LIVE UPDATES
Ekonomi

Bie ritmi i mbledhjes së të ardhurave në korrik, “barrën” në buxhet po e mban tatimfitimi e taksa e punës

Në korrik 2023, të ardhurat u rritën me bazë vjetore prej 8.3%, ndërsa në qershor zgjerimi kishte qenë gati 34%. Për të gjithë 7 mujorin, buxheti ka arkëtuar 372 miliardë lekë, me një zgjerim me bazë vjetore prej 13.6%. (për 6 mujorin rritje kishte qenë 14.5%). Në vlerë, buxheti ka arkëtuar 44 miliardë lekë më shumë.

17 Gusht 2023, 14:36 Nga A.B

Bie ritmi i mbledhjes së të ardhurave në korrik,

Pas rritjes së fortë në qershor, ritmi i mbledhjes së të ardhurave u ngadalësua sërish në muajin korrik.

Të dhënat e Ministrisë së Financave bënë të ditur se në korrik buxheti arkëtoi 52 miliardë lekë, nga rekordi i 62 miliardë lekëve që kishin mbledhur në qershor.

Në korrik 2023, të ardhurat u rritën me bazë vjetore prej 8.3%, ndërsa në qershor zgjerimi kishte qenë gati 34%. Për të gjithë 7 mujorin, buxheti ka arkëtuar 372 miliardë lekë, me një zgjerim me bazë vjetore prej 13.6%. (për 6 mujorin rritje kishte qenë 14.5%). Në vlerë, buxheti ka arkëtuar 44 miliardë lekë më shumë.

Ndërsa të ardhurat doganore janë me rënie, për shkak të uljes së çmimeve, peshën kryesore e kanë mbajtur tatimet.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, TVSH neto ka sjellë 4.7 miliardë lekë të ardhura më shumë për 7 mujorin, tatim fitimi 9.5 miliardë lekë më shumë (kryesisht nga tatimi i prodhuesve të energjisë), tatimi mbi të ardhurat personale 7.4 miliardë lekë më shumë dhe ai nga kontributet 11.4 miliardë lekë më shumë.

Këto dy të fundit janë taksa që paguhen kryesisht nga punëmarrësit. Nga 1 prilli i rritën dhe paga minimale dhe ajo maksimale, çka bën që të shtohen detyrimet e kontributeve.

Buxheti me suficit
Rritja e të ardhurave dhe frenimi i shpenzimeve ka bërë që buxheti të vijojë të shpenzojë më pak sesa mbledh.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 7 – mujorin e vitit 2023, arritën në rreth 326.5 miliard LEK me një realizim në 91 përqind të planit të të njëjtës periudhë. Krahasuar me vitin 2022 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë +4.6 përqind më të larta ose rreth +14.2 miliard LEK më shumë.

Niveli i sufiçitit për periudhën 7 – mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 45.46 miliard LEK nga rreth 1.38 miliard lekë suficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i suficitit rezultonte në masën prej rreth 15 miliard LEK.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Financave të ardhurat totale për 7 – mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 372 miliardë Lekë ose 103 % të planit të të njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë të adhurat janë rritur me +44 miliard lekë ose +13.6% më shumë.

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 318.7 miliardë lekë, 29.3 miliardë ose 10.1% më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, si dhe 12.8 miliardë ose 4.2% më shumë se plani 7-mujor për vitin 2023.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 121.7 miliardë lekë, 862 milionë lekë ose 0.7% më pak se 7 mujori 2022, si dhe 6 miliardë lekë ose 4.7 % më pak se plani i të ardhurave doganore për 7 mujorin e vitit 2023.

Të ardhurat nga TVSH në import për 7 mujorin rezultojnë 82.9 miliardë lekë, 3.2 miliardë lekë ose 3.7 % më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 4.8 miliardë ose 5.5% më pak se plani për 7 mujorin 2023.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 31.9 miliardë lekë, 2.8 miliardë lekë ose 9.5% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022, si dhe 529 milionë lekë ose 1.6% më pak se plani i akcizës për 7 mujorin 2023.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.8 miliardë lekë, 803 milionë ose 30.6% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe realizim në masën 66.1% kundrejt planit për 7-mujorin 2023.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 5.1 miliardë lekë, 355 milionë lekë ose 7.5% më shumë se 7 mujori 2022, si dhe realizim në masën 106.8% kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT),  për 7 mujorin 2023 u realizuan në masën 197 miliardë lekë, 30.1 miliardë ose 18.1% më shumë se 7 mujori  i vitit të kaluar, si dhe 18.7 miliardë lekë, ose 10.5% më shumë se plani i 7 mujorit 2023.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 26.5 miliardë lekë, 4.7 miliardë ose 21.6% më shumë se 7 mujori 2022, si dhe 2.6 miliardë ose 11% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 7 mujorin 2023. Rimbursimet për periudhën 7 mujore 2023 janë 10.8 miliardë lekë, 1.5 miliardë lekë ose 16.2% më shumë se 7 mujori 2022, si dhe 660 milionë lekë ose 6.5% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 7 mujorin 2023.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 37 miliardë lekë  9.5 miliardë lekë, ose 34.8% më shumë se 7 mujori 2022, si dhe 8.2 miliardë lekë ose 28.5% më shumë se plani i 7 mujorit të vitit 2023 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 33.1 miliardë lekë, 7.4 milardë lekë ose 28.8% më shumë se 7 mujori 2022, si dhe 5 miliardë ose 18% më shumë se plani i 7 mujorit 2023.

Taksat nacionale, për peridhën 7 mujore 2023 u realizuan në masën 20.8 miliardë lekë, 3.2 miliardë lekë ose 13.3% më pak se 7 mujori 2022, si dhe 4.7 miliardë lekë ose 18.5% më pak se plani  për 7 mujorin 2023.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 79.7 miliardë lekë, 11.7 miliardë lekë ose 17.2% më shumë se 7 mujori 2022, si dhe realizim 110.5 % të planit për 7 mujorin 2023.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën shtatë mujore të vitit 2023, arritën në rreth 326.5 miliard LEK me një realizim në masën 91 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 ky zë ka rezultuar 4.6 përqind më i lartë ose rreth 14.2 miliard LEK më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për periudhën 7 mujore të vitit 2023 u realizuan në masën 46.8 përqind të planit vjetor.

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 97.1 përqind dhe 71.6 përqind të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 53 përqind dhe 29.5 përqind të tij.

Shpenzimet korente për periudhën 7 mujore të vitit 2023 rezultuan në rreth 289.9 miliard LEK, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 9.1 përqind më i lartë ose 24.2 miliard LEK më shumë.

Shpenzimet kapitale për periudhën 7 mujore të vitit 2023 paraqesin një realizim në masën rreth 36.5 miliard LEK. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë rezulton 5.7 përqind më i ulët ose rreth 2.2 miliard LEK më pak.

Niveli i sufiçitit për periudhën 7 mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 45.5 miliard LEK nga rreth 1.4 miliard LEK suficit i planifikuar për këtëperiudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar 198 përqind më i lartë ose rreth 30.2 miliard LEK më shumë./MONITOR

te ardhura

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi