LIVE UPDATES
Politike

Ministri Salla: Për 2026 fermerët do përfitojnë 53 mln euro subvencione direkte dhe grante investimi

Ministri Salla tha se me projektbuxhetin 2026 parashikohet që fermerëve t’u shpërndahen 5.2 mld lekë në formën e subvencioneve dhe granteve.

13 Nëntor 2025, 07:26 Nga E.d
Ministri Salla: Për 2026 fermerët do përfitojnë 53 mln euro
Foto ilustruse

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla gjatë prezantimit të projektbuxhetit të bujqësisë në Komisionin Parlamentar për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural tha se për vitin 2026 fondet për sektorin janë 16.3 mld lekë, një rritje prej 11.3% ose 11 mln euro më shumë për fermerët, përpunuesit dhe peshkatarët. Ministri Salla tha se me projektbuxhetin 2026 parashikohet që fermerëve t’u shpërndahen 5.2 mld lekë në formën e subvencioneve dhe granteve. Teksa nga kompensimi 10% i TVSh për inputet bujqësore mbështetja për fermerët llogaritet çdo vit në vlerën e 1.5 mld lekëve.

“Programi i Zhvillimit Rural është boshti i kësaj pakete me 7.7 miliard lekë në 2026 ose 47,5% të buxhetit total të MBZHR. Me këtë program zbatojmë prioritetet 2025–2029 dhe e afrojmë sektorin me KAP deri në 2030. Kjo do të thotë më shumë prodhim, më shumë cilësi, më shumë treg. Në qendër, qëndron Skema Kombëtare e cila ndërtohet mbi rritjen e prodhimit dhe potencialeve të tregjeve. 5.2 miliardë lekë shkojnë për pagesa direkte dhe grante investimi për ferma, për forcimin e zinxhirit të vlerës dhe agroturizmin. Kjo vlerë është 16% më shumë se buxheti fillestar i vitit 2025.

Thirrja e fundit për investime në ferma, linja përpunimi dhe agroturizëm pati më shumë se 800 aplikime të cilat do të vazhdojnë të zbatohen edhe në vitin 2026. Kështu, kjo skemë do të injektojë në modernizimin e sektorit gjatë vitit në vijim së paku 2 miliardë lekë, dhe investimet janë rritur me 27%. Objektivi ynë është i qartë dhe i bërë publik në planin e qeverisë 2030:  Skemë me buxhet deri 100 milion euro në vit, 150,000 përfitues dhe kushtëzime për praktika mjedisore, siguri ushqimore, gjurmueshmëri dhe mirëqenie kafshësh.

Këtë vit skema shoqërohet nga instrumenti fiskal që e çon rritjen e të ardhurave në çdo fermë, serë, pemëtore, apo stallë blegtorale. Kompensim 10% i TVSH-së së inputeve , i lidhur me shitjet me faturë për çdo fermer me NIPT fermeri. Në praktikë 10% e vlerës së faturës së shitjes i kthehet fermerit si kompensim mbi vlerën e produktit të shitur.   Kjo ul kostot e prodhimit, forcon lidhjen prodhim–grumbullim–përpunim, rrit gjurmueshmërinë dhe sigurinë ushqimore për konsumatorin vendas dhe të huaj. Vetëm kjo masë sipas të dhënave paraprake mbështet fermerët dhe bujqësinë me rreth 1.5 miliard lekë çdo vit.   Pra ndërtojmë një qasje të re për të gjithë fermerët nëpërmjet parimit: faturo dhe përfito”, u shpreh ai.

Ministri Salla u ndal edhe te Garancia Sovrane që mundëson aktorëve të sektori kredi me normë interesi 2% si pjesë e fondit të vënë në dispozicion prej 250 milion Euro nga Banka e Shqipërisë. Kjo mbështetje me vlerë 3 miliardë lekë do të rinovohet edhe për vitin 2026 sipas tij. Programi i dytë buxhetor sipas minsitrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është ai i sigurisë ushqimore i cili ka një vlerë prej 2,9 miliard lekë për vitin 2026 ose një rritje prej 12,1%. “Prioritetet për vitin 2026 janë:

Forcojmë laboratorin e Referencës Kombëtare (ISUV) dhe 7 laboratorët rajonalë të shëndetit të kafshëve, shëndetit të bimëve dhe sigurisë ushqimore  . Rrisim kapacitetet analitike, zgjerojmë gamën e testeve të akredituara, sigurojmë mirëmbajtjen periodike të tyre. Kjo e bën sistemin të besueshëm dhe rrit potencialin eksportues të produkteve bimore duke mundësuar edhe hapjen e tregjeve për produktet shtazore. Rrisim gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore brenda në fermë, që nga fara e fidani, trajtimi, ujitja , karenca e deri tek produkti ushqimor për treg të brendshëm apo eksport.

Rrisim gjurmueshmërinë në të gjithë zinxhirin e tregtimit të produktit sapo del nga ferma deri në tavolinë. Po kështu rrisim gjurmueshmërinë e ushqimeve shtazore që fillon me ushqimin për kafshë, kafshët, produktet dhe nën produkteve të tyre”. Ndër të tjera ministri tha se do të investohet më shumë për të përmirësuar dhe modernizuar ujitjen dhe kullimin  dhe për t’u mbrojtur më mirë nga faktorët natyrorë siç është përmbytja.  Fondi i investimeve për përmirësimin e kanaleve të ujitjes do të rritet 36%./Monitor.al

ekonomi investim subvencione

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë