LIVE UPDATES
Ekonomi

Kredia konsumatore u rrit për të pestin vit radhazi në 2025

Kjo shumë përfshin kreditë konsumatore me këste dhe paradhëniet bankare apo overdraftet e individëve.

6 Mars 2026, 14:23 Nga E.d
Kredia konsumatore u rrit për të pestin vit radhazi në 2025
Foto ilustruse

Huamarrja e shqiptarëve për qëllime konsumi u rrit për të pestin vit radhazi dhe arriti një rekord të ri historik në 2025.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re konsumatore e dhënë gjatë vitit të kaluar arriti në 56 miliardë lekë ose rreth 572 milionë eurove (llogaritur me kursin mesatar të 2025). Kjo shumë përfshin kreditë konsumatore me këste dhe paradhëniet bankare apo overdraftet e individëve.

Krahasuar me vitin 2024, kredia konsumatore ka shënuar përsëri rritje mjaft të lartë, me 18.6% më shumë.

Analizat e Bankës së Shqipërisë kanë treguar se kredia konsumatore zakonisht ka një natyrë prociklike, duke qenë se është një kredi që mbështet konsumin dhe ndjek rritjen e tij.

Përveç kontributit të turizmit, duket se konsumi privat në ekonomi po mbështetet edhe nga cikli në rritje i kreditimit të konsumatorëve vendas nga sektori bankar.

Gjithashtu, ecuria e mirë e tregut të punës, karakterizuar nga norma papunësie pranë niveleve më të ulëta historike dhe rritja dyshifrore e pagave, në vetvete përbëjnë premisa pozitive për të mbështetur rritjen e kredisë konsumatore në ekonomi.

Huadhënia konsumatore është e përqendruar në pjesën dërrmuese në monedhën vendase. Afërsisht 88% e kredisë së re konsumatore të dhënë vitin e kaluar ka qenë në Lekë.

Rritja e kredisë ishte mjaft e shpërndarë si në segmentin e mallrave të qëndrueshme, ashtu edhe në atë për për mallra jo të qëndrueshme.

Mallrat e qëndrueshme në përgjithësi përkufizohen si produkte që kanë një jetëgjatësi më të madhe se tre vjet. Kredia konsumatore për këtë qëllim përfshin kryesisht financimin e blerjes së pajisjeve elektronike, elektroshtëpiake, mobiljeve, automjeteve, etj.

Në fund të vitit të kaluar, portofoli total i kredisë konsumatore arriti vlerën e 107.6 miliardë lekëve ose rreth 1.11 miliardë eurove. Me bazë vjetore, portofoli i kredisë konsumatore është zgjeruar me 22%.

Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, kredia konsumatore në Shqipëri dominohet nga financimet për mallra jo të qëndrueshme, që përbëjnë 57.5% të portofolit total, e ndjekur nga kredia për mallra të qëndrueshme me 34%. Pjesa e mbetur, prej rreth 9% konsiston në overdrafte të tërhequra nga individët.

Paralelisht me rritjen e kredisë për shtëpi, edhe rritja e kredisë konsumatore po konfirmon ecurinë pozitive të kreditimit të individëve, e mbështetur nga gjendja e mirë e ekonomisë dhe nga normat relativisht të ulëta të interesit.

E gjithë kredia e re për individët vitin e kaluar arriti vlerën prej 126.9 miliardë lekësh, me një rritje prej 19% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, kufizimet e vendosura nga Banka e Shqipërisë për kreditë për blerje banesash mund të shtojnë fokusin e bankave drejt produkteve të kredisë konsumatorë./Monitor.al

kredi 2025 rritje

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale