Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të dhënat mujore të publikuara nga Instituti i Statistikave për strukturat akomoduese tregojnë një rritje me 76.4 për qind të vizitorëve jo-rezident.

Lulëzimi turistik i Shqipërisë këtë vit është reflektuar qartësisht edhe në qershor.
Të dhënat mujore të publikuara nga Instituti i Statistikave për strukturat akomoduese tregojnë një rritje me 76.4 për qind të vizitorëve jo-rezident.
“Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 49,7%, në krahasim me Qershor 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 12,2%; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 76,4%”, thuhet në publikimin e INSTAT.
Ndërkohë numri i i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 52,8%, në krahasim me Qershor 2022 ku numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 36,0% dhe nga jo-rezident është rritur me 60,7%.
Sa i takon shtetësisë së vizitorëve INSTAT vëren se përveç shqiptarëve të Kosovës që historikisht ka shifrën më të lartë, polakët janë ata që kryesojnë nga vendet e BE-së me 9.2 për qind, italianët të dytët me 8.3 për qind dhe më pas vijnë Gjermania me 7 për qind dhe Spanja me 4.3 për qind.
Të gjithë drejt Jugut
Vizitorët sipas INSTAT gjatë muajit qershor i janë drejtuar kryesisht Jugut të vendit dhe zonës bregdetare.
“Gjatë muajit Qershor 2023, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 49,7%, krahasuar me Qershor 2022. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 2,5 herë. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 75,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 70,0%”, thuhet në publikim.
Sipas INSTAT në muajin Qershor 2023, numri më i lartë i vizitorëve sipas rajoneve është në “Rajonin Qendër“ (40,2%), sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (63,1%) dhe sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91,2%).
“Gjatë muajit Qershor 2023, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 52,8%, në krahasim me muajin Qershor 2022. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 2,7 herë. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 46,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 56,4%”, vlerëson INSTAT.
Numri më i madh i netqëndrimeve ka qenë në rajonin e Jugut me 43.3 për qind. Sa i takon zonave të afërsisë me bregdetin ato zënë 72.5 për qind ndërsa sa i takon llojit të strukturave kryesojnë “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,0%).
“Normat neto të shfrytëzimit të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 28,5%, kundrejt 22,9% që ishte në muajin Qershor 2022. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 30,5%, kundrejt 23,2% që ishte në muajin Qershor 2022” nënvizon INSTAT./ MONITOR
Dy bashki të audituara së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit janë gjetur me problematika sa i takon qiradhënies së pasuris&e...
Vitin e kaluar raporti mes numrit të dëmeve dhe numrit të kontratave të sigurimit të detyrueshëm motorik u rrit për të...
Pas vitit 2015, qeveria nisi me vrull praktikën e dhënies së koncesioneve për shumë shërbime e projekte, që ajo synonte t&e...
foto ilustruese Teprica e likuiditetit të qeverisë shqiptare ka arritur rekorde të reja këtë vit. Sipas të dhënave t&eu...
Çmimet e grumbullimit të qumështit me shumice tek fermat blegtorale janë ulur që nga prilli 2023 me 12-15 për qind, por kjo ul...
Pas rritjes së fortë në qershor, ritmi i mbledhjes së të ardhurave u ngadalësua sërish në muajin korrik. Të dh&e...
Shtigjet ekzistuese dhe mundësitë e shtigjeve të reja në zona që po marrin gjithmonë e më shumë vëmendje turistik...
Pagesat vjetore të taksës së ndërtesës për parkimet e mbyllura dhe bodrumet do të rriten nga 2 deri në 78% për 32...
Mbyllja e plotë e sporteleve fizike të kadastrës po krijon probleme të mëdha edhe për sektorin bankar. Sipas Shoqatës Shqi...
foto ilustruese Eksportet kanë vijuar rënien për të pestin muaj radhazi edhe në korrik, ndonëse ritmet e rënies jan&eum...