Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar rezultoi në nivelin 2.45%, nga 2.43% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.
Yield-et e bonove 12-mujore shënuan një korrigjim të vogël në rritje edhe në ankandin e muajit mars, por ngelen në nivele të ulëta dhe ende poshtë normës bazë të interesit.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar rezultoi në nivelin 2.45%, nga 2.43% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Nga 11 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave për ankandin e fundit, vlera totale e kërkesave në ankand nuk arriti më shumë se 9.36 miliardë lekë. Pavarësisht mosplotësimit të shumës, rritja e yield-it ishte shumë e vogël dhe duket se për momentin tendencat e tregut duken për ruajtjen e niveleve të ulëta të tyre.
As shqetësimi nga tensionet në Lindjen e Mesme dhe rritja e çmimeve të naftës për momentin nuk duket se po ushtron presione mbi normat e interesit në tregun e brendshëm.
Kërkesa e investitorëve në ankandet e bonove të thesarit ka pësuar një rënie të lehtë në tre ankandet e fundit, por as kjo nuk ka mjaftuar për të sjellë rritje të rëndësishme të yield-eve.
Ulja e kërkesës mund të lidhet me uljen e ndjeshme të yield-eve, por edhe me faktin se tremujori i parë i vitit ka edhe përqendrimin më të lartë të huamarrjes së qeverisë në tregun e brendshëm.
Yield-et e bonove të thesarit ngelen poshtë nivelit të normës bazë të interesit si edhe në rënie me bazë vjetore. Një vit më parë yield-i i bonove 12-mujore kishte qenë në nivelin 2.73%.
Në terma relativë, të matura në raport me normën bazë të interesit, yield-et madje ndodhen pranë niveleve më të ulëta historike. Rënia e yield-eve mund të shpjegohet në një masë të madhe me likuiditetin e lartë në tregun e brendshëm financiar. Zgjerimi i ofertës së parasë dhe rritja e depozitave bankare, kanë shtuar likuiditetin e disponueshëm për investime dhe kanë rritur kërkesën në ankandet e titujve qeveritarë.
Bonot 12-mujore janë edhe instrumenti kryesor referues për përcaktimin e interesave të kredisë afatgjatë për sektorin privat. Yield-et e ulëta të bonove 12-mujore reflektohen paralelisht edhe në norma më të ulëta për kreditë interesa të ndryshueshme në Lekë.
Normat e ulëta të interesit vazhdojnë të favorizojnë rritjen me ritme të larta të kredisë për ekonominë. Portofoli i kredisë për ekonominë, i matur si tepricë, në fund të janarit arriti vlerën e 939.3 miliardë lekëve. Me bazë vjetore, portofoli total i kredisë ngelet në rritje dyshifrore, me 11.6% më shumë krahasuar me janarin e vitit 2025./Monitor.al
Foto ilustruse Depozitat me afat në Lekë u rritën për të dytin vit radhazi vitin e kaluar. Statistikat e Bankës së Shqip...
foto ilustruese Qeveria shqiptarë ka planifikuar të marrë hua 95 miliardë lekë në tregun e brendshëm financiar gjatë...
TIRANË- Një auditim në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nga ana e Kontrollit ë Lartë të Shtetit ...
Foto ilustruse Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave Moody’s thekson se stabiliteti makroekonomik u ruajt gjatë tri goditjev...
Foto ilustruse Çmimi i naftës u rrit mbi 100 dollarë për fuçi të enjten, pasi sulmet e Iranit ndaj transportit dhe infras...
Foto ilustruse Hetimet janë një hap paraprak për vendosjen e tarifave të reja, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi një pjesë...
Foto ilustruse Propozimi i vendeve të ashtuquajtura “E6”, mes tyre Gjermania dhe Franca, synon të ringjallë planet për unif...
Ecuria e pagave në vendin tonë tregoi se edhe në vitin 2025 sektori publik konsolidoi pozicionin e tij si punëdhënësi më ko...
Foto ilustruse Shërbimi Social Shtetëror raportoi se në vitin 2025 mesatarisht çdo muaj kanë përfituar ndihmë ekonomik...
Kreditimi i biznesit u rrit përsëri gjatë vitit 2025, por me ritme më të ngadalta krahasuar me ritmet rekord të vitit 2024. Sip...