LIVE UPDATES
Ekonomi

Moddy’s konfirmon vlerësimin për ekonominë shqiptare: Parashikohet ulje për shkak të luftës

Agjensia është e opinionit se perspektiva ekonomike e Shqipërisë shfaqet e rrethuar nga një shkallë e lartë pasigurie për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë, por ekspozimi i drejtpërdrejtë i Shqipërisë ndaj të dy vendeve është i ulët.

16 Qershor 2022, 23:11 Nga I.A
Moddy’s konfirmon vlerësimin për ekonominë shqiptare:
Moddy’s

TIRANË- Ekonomia shqiptare  vijon të performojë pozitivisht, pavarësisht ndikimeve negative të tregjeve. Në analizën vjetore “të thelluar”, (15 Qershor 2022), agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredibilitetit (credit rating agency) Moddy’s ri-konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B1 – me perspektivë të qëndrueshme”.

Agjencia projekton rritje të vazhdueshme të PBB në 2022 dhe 2023, por ka rishikuar në ulje parashikimin e rritjes për shkak të ndikimit kryesisht indirekt të konfliktit Rusi-Ukrainë dhe sanksioneve ndërkombëtare. Agjencia tashmë parashikon rritje të PBB prej 3.4% në vitin 2022 dhe 3.6% në 2023 krahasuar me respektivisht 4.5% dhe 4.0% që parashikonte në fillim të Marsit. Kostot më të larta të energjisë dhe mallrave të tjerë, krijojnë presione të qenësishme inflacioniste, që reflektohen në një kërkesë të brendshme më të dobët, si dhe reduktojnë rritjen ekonomike të vendeve të origjinës së turizmit në Shqipëri.

Agjensia është e opinionit se perspektiva ekonomike e Shqipërisë shfaqet e rrethuar nga një shkallë e lartë pasigurie për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë, por ekspozimi i drejtpërdrejtë i Shqipërisë ndaj të dy vendeve është i ulët. Agjensia vlerëson se ekspozimi i Shqipërisë ndaj Rusisë nëpërmjet mbështetjes energjetike apo tregtisë është i ulët. Gjithashtu, edhe ekspozimi i Shqipërisë ndaj ndërprerjeve tregtare me Rusinë dhe Ukrainën, ashtu edhe ekspozimi i drejtpërdrejtë i sektorit të turizmit, janë të ulëta.

Agjensia vëren se përhapja e koronavirusit ndikoi rëndë ecurinë ekonomike të Shqipërisë në vitin 2020. Megjithatë, tkurrja ishte më e butë dhe rimëkëmbja ishte më e fortë se sa parashikohej fillimisht nga agjensia. Agjensia vëren se politikat fiskale dhe monetare të ndjekuara pas tërmetit dhe gjatë pandemisë ruajtën stabilitetin makroekonomik.

Agjensia vëren se efektiviteti i politikës fiskale është përmirësuar gradualisht dhe ka të ngjarë të forcohet me reforma të mëtejshme. Shqipëria ka përmirësuar planifikimin dhe ekzekutimin e saj fiskal në vitet e fundit. Në mesin e vitit 2016, Ligji Organik i Buxhetit u amendua dhe u vendosën mekanizma për të parandaluar rrëshqitjen fiskale në prag të zgjedhjeve, të cilat u dëshmuan efektive gjatë dy cikleve të fundit zgjedhore në 2017 dhe 2021.

Agjensia parashikon se borxhi ndaj PBB do të vazhdojë të ulet në 2022 dhe 2023 dhe treguesit e përballueshmërisë së borxhit do të mbeten në nivele relativisht të mira. Shqipëria ka tregues më të fortë të përballueshmërisë së borxhit krahasuar me medianën e vendeve që vlerëson me “B1”. Në vitin 2021, Shqipëria  kishte një raport të interesave ndaj PBB prej 1.9% kundrejt medianës së vendeve “B1” prej 2.4%, dhe një raport pagesash interesi ndaj të ardhurave prej 7.0% kundrejt medianës së vendeve “B1” prej 12.6%.

Agjensia vlerëson se inflacioni jo-bazë, veçanërisht çmimet e energjisë, ishte nxitësi kryesor i rritjes së inflacionit total. Agjencia parashikon që inflacioni i çmimeve të konsumit të mbetet mbi 5% për pjesën e mbetur të 2022 përpara se të zbutet në 3.5% deri në fund të 2023. Për 2022 dhe 2023, agjencia parashikon inflacionin mesatar të çmimeve të konsumit përkatësisht në 5.3% dhe 3.8% .

Në afatgjatë, agjensia është e opinionit se aftësia e vendit për të vijuar në mënyrë të qëndrueshme procesin e konvergimit të nivelit të të ardhurave për banorë drejt niveleve që kanë vendet e BE, do të varet nga suksesi i qeverisë në vijueshmërinë e implementimit të reformave strukturore.

Marrë nga Monitor.al

moddy’s

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri