LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën e interesit, Sejko: Inflacioni kthehet në objektiv në gjysmën e parë të 2024-ës

Guvernatori theksoi se ulja e inflacionit pranë objektivit prej 3% do të kërkojë normalizim të mëtejshëm të politikës monetare, nëpërmjet rritjes së normave të interesit.

1 Shkurt 2023, 16:34 Nga A.B
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën e interesit,
Gent Sejko

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.75%, për të dytën mbledhje radhazi.

Në fjalën e tij pas mbledhjes, Guvernatori, Gent Sejko, e argumentoi këtë vendim me faktin se të dhënat e muajve të fundit dhe kryesisht ato të lidhura me inflacionin kanë rezultuar më të mira se pritshmëritë e bankës qendrore.

“Informacioni i ri i marrë në analizë ka qenë, përgjithësisht, më i mirë se pritjet tona. Inflacioni shënoi rënie në muajt nëntor e dhjetor, aktiviteti ekonomik vijoi të rritet në gjysmën e dytë të vitit, ndërsa efekti i normalizimit të qëndrimit të politikës monetare po shfaqet më i plotë në tregjet financiare. Këto tendenca pritet të vazhdojnë edhe gjatë tremujorëve të ardhshëm. Përditësimi i parashikimeve sugjeron se inflacioni do të bjerë gradualisht gjatë vitit 2023 dhe do të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024. Rënia e inflacionit do të pasqyrojë reduktimin e mëtejshëm të inflacionit në tregjet ndërkombëtare dhe pasojat kumulative të normalizimit të qëndrimit të politikës monetare në vend. Këto pasoja shfaqen në formën e kontrollit të pritjeve të agjentëve të tregut për inflacionin, të mbështetjes së kursit të këmbimit, si dhe të balancimit më të mirë midis kërkesës dhe ofertës agregate në vend,” tha Sejko.

Megjithatë, Guvernatori theksoi edhe njëherë se ulja e inflacionit pranë objektivit prej 3% do të kërkojë normalizim të mëtejshëm të politikës monetare, nëpërmjet rritjes së normave të interesit.

“Këshilli Mbikëqyrës rikonfirmon gjykimin e tij se presionet e larta inflacioniste mbeten rreziku kryesor mbi rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit. Gjithashtu, ai thekson se, bazuar në informacionin aktual, normalizimi i mëtejshëm i qëndrimit të politikës monetare mbetet një masë e nevojshme për respektimin e objektivit tonë të inflacionit të çmimeve. Ky normalizim bëhet edhe më i nevojshëm, në prani të një balance rreziku për inflacionin, e cila qëndron ende në kahun e sipërm. Këshilli Mbikëqyrës thekson se shpejtësia dhe intensiteti i këtij normalizimi ka qenë dhe do të mbetet një proces i udhëhequr nga të dhënat e reja,” u shpreh Guvernatori.

Sipas Bankës së Shqipërisë, aktiviteti ekonomik në vend vijoi të rritet edhe gjatë gjysmës së dytë të vitit 2022. Në këndvështrim sektorial, rritja ekonomike u mbështet nga zgjerimi i aktivitetit në sektorët e ndërtimeve dhe të shërbimeve, ndërkohë që aktiviteti industrial u tkurr dhe prodhimi bujqësor ishte pothuajse i pandryshuar. Në këndvështrimin e kërkesës, rritja ekonomike u ushqye nga rritja e konsumit familjar dhe e investimeve private, ndërkohë që sektori publik dhe shkëmbimet tregtare me jashtë neto patën efekt frenues.

Rritja ekonomike është shoqëruar paralelisht me rritje të punësimit dhe të pagave. Punësimi u rrit me 4.2%, shkalla e papunësisë zbriti në minimumin e ri historik prej 10.6% dhe paga mesatare në sektorin privat u rrit me 12.3% në tremujorin e tretë.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerëson se ecuria pozitive e tregut të punës krijon premisa për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike në të ardhmen, por, nga ana tjetër, sinjalizon edhe për rritje të shpejtë të kostove të prodhimit dhe presione mbi çmimet e konsumit.

Guvernatori tha se ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet, ndërsa treguesit kryesorë të stabilitetit financiar pritet të mbeten në kontroll.

“Rritja ekonomike e vendit pritet të mbetet në territor pozitiv, e ushqyer nga bilancet e shëndetshme të sektorit privat, nga dinamikat pozitive të tregut të punës, nga reduktimi i pasigurisë dhe nga një ambient financiar ende akomodues. Megjithatë, ritmi i rritjes ekonomike pritet të vijë në ngadalësim të lehtë gjatë vitit 2023 dhe t’i kthehet ritmeve historike të rritjes në afatin e mesëm e të gjatë. Ky trend pasqyron, më së shumti, dinamikat e pritura të kërkesës së huaj dhe veprimin e efekteve bazë,” thuhet në deklaratën e siotme të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë./MONITOR

gent sejko

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën