vendit në janar. Sipas INSTAT, për periudhën janar-shkurt 2026, eksportet ishin 57.7 miliardë lekë, me një tkurrje prej 0.7% me bazë vjetore. Edhe për dy mujorin, ndikimin kryesor pozitiv e dhanë mineralet lëndë djegëse e energji dhe makineri e pjesë këmbimi, ndërsa efekti më negativ ishte nga tekstile e këpucë dhe ushqimet.

Fasoni nuk po ngre kokë

Eksportet nga industria e veshjeve dhe këpucëve e nisën vitin me rënie si rrjedhojë e disa faktorëve që po ndikojnë negativisht njëherazi industrinë edhe ketë vit. Florian Zekja nga Shoqata ProEksport tha se kërkesa për mallra kryesisht veshje pune ka nisur dobët këtë vit, të ndikuara nga tarifat e SHBA dhe tkurrja e industrisë në Gjermani. Gjithashtu zhvendosja e investitorëve italiane drejt vendeve me kosto të ulët po krijon një efektet psikologjik të klientët që po ikin nga vendi ynë në kërkim të kostove me të lira. Edhe shkurt ka vijuar po me këtë tendencë. Për dy mujorin shitjet e tekstileve e këpucëve zbritën në 16.7 miliardë lekë, me një rënie prej gati 5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në janar hyri në fuqi dhe paga e rritur minimale prej 50 mijë lekësh, nga 40 mijë lekë që ishte më parë, me fasonin, që është sektori që ndikohet më shumë nga kjo lëvizje, për shkak se rritet kosto e punës.

Eksportet e tekstileve e këpucëve vijojnë të jenë grupi më i madh eksportues në vend me 29% të totalit.

Minerale, lëndë djegëse, energji, me rritje të fortë

Grupi “Minerale. Lëndë djegëse, energji” ka eksportuar 8 miliardë lekë në shkurt 2026, me një rritje të fortë prej 31% me bazë vjetore. Përmirësmi është ndikuar si nga energjia, për shkak të eksporteve që u favorizuan nga moti me reshje, ashtu dhe nga nafta. Sipas “Bankers Petroleum”, që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës, eksportet kanë qenë pozitive në shkurt, si rrjedhojë edhe e çmimit më të favorshëm. Për 2 mujorin, ky grup eksportoi 13.5 miliardë lekë, me një rritje prej 8.7%. Ky grup është i dyti më i madh në vend, me 23.4% të totalit.

Ushqime pije e duhan ndikohen dukshëm nga përmbytjet

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit dhe një nga dy sektorët që ka shënuar rritje në 2025-n, e ka nisur negativisht 2026-n. Pas tkurrjes me 2% në janar, shitjet e ushqimeve jashtë vendit ranë me 14.4% në shkurt. Ecuria negative e këtij grupi është ndikuar kryesish nga përmbytjet e muajit janar, që ndikuan në prodhimin e serrave. Për dy mujorin, ky grup ka eksportuar 7.4 miliardë lekë, me një tkurrje prej 8.6%.

Materiale ndërtimi e metale me rënie më të lehtë

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” e mbyllën vitin me një rënie prej 25.4%, më e thella nga të gjitha grupmallrat. Kjo tkurrje u ndikua nga mbyllja e aktivitetit të Kurum, prodhuesit të çelikut dhe një prej eksportuesve më të mëdhenj në vend, i cili nuk pritet të rifillojë aktivitetin për përpunimin e metaleve edhe për dy vjet deri sa të përfundojë investimi 150 milionë euro për prodhim çeliku të gjelbër në Zonën Industriale të Metalurgjikut në Elbasan, në bashkëpunim me Danieli Officine Meccaniche S.p.A.

Këtë vit, ritmet e rënies janë ngadalësuar. Për dy mujorin, eksportet ishin 7.8 miliardë lekë, me tkurrje prej 3.5% me bazë vjetore. Megjithatë, burime nga Kurum thanë se kompania nuk ka rifilluar ende eksportet.

Industria mbështetëse automotive, me ecurinë më pozitive këtë vit

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” është grupi me ecurinë më pozitive në dy muajt e parë të vitit. Për periudhën janar-shkurt shitjet e tij arritën në 7 miliardë lekë, me një rritje prej gati 9.5%.

Ky grup, ku peshën kryesore e mban industria automotive është rimëkëmbur që në fund të vitit të kaluar kur kompanitë raportuan se porositë erdhën në rritje. Një pjesë  e kompanive prodhojnë pjesë të thjeshta për makineri pune dhe mjete të mëdha transporti një segment që ka qenë në ecuri të qëndrueshme. Ndërkohë vendimi i KE për të lënë  mjetet me djegie të brendshme përtej 2035 ne formë hibride, ndryshoi panoramën edhe për këtë vit ku porositë pritet të jenë në rritje. Presionet kryesore që kjo industri e vendosur në vendin tonë po kalon lidhen me fuqinë punëtore, zhvlerësimin e vazhdueshëm të euros pasi kontratat e tyre janë fikse disavjeçare dhe së treti rritja e beftë e pagës minimale në 50 mijë lekë.

Ulet deficiti në shkurt

Sipas INSTAT, në Shkurt 2026 eksportet e mallrave arritën vlerën 30,9 mld lekë, duke u rritur me 2,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 15,8 %, në krahasim me Janar 2026. Importet e mallrave arritën vlerën 68,0 mld lekë, duke u rritur me 0,8 % në krahasim me një vit më parë dhe me 17,6 %, në krahasim me Janar 2026. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 37,1 mld lekë, duke u ulur me 0,8 %, krahasuar me një vit më parë dhe duke u rritur me 19,2 %, në krahasim me Janar 2026.

Eksportet rriten me Kosovën dhe Gjermaninë

Në muajin Shkurt 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shkurt 2025 janë: Kosova (37,1 %), Gjermania (34,7 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rënien më të madhe, janë: Italia (5,1 %), Spanja (42,3 %), etj. Në muajin Shkurt 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me Shkurt 2025 janë: Kina (53,9 %), Kosova (36,5 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rënien më të madhe, janë: Italia (5,5 %), Turqia (20,7 %), etj. Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 56,3 %, të gjithë tregtisë. Në Shkurt 2026, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 70,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 49,9 % të importeve gjithsej./Monitor.al

ekonomi fasoni eksporte

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës