LIVE UPDATES
Ekonomi

Teprica e likuiditetit, depozitat e qeverisë pranë Bankës së Shqipërisë arritën vlerën e 1.4 miliardë eurove

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e depozitave të qeverisë pranë bankës qendrore në fund të muajit korrik kishte vlerën e 146.8 miliardë lekëve ose më shumë se 1.4 miliardë eurove.

17 Gusht 2023, 15:39 Nga m.s
Teprica e likuiditetit, depozitat e qeverisë pranë Bankës së
foto ilustruese

Teprica e likuiditetit të qeverisë shqiptare ka arritur rekorde të reja këtë vit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e depozitave të qeverisë pranë bankës qendrore në fund të muajit korrik kishte vlerën e 146.8 miliardë lekëve ose më shumë se 1.4 miliardë eurove.

Gjendja e llogarive të qeverisë ka pësuar një rënie të lehtë krahasuar me rekordin historik prej 157 miliardë lekësh të qershorit, por është në rritje me 49% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Teprica e lartë e likuiditetit në llogaritë e qeverisë shqiptare është e lidhur kryesisht me suficitin e konsiderueshëm buxhetor dhe me huamarrjet në avancë dhe të përqendruara, siç ishte Eurobondi i fundit i shitur në tregjet financiare ndërkombëtare.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në mesin e këtij viti suficiti i buxhetit kishte vlerën e 46.2 miliardë lekëve, tre herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Suficiti buxhetor është rritur për shkak të rritjes më të madhe të të ardhurave buxhetore në raport me shpenzimet.

Ashtu siç është tipike për shpenzimet buxhetore dhe sidomos për ato kapitale, pjesa e parë e vitit karakterizohet nga një ecuri e ngadaltë dhe deficiti i planifikuar vjetor shpenzohet kryesisht në muajt e fundt të vitit.

Madje, vitin e kaluar kjo tendencë u theksua edhe më shumë, kur i gjithë deficiti i planifikuar vjetor u shpenzua në muajin dhjetor. Të dhënat e këtij viti tregojnë se tendencat janë të ngjashme dhe suficiti është zgjeruar në mënyrë të vazhdueshme, të paktën deri në fund të 6-mujorit të parë.

Ndërkohë, në qershor të këtij të vitit të kaluar qeveria shqiptare siguroi një Eurobond prej 600 milionë Eurosh. Ky Eurobond do të përdoret pjesërisht për të shlyer para afatit një pjesë të Eurobondit që maturohet në vitin 2025 dhe pjesërisht për të financuar deficitin buxhetor.

Përveç Eurobondit, edhe huamarrja e brendshme në dy tremujorët e parë të vitit ka qenë ndjeshëm më e lartë se planifikimi fillestar, për një shumë totale në vlerën e 33.6 miliardë lekëve. Ministria e Financave ka shfrytëzuar kushtet e favorshme të tregut të instrumenteve të borxhit të qeverisë, që këtë vit është karakterizuar nga një kërkesë e lartë e investitorëve dhe tendencë në rënie e yield-eve.

Praktika e krijimit të tepricave të likuiditetit është kritikuar herë pas here nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, me argumentin se kjo krijon shpenzime të tepërta për interesa të borxhit.

Megjithatë, Ministria e Financave e mbron këtë praktikë, sepse ajo mundëson shfrytëzimin e kushteve të favorshme të tregjeve për huamarrje, por edhe një shpërndarje më të barabartë gjatë vitit.

Nëse huamarrja do të ndiqte ecurinë e shpenzimit të deficitit buxhetor, ajo do të përqendrohej kryesisht në muajt e fundit të vitit dhe kjo do të krijonte zhbalancime në tregun e brendshëm financiar, përveçse do ta vështirësonte sigurimin e shumave të kërkuara të huasë nga qeveria./Burimi i lajmit Monitor 

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër