2 Shkurt 2026, 14:55
Nga E.d
Foto ilustruse
Nënshkrimi i kontratave për bizneset që do të mund të marrin plazhet me qira do të ndjekë rregullat e reja të miratuara në ndryshimet që bëri qeveria në rregullore së fundmi. Duke parashtruar një sërë të rejash që janë lakuar edhe më herët për kushtet që duhet të plotësojnë subjektet si dhe vendosja e një tavani për çmimet duket se ka një grup që qëndron mbi pjesën tjetër.
Bëhet fjalë për investitorët strategjikë. Këta të fundit kanë përparësi mbi plazhet në raport me grupin tjetër. Rregullorja për stacionet e plazhit në pikën 2 të nenit shtatë përcakton “Në rastin e kërkesave të projekteve me potencial strategjik, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, apo kërkesave të investitorëve në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, kontrata për përdorimin e hapësirës së plazhit lidhet sipas akteve ligjore dhe nënligjore përkatëse”.
Në rregulloren e rishikuar kjo pikë vijon me një shtesë “dhe ka përparësi mbi kontratat e plazhit të lidhura në atë zonë. Në çdo rast, gëzimi i përdorimit të bregut të detit si stacion plazhi nga investitori strategjik fillon pas vënies në funksion të strukturës akomoduese turistike”.
Kjo do të thotë se investitorët strategjikë kanë janë të parët që mund të lidhin kontratën për përdorimin e plazhit dhe kjo nis në momentin që vënë në funksion strukturën turistike. Ndërkohë rregullorja ndryshon dispozitat kalimtare në pikën 3 dhe 4. Pra për këto plazhe aty ku nuk ka strukturë akomodimi subjekti i interesuar për të marrë një stacion plazhi duhet të ketë një strukturë shërbimi.
“Përjashtimisht, për Bashkinë Fier, Bashkinë Divjakë, Bashkinë Pogradec, për plazhin Zvërnec, Plazhi i Vjetër, Bashkia Vlorë, plazhet Spille, Vilë-Bashtovë, Bashkia Rrogozhinë, plazhet Shetaj, plazhi i Gjirit të Lalzit, plazhi Hamallaj, plazhi i Katundit të Ri, plazhi Porto-Romano 1, plazhi Currila 1, plazhi Currila 2, plazhi Currila 3, plazhi Currila 4, plazhi Currila 5, Bashkia Durrës, plazhet Borsh, Llaman, plazhi Lukovë 2, plazhi Maraçi, Bashkia Himarë, plazhi i Rrjollit, Bashkia Shkodër, në stacionet e plazhit, që nuk ka struktura akomoduese pranë apo në afërsi të hapësirës së plazhit, nuk zbatohet kriteri i parashikuar në shkronjën “b”, të pikës 3, të nenit 7, dhe subjekti, përveç kritereve të parashikuara në shkronjat “c” dhe “ç”, të pikës 3, të nenit 7, duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme” thuhet në pikën 3 të rishikuar./Monitor.al
investitorët strategjikë bizneset plazhet me qira
Ekonomi
2 Shkurt 2026, 14:15
E.d
Foto ilustruse
Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e dyt...
Ekonomi
2 Shkurt 2026, 14:15
E.d
Foto ilustruse
Çmimet e produkteve bazë në bare, kafeja dhe uji po rriten me shpejtësi kohët e fundit me nga 20-30% se secila. N...
Ekonomi
1 Shkurt 2026, 08:31
I.A
TIRANË- Vrulli i shumë individëve për të lënë shtëpitë e tyre me qira ditore, duke rritur stokun e njësive t...
Ekonomi
1 Shkurt 2026, 08:27
I.A
TIRANË- Vitet e fundit është shtuar numri i individëve që po investojnë në blerjen e pasurive të paluajtshme. T&e...
Ekonomi
1 Shkurt 2026, 07:59
I.A
TIRANË- Tirana është porta hyrëse e vendit dhe ndalesa e parë pothuajse për çdo vizitor. Durrësi, vetëm pak min...
Ekonomi
30 Janar 2026, 22:45
D.S
Ari
SHBA- Çmimet e arit kanë arritur nivele rekord kohët e fundit, me investitorët që po grumbulloj...
Ekonomi
30 Janar 2026, 16:42
D.S
Grafik
Pavarësisht rritjes në muajin janar, nga 40 në 50 mijë lekë, paga minimale bruto në Shqipëri ka vijuar të je...
Ekonomi
30 Janar 2026, 15:23
D.S
Foto Ilustruese
Vijojnë të jenë të shumtë individët që po plotësojnë Deklaratën Vjetore të të ...
Ekonomi
30 Janar 2026, 07:29
E.d
Foto ilustruse
Portofoli i qirasë financiare të sektorit bankar është rritur më tej gjatë vitit të kaluar. Sipas statist...
Ekonomi
30 Janar 2026, 07:22
E.d
Foto ilustruse
Administrata tatimore u ka kërkuar bizneseve që të dorëzojnë inventarët deri në fund të këtij m...