LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka Botërore: Shqipëria të nxisë investimet në turizëm, bujqësi dhe industrinë automotive

Raporti thekson se Shqipëria mund të arrijë rritje ekonomike më të madhe dhe më të qëndrueshme, duke forcuar integrimin e tregtisë me ekonominë globale dhe atë të Bashkimit Evropian, si dhe duke zgjeruar rolin ekonomik të sektorit privat. Duke pasur parasysh tregun e vogël vendas të Shqipërisë, ekonomia e shkallës në prodhim mund të arrihet vetëm duke u integruar në zinxhirët globalë dhe rajonalë të vlerave, një proces që varet nga aftësia e vendit për të tërhequr investimet e huaja direkte.

16 Qershor 2022, 07:27 Nga A.B
Banka Botërore: Shqipëria të nxisë investimet në
Banka

Nxitja e investimeve në sektorin privat, veçanërisht në sektorët e bujqësisë dhe turizmit, si dhe shfrytëzimi i ndryshimeve të  tregut në periudhën pas COVID-it për të ndihmuar industrinë e sapolindur të pjesëve të këmbimit për automjetet që të rritet dhe të integrohet në zinxhirin evropian të prodhimit të automjeteve, do të ndihmojë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe për të nxitur ekonominë në Shqipëri – thuhet në raportin e hartuar nga Grupi i Bankës Botërore.

Në Raportin e Diagnostikimit të Sektorit Privat të Vendit për Shqipërinë (CPSD/Raporti), i përgatitur nga IFC*-ja dhe Banka Botërore, thuhet se sektori privat, si motori i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, përballet me sfida serioze, si: aksesi i kufizuar në financime, niveli i ulët i përmirësimeve në teknologji, mungesa e aftësive profesionale dhe mangësitë në infrastrukturë. Megjithatë, sektori privat është jetik për zgjerimin e bazës ekonomike të vendit, promovimin e rritjes ekonomike më të shpejtë dhe më të larmishme e të orientuar drejt eksportit.

Raporti thekson gjithashtu se Shqipëria mund të arrijë rritje ekonomike më të madhe dhe më të qëndrueshme, duke forcuar integrimin e tregtisë me ekonominë globale dhe atë të Bashkimit Evropian, si dhe duke zgjeruar rolin ekonomik të sektorit privat. Duke pasur parasysh tregun e vogël vendas të Shqipërisë, ekonomia e shkallës në prodhim mund të arrihet vetëm duke u integruar në zinxhirët globalë dhe rajonalë të vlerave, një proces që varet nga aftësia e vendit për të tërhequr investimet e huaja direkte.

“Krizat e viteve të fundit treguan rëndësinë e gjetjes së rrugëve të reja për zhvillimin e sektorit privat” u shpreh Delina Ibrahimaj, Ministre e Financës dhe Ekonomisë.

“Raporti i CPSD-së ofron rekomandime të vlefshme në lidhje me tre sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, të cilët kanë treguar dhe vazhdojnë të tregojnë potencialin e tyre në rritjen e qëndrueshme të ekonomisë në vend.”

Ndërsa hapja ekonomike është jetike për rritjen e vazhdueshme të Shqipërisë, mbështetja e ekonomisë së vendit tek një grup i kufizuar eksportesh, e ekspozon ekonominë ndaj faktorëve të jashtëm të pa-qëndrueshëm.

“Prandaj Raporti synon të ndihmojë qeverinë shqiptare në promovimin e një rritjeje të fuqishme ekonomike, dhe në diversifikimin dhe konkurrencën në ekonomi përmes zhvillimit të sektorit privat” u shpreh Damien Shiels, Drejtor Rajonal i Komanduar i IFC-së për Evropën.

Megjithatë, siç nënvizon edhe Raporti, përmirësimi i mjedisit të biznesit dhe intensifikimi i investimeve në teknologji dhe novacion janë çelësi që Shqipëria të përshpejtojë rimëkëmbjen dhe të promovojë një sektor privat të fortë.”

“Në këto kohë të trazuara, një rimëkëmbje e shëndoshë dhe e qëndrueshme kërkon një sektor privat më produktiv dhe më të fortë,” tha Emanuel Salinas, Menaxher Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë.

“Ky raport ndihmon për të kuptuar se cilat segmente të sektorit privat janë më premtuese dhe se si politikat publike mund të ofrojnë kuadrin ligjor të nevojshëm, duke i mundësuar atij që të punojë në mënyrë më efikase dhe të krijojë vende pune më shumë dhe më të cilësore.”

Raportet e CPSD-ve të Grupit të Bankës Botërore ofrojnë analiza ekonomike të thelluara që identifikojnë mundësitë për të zhbllokuar investimet në sektorin privat dhe për të krijuar mundësi për më shumë njerëz.

Grupi i Bankës Botërore do t’i orientojë aktivitetet e tij lidhur me huadhënien, investimet dhe këshillimin për zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri drejt sektorëve dhe reformave të evidentuara në CPSD, si dhe do ta ndihmojë qeverinë shqiptare të prioritizojë veprimet për zbatimin e rekomandimeve të Raportit.

Raporti i plotë i CPSD-së për Shqipërinë: https://www.ifc.org/wps/wcm/connect/publications_ext_content/ifc_external_publication_site/publications_listing_page/cpsd-albania

MONITOR

banka boterore

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë