Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Agjencia nënvizon gjithashtu se perspektiva afatmesme e rritjes ekonomike do të mbetet e qëndrueshme.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave Moody’s thekson se stabiliteti makroekonomik u ruajt gjatë tri goditjeve të mëdha që prekën ekonominë shqiptare, siç ishte tërmeti, pandemia dhe kriza energjetike evropiane, si dhe vlerëson qëndrueshmërin, por edhe aftësinë për rimëkëmbjen e shpejtë. Agjencia nënvizon gjithashtu se perspektiva afatmesme e rritjes ekonomike do të mbetet e qëndrueshme.
Rritja reale e PBB-së prashikohet prej 3.7% për vitin 2025 dhe 3.5% për vitin 2026, duke u nxitur kryesisht nga konsumi i fortë vendas dhe investimet në infrastrukturën e turizmit dhe energjisë. Sektori i turizmit do të vazhdojë të mbetet kontributor i rëndësishëm në rritjen ekonomike, duke përmirësuar eksportet e shërbimeve dhe investimet në ndërtim.
Në aspektin fiskal, Moody’s vlerëson trendin pozitiv të borxhit publik që ka rifilluar rënien që prej vitit 2022, pas tre goditjeve të mëdha. Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së ra në 54.2% në vitin 2024 nga piku prej 74.1% në vitin 2021. Agjencia parashikon që borxhi publik të arrijë në 53.5% të PBB-së në vitin 2026, e mbështetur nga rritja e fortë ekonomike dhe suficiti primar fiskal.
Agjencia vlerëson se autoritetet pritet të respektojnë rregullat fiskale të përcaktuara në Ligjin Organik të Buxhetit, për garantimin e mbajtjes së një bilanci primar të paktën të balancuar, si dhe uljen e raportit të borxhit të përgjithshëm të qeverisë ndaj PBB-së, çdo vit, derisa të arrijë 45%.
Investimet e huaja direkte kontribuojnë në zbutjen e rreziqeve që vijnë nga deficiti i llogarisë korrente, i cili qëndroi në 2.4% të PBB-së në vitin 2024 dhe pritet të mbetet i qëndrueshëm rreth këtij niveli gjatë periudhës 2025-2026, ndjeshëm më poshtë mesatares prej 7.3% të PBB-së të regjistruar gjatë viteve 2017-2022.
Sektori financiar mbetet i kapitalizuar dhe likuid në mënyrë e duhur, ndërsa rreziqet potenciale mbeten nën kontroll.
Shqipëria do të vazhdojë të përfitojë nga financimet e BE-së dhe zbatimi gradual i reformave të lidhura me procesin e anëtarësimit. Reformat, veçanërisht ato në fushat e sundimit të ligjit, masat kundër korrupsionit dhe mirëqeverisja do të shërbejnë për të përshpejtuar procesin e bisedimeve për anëtarësimin. Integrimi ekonomik me BE-në, si partneri tregtar më i madh i Shqipërisë, do të shërbejë për rritjen e qëndrueshme ekonomike në periudhën afatmesme, si dhe do të ndihmojë në ngushtimin e hendekut të të ardhurave me vendet anëtare.
Ky rikonfirmim i vlerësimit nga Moody’s është një tregues mjaft i rëndësishëm i stabilitetit makroekonomik të Shqipërisë dhe progresit të vazhdueshëm të reformave strukturore, çka jep sinjale pozitive për investitorët ndërkombëtarë dhe mbështet objektivat strategjikë të integrimit të vendit në Bashkimin Europian./Monitor.al
Foto ilustruse Çmimi i naftës u rrit mbi 100 dollarë për fuçi të enjten, pasi sulmet e Iranit ndaj transportit dhe infras...
Foto ilustruse Hetimet janë një hap paraprak për vendosjen e tarifave të reja, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi një pjesë...
Foto ilustruse Propozimi i vendeve të ashtuquajtura “E6”, mes tyre Gjermania dhe Franca, synon të ringjallë planet për unif...
Ecuria e pagave në vendin tonë tregoi se edhe në vitin 2025 sektori publik konsolidoi pozicionin e tij si punëdhënësi më ko...
Foto ilustruse Shërbimi Social Shtetëror raportoi se në vitin 2025 mesatarisht çdo muaj kanë përfituar ndihmë ekonomik...
Kreditimi i biznesit u rrit përsëri gjatë vitit 2025, por me ritme më të ngadalta krahasuar me ritmet rekord të vitit 2024. Sip...
Foto ilustruse Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se çmimet e konsumit në vend kanë shënuar...
Administrata tatimore rikujton tatimpaguesit, që kanë detyrim ligjor dorëzimin e pasqyrave financiare për vitin 2025 se afati i fundit p&e...
foto ilustruese TIRANË- Banka Botërore e ka renditur Shqipërinë në mesin e vendeve që nuk aplikon standarde të unifikua...
Të paktën 10 anije janë sulmuar në Ngushticën e Hormuzit që kur armiqësitë në Gjirin Persik nisën më 28...