LIVE UPDATES
Ekonomi

Koncesioni i pullave fiskale do të shtyhet edhe me 2 vjet; Parashikohet edhe 10% ulja e tarifës

Tarifa e lartë e pullave fiskale është kundërshtuar ashpër nga bizneset e mallrave të akcizës, pasi rëndon kostot prodhuese. Në Shqipëri tarifa e pullave fiskale është 22,4 USD për 1,000 copë, ndërsa në Europë çmimi mesatar i pullave fiskale është 3 USD për 1,000 copë, në Kosovë 2,2 USD. Sipërmarrësit vendas paguajnë gati rreth herë më shumë në raporti me çmimin mesatar të pullave në Europë.

1 Shkurt 2023, 07:23 Nga DOSJA
Koncesioni i pullave fiskale do të shtyhet edhe me 2 vjet; Parashikohet
Foto Ilustruese

TIRANË- Koncesioni i pullave fiskale nuk përfundon më 6 shkurt 2023, siç parashikoi më parë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, por do të shtyhet deri më dhjetor 2024. Në projektligjin “Për miratimin e kontratës shtesë për ndryshimin e kontratës sё koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisё, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “sicpa security solutions” sha e “Sicpa Security Solutions Albania”, sh.p.k., për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave, miratuar me ligjin nr.10381, datë 24.2.2011” të miratuar nga Këshilli i Ministrave sipas burimeve koncesioni do të shtyhet edhe 2 vite te tjera. Drafti parashikohet të rishikojë edhe tarifën e pullave fiskale. Tarifa e re të ulet 10% nga vlera aktuale.

Tarifa e lartë e pullave fiskale është kundërshtuar ashpër nga bizneset e mallrave të akcizës, pasi rëndon kostot prodhuese. Në Shqipëri tarifa e pullave fiskale është 22,4 USD për 1,000 copë, ndërsa në Europë çmimi mesatar i pullave fiskale është 3 USD për 1,000 copë, në Kosovë 2,2 USD. Sipërmarrësit vendas paguajnë gati rreth herë më shumë në raporti me çmimin mesatar të pullave në Europë.

Sakaq më herët Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të deklaronte se kontrata është ligjërisht e blinduar për rishikimin e tarifave të pullave fiskale. Referuar kontratës të koncesionit drejtori i MFE-së, Edmond Ahmeti ka pohuar më herët se në asnjë nen të saj nuk mundësohet rishikimi i çmimit të pullave fiskale.

Tarifa e pullave fiskale është përcaktuar në partneritet mes koncensionarit dhe qeverisë të kaluar, pas analizave të volumit të ardhurave të mallrave të akcizës të paraqituara nga qeveria shqiptare, ku mësohet se ka pasur deklarim fiktiv 30% më shumë të ardhurave të akcizës.

Bizneset kanë ngritur gjithashtu shqetësimin se kontrata koncesionare nuk ka zgjidhur problemin e tregtisë së paligjshme dhe informalitet.

Tashmë u bënë 10 vjet që sipërmarrësit e mallrave të akcizës paguajnë tarifën e pullës fiskale. Për shumë vit radhazi kontrata ka mbajtur në pikëpyetje afatin e përfundimit të saj. nisur nga shqetësimet e herëpashershme të bizneset 1 vit më parë MFE dhe Avokatura e Shtetit ngriti një grup pune për të zgjidhur ngërçin e krijuar për përfundimin e kontratës.

Grupi i punës i strukturave që mori në shqyrtim kontratën koncensionare arriti në përfundimin se data e nisjes të kontratës është e përcaktuar në procesverbalin e përbashkët e mbajtur në atë kohë ku autoriteti konfirmon, si datë efektive 6 shkurt 2013.

Por për kompaninë koncensionare SICPA Security Solutions Albania data efektive e kontratës konsiston nga nisja e zbatimit të komponentit të plotësuar që është ai i vendosjes së pullave fiskale te barnat.

Kompania koncensionare pretendon se me fuqizimin e këtij elementi afati i zbatimit vijon edhe për 10 vite të tjera. Kompania prej vitesh mban të pezulluar investimin e ngritur prej saj për vënien në punë të elementit të kontratës për vendosjen e pullave fiskale te barnat.

Në vitin 2016 qeveria aktuale miratoi projektligjin për ndryshimin e kontratës të koncesionit. Qëllimi i propozimit të këtij projektligji ishte ndryshimi i kontratës së koncesionit (me anë të një kontrate ndryshuese) për ngritjen e një sistemi kombëtar për kontrollin dhe gjurmueshmërinë e barnave si dhe ngritjen e një sistemi kontrolli antimashtrim të shpërndarjes së barnave në vend.

Zbatimi i kësaj marrëveshjeje synonte të arrinte një sistem të plotë që jep siguri në qarkullimin e barnave në të gjithë territorin, nëpërmjet gjurmimit të barnave në të gjithë rrugën që ato ndjekin deri tek pacientët. Por Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë rrëzoi projektligjin me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm, pasi nisma do të ndikonte në rritjen e çmimeve të barnave. Pulla e siguruar e barnave do të ishte me çmim 2.4% të çmimit të shitjes me pakicë të çdo produkti farmaceutik.

Nga kjo marrëveshje humbiste edhe sistemi i gjurmimit track and trace të barnave dhe sistemi i pullave dyfishe të barnave, i cili i lejonte FDSKSH për gjurmimin e recetave fallso. Projektligji i paraqitur në Kuvend më 7 tetor 2016, që më pas është tërhequr, nuk parashikonte ndryshime të afatit të kontratës.

Marrë nga Monitor.al

koncensioni i pullave fiskale

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë