LIVE UPDATES
Ekonomi

Përfundon fiskalizimi me 12% më pak të bizneseve aktive; Tatimet: 105,000 biznese lëshojnë fatura të fiskalizuara

Faza I e procesit të fiskalizimit nisi nga 1 janari 2021 për transaksionet mes enteve publike. Faza II, që nisi më 1 korrik 2021, përfshiu në procesin e ri të faturimit, transaksionin pa para në dorë mes bizneseve. Në këtë fazë u hasën shumë probleme me bllokimin e portalit SelfCare për shkak të mbingarkesës.

2 Shkurt 2023, 07:10 Nga DOSJA
Përfundon fiskalizimi me 12% më pak të bizneseve aktive; Tatimet:
Foto Ilustruese

TIRANË- Përfundon pas 2 vitesh nga nisja procesi i fiskalizimit të bizneseve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi fiskalizimin 100% të bizneseve. Sipas të dhënave të administratës për vitin 2022 janë fiskalizuar 104,795 tatimpagues, ku 78,012 prej tyre janë biznese të vogla dhe 26,783 janë subjekte të mëdhenj.

“Falë punës intensive të Administratës Tatimore, sot Shqipëria renditet ndër vendet e para në rajon sa i takon implementimit me sukses të reformës së fiskalizimit. 100 % e biznesit lëshon fatura elektronike në kohë reale, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave dhe formalizimin e ekonomisë”, njofton në rrjetet sociale drejtori i përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi.

Faza I e procesit të fiskalizimit nisi nga 1 janari 2021 për transaksionet mes enteve publike. Faza II, që nisi më 1 korrik 2021, përfshiu në procesin e ri të faturimit, transaksionin pa para në dorë mes bizneseve. Në këtë fazë u hasën shumë probleme me bllokimin e portalit SelfCare për shkak të mbingarkesës.

Faza III dhe përfundimtarja, u konsiderua dhe më delikatja, pasi nga 1 shtatori 2021 u përfshinë në fiskalizim edhe bizneset e vogla për shitjet me para në dorë. Për këtë kategori fillimisht qeveria miratoi aktin normativ në ligjin për procedurat tatimore për mos aplikimin e dënimeve administrative deri në 31 dhjetor 2021. Për subjektet e vogla afati i periudhës pa penalitete për fiskalizimin u shty deri më 30 qershor 2022.

Penalitetet për subjektet e vogla nisën të aplikohen pas 30 qershorit 2022, sipas ndryshimeve të Aktit Normativ në ligjin “Për procedurat tatimore”. Periudha pa gjoba deri në fund të qershorit 2022 u zbatua edhe për ndërmarrjet që ofrojnë furnizimin me ujë për konsumatorët finalë, si dhe tregu i rregulluar i energjisë elektrike; bankat apo institucionet financiare për njoftimin e pagesave të e- Faturave të lëshuara nga subjektet tatimpaguese.

12% më pak biznese të fiskalizuara nga totali i subjekteve aktive

Deri në mars të 2022 sipas të dhënave të tatimeve numri total i bizneseve aktive ishte 118,953 që Tatimpagues aktivë të vegjël rezultonin 92,000. Numri i bizneseve të fiskalizuara në përfundim të reformës është 104,795 apo 12% më pak nga totali i bizneseve aktive.

Në fund të vitit 2021, administrata tatimore në një takim me kontabilistët të IKM nënvizoi se nuk  parashikonte fiskalizim të plotë të 120,000 bizneseve. Në takimin e zhvilluar me kontabilistët përfaqësuesja e DPT-së u shpreh se janë një numër subjektesh të mëdhenj dhe të vegjël të mbyllur, por duke qenë se kanë ende detyrime fiskale të papaguara nuk kalojnë dot në status pasiv. “Për këtë arsye numri i bizneseve të fiskalizuara do të jetë më pak se 120,000 subjekte”, pohoi DPT.

Marrë nga Monitor.al

drejtoria e tatimeve

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet