LIVE UPDATES
Ekonomi

OST pret bilanc pozitiv edhe këtë vit, sfidë integrimi i burimeve të reja në rrjet

Shumica e kësaj energjie ka ardhur si efekt i prodhimit nga burimet hidrike, që janë edhe segmenti dominues në vend, por pesha e fotovoltaikëve është rritur gjithashtu nga viti në vit.

5 Tetor 2025, 07:25 Nga E.d
OST pret bilanc pozitiv edhe këtë vit, sfidë integrimi i burimeve
Foto ilustruse

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) parashikon që ta mbyllë me bilanc pozitiv edhe vitin 2025, si një vazhdim i vitit të shkuar, teksa parashikon se ndoshta në aspektin teknik do të regjistrojë një ulje të lehtë të humbjeve. Sfidë për kompaninë mbeten integrimi i burimeve të reja të prodhimit në rrjet duke qenë se ecuria e projekteve, sidomos fotovoltaike, ka qenë me ritme të shpejta, sipas një prononcimi zyrtar për “Monitor”.

Në vitin 2024, në sistemin e transmetimit, hyrja e energjisë shënoi 9.9 TWh, ku energjia e transmetuar ishte 9.7 TWh, ndërsa humbjet ishin 0.2 TWh. Shumica e kësaj energjie ka ardhur si efekt i prodhimit nga burimet hidrike, që janë edhe segmenti dominues në vend, por pesha e fotovoltaikëve është rritur gjithashtu nga viti në vit.

“Rreth 88% e energjisë së injektuar në sistemin e transmetimit nga prodhimi i brendshëm ka qenë nga burimet hidrike dhe 5% nga burimet fotovoltaike, ndërkohë, 7% nga burime në rrjetin shpërndarës, ku prodhimi total në sistemin e transmetimit rezulton 7.2 TWh. Ngarkesa në sistemin e transmetimit ka qenë 7.6 TWh, prej të cilave 96% janë mbuluar nga prodhimi i brendshëm dhe 4% import, përmes linjave të interkonjeksionit” vlerësohet nga të dhënat e OST.

Një dinamikë e tillë në sektor ka shënuar rezultat pozitiv për kompaninë në bilancin e saj financiar. Konkretisht, OST regjistroi një fitim neto në vlerën rreth 1.76 miliardë lekë. Të ardhurat totale nga veprimtaria e shfrytëzimit për vitin 2024 në bilancin e shoqërisë kanë rezultuar 9.55 miliardë lekë, ku rreth 67% e tyre e zënë të ardhurat nga transmetimi i energjisë elektrike. Sipas kompanisë, shpenzimet totale nga veprimtaria e shfrytëzimit për vitin 2024 kanë qenë 7.65 miliardë lekë, nga të cilat rreth 33% lidhen me kostot e transmetimit.

Sfidë, integrimi i burimeve të reja në rrjet

Sektori i energjisë përballet nga viti në vit me sfida të ndryshme, por në hallka të ndryshme, ato reflektohen ndryshe. Për OST, sfida kryesore e vitit 2024 ka qenë integrimi i burimeve të rinovueshme dhe përgatitja e rrjetit të transmetimit për operimin e tyre në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme.

“Burimet fotovoltaike kanë pasur një rritje nga 120 MW fuqi e instaluar në fillim të vitit 2024, në 240 MW në fund të vitit 2024 dhe aktualisht kanë arritur në 390 MW fuqi e instaluar. Integrimi i tyre në ritme kaq të shpejta natyrisht ka aspekte pozitive në drejtim të diversifikimit dhe uljes së varësisë nga burimet hidrike, por për OST paraqet një sfidë të madhe kapaciteti transmetues në zonën ku lidhen dhe variabiliteti që kanë këto burime gjatë ditës”, – nënvizon OST.

Investimet, projektet e rëndësishme ku po punohet

Gjatë vitit 2024, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka realizuar rreth 5.3 miliardë lekë investime, nga të cilat 3.1 miliardë lekë nga fondet e huaja dhe 2.2 miliardë lekë nga fondet e vetë kompanisë. Investimet me fonde të huaja janë përqendruar në realizimin e dy projekteve të rëndësishme: Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit 400 kV Elbasan 2 (Shqipëri) – Bitola (Maqedoni e Veriut) dhe Elbasan 2 – Fier, si dhe zgjerimi i nënstacioneve Elbasan 2 dhe Fier, me një vlerë të realizuar gjatë vitit 2024 prej rreth 2.7 miliardë lekësh. Projekti “Eficienca Energjetike”, me një vlerë të realizuar gjatë vitit 2024 prej rreth 0.4 miliard lekësh.

Investimet kryesore të realizuara me fondet e OST gjatë vitit 2024 janë:  Ndërtimi i linjës së re 220 kV Dopio Qark Fier – Hoxharë, me përcjellës ACSR 490/65, si dhe ndërtimi i nënstacionit të ri 220/110/20 kV Hoxharë, bashkë me dy dalje 220 kV. Ndërtimi i linjës së re me dy qarqe 110 kV Burrel – Bulqizë, si dhe rehabilitimi i nënstacionit 110 kV Burrel dhe Bulqizë.  Rikonstruksioni i segmentit të parë të linjës 110 kV Ballsh – Marinëz dhe Ballsh – Drenovë.  Ndërtimi i linjës së re 110 kV, Dopio Qark Elbasan – Nënstacioni Fiber.  Rikonstruksioni i linjës 110 kV Lushnjë – Fier. Ndërtimi i linjës së re 110 kV, Dopio Qark Elbasan – Cërrik. Zgjerimi i nënstacionit Golem, bashkë me instalimin e qarkut të dytë të linjës 110 kV nga nënstacioni i Golemit deri në pikën e çarjes së linjës 110 kV Rrashbull – Kavajë (Faza I). Rikonstruksioni i linjës 110 kV Librazhd – Përrenjas. Ndërtimi i linjës së re 110 kV Gjiri i Lalëzit – Fushë Kuqe.  Punime primare për furnizim dhe vendosje të një autotransformatori të ri 410/230 kV, 115 MVA njëfazor, si dhe punime sekondare për përshtatjen e tij me sistemet ekzistuese në nënstacionin Koman.

Projektet

Projekti “Ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri (Fier) – Greqi (Arachtos), i cili sapo ka nisur është financuar nga një grant i Komisionit Europian nëpërmjet fondeve të akorduara nga WBIF (Western Balkans Investment Framework) dhe KfW për dhënien e asistencës teknike kryerjen e raporteve të Studimit të Fizibilitetit dhe të ESIA (Vlerësimi i ndikimit social dhe në mjedis). Në nëntor të vitit 2024 është organizuar mbledhja “Kick off” midis OST-së dhe përfaqësuesve të WBIF, KFW, EUD, NIPAC. Kjo mbledhje i ka hapur rrugë fillimit të hartimit të dy raporteve të lartpërmendur si hap fillestar për të vijuar më pas me stadet e tjera të nevojshme për finalizimin e këtij projekti.

Përshtatja e sistemit me tendencën e konsumit

Vera e këtij viti shënoi një konsum rekord, që së bashku me temperaturat ekstremisht të larta kanë vënë nën presion sistemin energjetik. Për të përballuar një situatë si kjo, kompanitë janë orientuar drejt përshtatjes dhe ndërhyrjeve paraprake që minizojnë ndikimet negative.

“Zakonisht, konsumi mesatar gjatë ditëve të verës luhatet në vlerat 25 GWh. Ndërkohë, këtë vit, më datë 13 gusht 2025 është regjistruar një konsum ditor prej 27.9 GWh, e cila përbën një vlerë jashtë diapazonit normal të konsumit për sezonin veror. Kjo rritje konsumi është kryesisht e ndikuar nga temperaturat e larta të regjistruara në vend gjatë mesit të muajit gusht 2025. Për të garantuar sigurinë e Sistemit të Transmetimit, gjatë sezonit të pranverës, kur ngarkesa është më e ulët, janë realizuar punimet e remontit të planifikuara sipas skedulit vjetor, për përgatitjen e rrjetit të transmetimit për sezonin veror. Gjatë sezonit veror dhe më pas reduktohen në minimum punimet në rrjet, duke bërë përjashtim vetëm rastet e avarisë ose defekteve”, – nënvizon OST.

Përshtatja

Vera e këtij viti shënoi një konsum rekord, që së bashku me temperaturat ekstremisht të larta kanë vënë nën presion sistemin energjetik. Për të përballuar një situatë si kjo, kompanitë janë orientuar drejt përshtatjes dhe ndërhyrjeve paraprake që minizojnë ndikimet negative. Bursa regjistron 41 anëtarë, rriten transaksionet ditore. E konsideruar si një nga hallkat e rëndësishme të energjisë në funksion të transparencës dhe konkurrencës, Bursa e Energjisë që nisi operimin në prill 2023 duket se po tërheq gjithmonë e më shumë anëtarë pranë vetes. Aktualisht pranë saj janë të anëtarësuar 41 anëtarë në dy zonat e ofertimit, teksa edhe transaksionet ditore kanë shënuar rritje.

“Shqipëria dhe Kosova kanë tashmë tregun e organizuar me shumicë të energjisë elektrike të integruar midis tyre për të dy segmentet, atë të Ditës në Avancë dhe tregun e Ankandeve. Sot, Bursa e Energjisë Elektrike – ALPEX sh.a., ka të anëtarësuar në të dy zonat e ofertimit 41 Anëtarë Burse, të cilët kanë mundësi të përdorin platformën e tregtimit për blerjen dhe shitjen e energjisë elektrike në katër ankande ditore.

Shihet një rritje e transaksioneve ditore prej 24.66% krahasuar me vitin 2024. ALPEX sot është një mekanizëm i rëndësishëm tregu, i cili jo vetëm garanton transparencë dhe pasqyrim të sinjaleve të tregut për çmimet, por ka ndihmuar në sigurimin me furnizime të energjisë elektrike për të dy zonat. ALPEX, së bashku me OST dhe KOSTT, janë në procesin e integrimit në tregun e vetëm europian, SDAC dhe SIDC, i cili do të garantonte më shumë likuiditet dhe stabilitet të çmimeve të energjisë elektrike dhe rritjes së sigurisë për furnizim”, – vlerëson OST.

Viti 2025 pritet të shënojë një tjetër bilanc pozitiv

Teksa pjesa më e madhe e vitit 2025 ka kaluar, OST parashikon që në finale të regjistrojë një tjetër bilanc pozitiv në situatën financiare dhe treguesit teknikë, ndoshta me një ulje të lehtë. “Nga ecuria e deritanishme e vitit 2025, pritet që ky vit të jetë dinamik për OST sh.a. Konsumi ka shfaqur rritje në krahasim me vitin 2024, krahasimi i periudhës 7-mujore të viteve 2024 dhe 2025 tregon një rritje të konsumit në masën 1.9%. Humbjet në sistemin e transmetimit parashikohen të jenë brenda mesatares prej 2%, ndoshta me një rënie të lehtë deri në fund të vitit.

Gjithashtu, duke u bazuar në rezultatet aktuale për vitin 2025, situata financiare e shoqërisë paraqitet pozitive, me një stabilitet të qëndrueshëm financiar. Nisur nga treguesit faktikë, si dhe vlerësimet e përditësuara për periudhën e mbetur të vitit, pritet që dhe viti 2025 të mbyllet me një rezultat financiar pozitiv”, – nënvizon OST./Monitor.al

 

 

ost burim hibrik prodhim

Sondazh

Poll
Ekonomi 5 Tetor 2025, 07:15 E.d

KESH, në qendër të reformës energjetike

Erald Elezi, Administrator, Korporata Eletroenergjetike Shqiptare Sektori energjetik shqiptar po hyn në një fazë vendimtare, ku tranzicioni ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës